22/12/2024

E SHKUARA AS MOHOHET DHE AS SHAHET, PREJ SAJ VETËM PËRFITOHET

0
u6_Fahri-Dahri

(Është mosha, kur njeriu i shfaq përvojat e tij)

Nga Fahri Dahri

1

Edhe informacionet që merren nga hulumtimet, janë një element i fortë për të arritur në zbulimet e së shkuarës etnike, krahas degëve të tjera si arkeologjia, antropologjia, historia, gjeografia etj.

Për të qenë të suksesshëm në konkluzionet prej hulumtimeve, kërkohet vemendje e kujdesëshme, gjykim i thelluar, përkushtim ndaj synimit, jo i porositur por i diktuar nga të kundërtat e të vërtetave. Dije, pastërti gjykimi dhe mospërfillës ndaj çdo ndikimi moral dhe fizik.

Le të njihemi me një frazë të autores Vilhelme Vrana Haxhiraj tek Libri: “Autoktonia e Shqipërisë Jugore, Enigma e shekujve”, e cila në fq.3 të librit citon: “Epiri Pellazg-Ilir-Thesprot është kyçi i artë, që po u hap, zbulohet thesari gjenetik i varrosur në trupin e tij, ndaj nuk ka forcë në botë që të kundërshtojë gjuhën e lashtë shqipe dhe autoktoninë e shqiptarëve”.

Në shumë shkrime jam përpjekur të tregoj se thesprotët janë pasardhës të drejtë për drejtë të pellazgëve. Po ashtu

Thesprotia në lashtësi shtrirjen e saj e ka patur në gjithë territorin që sot ne e quajmë Epir (Epiri i vjetër dhe Epiri i Ri). Nga banorët e hershëm të Thesprotisë është krijuar edhe Thesalia.Theksoj se Iliria fillimisht nuk shtrihej në territoret e Thesprotisë, si rrjedhojë thesprotët nuk quheshin ilire, deri në shek. III para Krishtit kur Teuta pushtoi Epirin. Kjo situatë vazhdoi deri në fillimet e shek VII-të pas Krishtit.

Tre fiset epirote, megjithëse ishin nën pushtetin Ilir, vazhdonin të ndjeheshin pellazgë, e folura e tyre ishte pellazgjikja e pastër, pasi nuk kishin depërtuar ndërhyrjet e gjuhëve të huaja.

Jam përpjekur për të tërhequr vëmëndjen duke u a rekomanduar institucioneve shtetërore dhe jo shtetërore të gjuhësisë, të arkeologjisë, antroplogjisë, për të hulumtuar dhe studjuar rajonin e Çamërisë (Thesprotisë, Prevezës dhe Artës) të folurën e dialektit, traditat, zakonet, gojëdhënat, legjendat, gjurmët e antikitetit dhe ADN-në e banorëve të atij rajoni. Të rajonit të Çamërisë, përfshi çamët ortodoks që banojnë në vendin e tyre autokton dhe çamët e larguar me banim në Shqipëri.

Këto studime nuk duhen neglizhuar në kohë, sepse vitet ikin dhe bashkë me vitet zëvëndësohet edhe e folura e tyre, rrjedhojë e ndikimit të trysnive antipellazgjike, të ndërhyrjeve të gjuhëve të huaja dhe largimi nga jeta i mbartësve, ende të gjallë që ruajnë të pastër të folurën e gjuhes së vjetër shqipe.

Shpreh mirënjohje për theksimin që ka bërë për këtë qëllim, në librin e saj zonja Vilhelme, ku bën një renditje tepër kuptimplotë kur thekson: “Epiri pellazgjik-Ilir -Thesprot….”.

Epiri ka qenë dhe vazhdon të mbetet “bërthama dhe vatra” e gjallë që mbijeton ndaj sulmeve të egra, të ashpra që bëjnë ata historianë, shkencëtarë, akademikë etj. të cilët fillimisht hedhin idetë e “dyshimit” për të hapur rrugën drejt teorive të mos ekzistencës historike të pellazgjisë.

Pak kujdes dhe vëmëndje duhet të arrihet për të kuptuar qëllimet e djegjes së Bibliotekës së Babilonisë. I njëjtë është edhe qëllimi i përpjekjeve për shuarjen e të shkuarës para greko-romake, përfshirë dhe “tërbimet” për shuarjen, fshirjen nga historia, gjeografia dhe gjithçkaje që ka të bëjë me truallin e Thesproti/Çamërisë. Qëllime këto, qartësisht të kuptueshme në kushtet e informacionit dhe të dijeve të njerëzimit të epokën tonë.

Dinakëria e përvehtësimit të dijeve të botës së lashtë, lartësimi i epokës greko-romake dhe përbaltja identitetit tonë, si vatër e vërtetë e vazhdimësisë pellazgo-ilire, që tmeron mashtruesit, përvehtësuesit e historisë, kanë qenë dhe mbeten strategji të shëmtuara, të cillat vazhdon ti trashëgojë shoqëria “moderne”!.

2

PËR GJUHËN E VJETËR SHQIPE

Me epokë kuptohet një periudhë e gjatë historike, me ngjarje, tipare të veçanta; periudhë që lidhet me një ngjarje të madhe, me një kthesë të rëndësishme në zhvillimin e diçkaje. Tek ne njihen si epoka, koha Skënderbeut që solli një kthesë shumë të rëndësishme e cila shkëlqen prej afro 600 vitesh; Epoka e Luftërave Ballkanike dhe e 2 Luftërave Botërore, që sollën shkatërrimet më të mëddha në vendet dhe popujt e Europës. Epoka kjo, që goditi bërthamën e një komuniteti të cilësuar trashëgimtari i sotëm më i drejtë për drejtë i pellazgjisë.

E kam theksuar dhe herë të tjera që të tregohet vëmendje ndaj kësaj bërthame dhe vatrës së saj, sepse është vetë foleja për të depërtuar në gjetjen e së vërtetës që kaq shumë kërkohet për të shpëtuar nga fshehja e fallsifikatorëve ziliqarë dhe megallomanë. Nuk është thjeshtë një dëshirë, por një realitet që gjindet në disa të vërteta historike, gjeografike, gjuhësore etj.

Në “Arvanitas Portal” është një fjali shumë domethënëse, që ndihmon, justifikohet dhe argumentohet kërkesa për domosdoshmërinë e përkushtimit të vemendjes ndaj të folurës thesprote/çame.

Në pikturën ku është fragmentizuar martesa e Marko Boçarit, lexohet shkrimi: “Martesa e Marko Bocarit, i cili ka lënë edhe një fjalor të bukur në gjuhën shqipe puro pellazge”.

3

Disa fjalë në dialektin thesprot/çam, si joshje për institucionet përkatëse që të ndërmarrin studime në zbulim të të vërtetave historike të pasardhёsisë sonë pellazgjike.

– Çish ka për të gënë? në Çamëri. Ç’farë ka për të ngrënë? shqip me drejtëshkrim.- Bërna= Mbrënda. -Zgjurë =Ndryshk. – Lejmoni= Përkëdhelje.- Xathur= Zbathur. – Azvez= qëlqere. – Botë= Dhe. – Pse mënove?=Pse u vonove?- Djalë=djalë. Në shumës, djeltë = djemtë. Vajzë =Vajzë. Në shumës Vashaztë =vajzat. – Glan= ngjan. Në shumës glajnë = ngjajnë. – Blidh=Mblidh. – Baj=Mbaj. –  Garko=Ngarko.  Glisht/ Gisht. – Gluhë=Gjuhë. -Klan= Qan.- Konopicë/at= Shelqe buzë lumenjëve.- Dhrom=Rrugicë. – Vrokozan= Ushkur. – Vraka =Shallvare.- Zjas = Mas, peshoj. – Zjasël = Peshore.- Xhurape=Çorape. – Uthulla me val= Ylberi. – Hënëza= Hëna-Hana. – ill, ilër= Yll, Yjet.- Orgomë=Tokë e pa punuar, djerr.- Ksodh= Vaki.- Ledh= Mur. – E qhimtë= tatpjetë. – Stromë = Dyshek.- Papllomë = Jorgan.- Fendihe= Bizë.- Lëgatë (vallto) = Kënetë.- Fiskomë = Spango.- Klumusht=Qumësht. Kaciq=Keç.- Pullaqidhë =Kalastre.              – Vorua=oborr.- Dhrom=Rrugë. – Uthulla me val= Ylberi. – Val= vaj. – Petrolladh= vajguri. – Kaliqe= nallane. – Kalive=kalibe, kolibe. – Vlladë= Tunës. – Triholls=Okllahi, Petës. – Qipollondër= gargull.- Portopull =Deriçkë.-Daaule= Daulle. Glim=Gjëmb. – Qilim=Qylym. – Pill= Pyll.- Qeramidhe =Tjegulla.- Tuvulla=Tulla, etj.

*Shënim: Në të folurën thesprote/çame, shkronja “Y” nuk përdoret.

4

NGA E SHKUARA TË PËRFITOHET

Nuk është e vlefshme për të sotmen dhe të ardhmen të harxhohet mbi kohë duke qendruar strumbullar me fyerje, sharje, neveritje dhe shkatërrime ndaj sjelljeve të shoqerive në periudhat para të sotmes.

Ajo që është e vlefshme për të sotmen dhe të nesërmen e shoqërisë njerëzore qendron tek racionalja e ndodhive pozitive dhe negative, me prioritet marrjen e më të mirave. Sjelljet e këqia të së djeshmes, nëse nuk përsëriten nga e sotmja, japin përfitime edhe për të ardhmen.

Të përqendruarit tek e shkuara me frekuencat e më të padobishmeve, me përsëritjen e tyre vend e pa vend, kohë e pa kohë, nuk vlerësohen të dobishme për të ardhmen. Ato u shërbejnë veç atyre që u mungojnë aftësitë për lidership dhe që i përdorin për të “mbuluar” pa aftësinë e tyre duke përdorur “lloqe” nëpër foltoret e larta shtetërore dhe shoqërore me dalje nëpër sheshet e pazareve gjoja duke u “qarë hallet” hallexhinjëve.

E sotmja kërkon projekte serioze për t’u siguruar zhvillime të gjitha strukturave jetësore të shoqërisë duke u bazuar tek arritjet më të mira nga e shkuara dhe tek mënçuria e dijetarëve të cilat përfitohen për përdorim nga “zotësia” e çdo lidershipi.

Në demokraci duhet të shikohet përpara me moton: E mira vlerësohet dhe mbeshtetet nga të gjithë. Ajo që është e mirë, thuhet që është e mirë. Ajo që është e keqe, thuhet që është e keqe dhe dënohet nga të gjithë. Në rastet kur e mira apo e keqja trajtohet ndryshe për arësye politike, largohet demokracia, boshllëk nuk mbetet, zëvendësohet nga anarkia, korrupsioni, që pjellin varfëri, depresion dhe ndasi. Veprime që vërtetohen nga realitetet tona të këtyre tre dekadave.

Periudha 30 vjeçare e karakterizuar nga ndasitë e forta, të ashpra dhe tepër agresive ndaj partive politike në vend, krijoi një “luftë të re klasore” të tipit komunist me pasoja të rënda sociale, ekonomike, duke krijuar një rend politik absurd, ku të mashtruarit (populli) turpërohet me veprimet e mashtruesave, të cilët, për fat të keq, jo vetëm sundojnë shoqërinë pir ndjehen të respektuar e të nderuar.

Të gjithë e kuptojmë këtë sjellje politike, të gjithë hezitojmë, janë këto qendrime që favorizojnë të keqen tek ne.

E shkuara as shahet, as mohohet, as shkatërrohet, prej saj vetëm përfitohet. Kjo dihej dhe dihet edhe nga ata që vepruan ndryshe gjatë këtyre 30 viteve, duke e sharë, mohuar dhe shkatërruar gjithçka të shkuar. Ishte pikërisht ky qëndrim i qëllimshëm ndryshe, që mundësoi tranzicionin e zgjatur, duke varfëruar shumicën dhe pasuruar një pakicë.

Që koha kërkon ndryshime, të gjithë jemi të qartë dhe dakort, por ndryshimet ndodhin duke kryer veprime të shoqëruara me vigjilencë, të cilat të sjellin në shoqëri një tjetër klasë politike të përshtatshme për shoqërinë shqiptare, larg luftës së klasave që nuk na janë shqitur për 76 vjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok