Fjala ”o bir i dashtun” i shkruar qysh nga lashtësia në një diplomë ushtarake

0

Nga Gjon KEKA

Është shkruar e folur dhe ka pas edhe studime serioze nga shumë studiues europian si Gottfried Wilhelm Leibniz ,Johann Georg von Hahn,etj,që e kanë forcuar gjithnjë e më shumë faktin e së vërtetës se gjuha arbërore (shqipe në kohën e sotmë), ka prejardhjen prej gjuhës pellazgo-ilire.

Duhet ditur se këta studiues e autor të shumë ,nuk i kanë hedhë këto teza pa asnjë bazë, por me fakte e të vërteta të prekshme,madje disa nga ta kanë bërë udhpërshkrim të vetë trijeve tona iliro-arbërore për ta dëshmuar me një zë më të madh këtë të vërtetë që bota e civilizuar ta kuptoj e njohë këtë të vërtetë historike të këtij kombi të lashtë si pjesë themeltare dhe e natyrshme e familjes së kombeve të kontinentit europian.

Tani ,kur po shkruaj edhe pse me gjithë arritjet e deritashme ,gjendja e kombit tonë në përgjithësi nuk është e lakmueshme për shkak të krizës së identitetit, mosnjohjes së vetes dhe rrënjëve ,mospërgjegjësisë për gabimet ,pastaj mosaftësia për të bërë dhe ndërtuar shtet të mirëfilltë e të civilizuar ku rendi dhe ligji e mbi të gjitha Kushtetuta do të duhej të ishte Alfa dhe Omega.

Megjithëkëtë ,historia jonë fletë edhe sot dhe na kthen aty në tryezën e lashëtsisë sonë për të na folur tani ne brezave, se prej nga ishim ,kush jemi dhe kah po shkojmë. Kështu edhe gjuha jonë duke ditur se është një gjuhë e lashtë ,ajo nuk e ka humbur kurrë origjinalitetin e saj zanafillor apo të rrënjëve, p.sh., fjala „o bij e dashtun“ ,apo „o bir i dashtun“ ,përdoret edhe sot dhe është shenjë e dashurisë ndaj të ardhmes së brezave bijëve e bijave të kombit tonë.

Por, në lidhje me këtë do ta prezantoj këtu një diplomë ushtarake në të cilën fjala i dashtun ,është përdor që në antikitet si fjalë e gjuhës ilire(arbërore) apo sot gjuhës shqipe.

Nga kjo diplomë e vjetër ushtarake kuptojm këtë gjë se „Scirtari i Ptolemeut dhe i Plinit“ ishte arbërori i epokë së Gjergj Kastriotit dhe „Shqiptari ynë i sotëm, ja dëshmi nga diploma ushtarake në Ilaçe të Sriemit të Kroacisë dalmate.“(o.A.V.1895) „F. Dasto Scirt. ex Dalmat“. sepse Dastus është një emër shqip dhe pjesëza e saktë e foljes glagolitike me „dastun ose dashtun“. Në këtë rast duke parë se fili,dilia përkthehet si bir ,atëherë kjo mund të përkthehet: si „o biri i dastun Scirtar !“ Sikur shohim aty lexohet fjala për fjalë dhe padyshim se i referohet sikur të ishte në mes të babait dhe djalit në atë diplomë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok