08/10/2024

Pamje nga Grabova

Nga Shyqyri Fejzo

Dinastia e piktoreve Çetiri  të Grabovës,  pararendës të Rilindjes në kulturë.       Katrot,  ose çetiri kanë qënë familje piktoresh të afreskut dhe ikonave në Grabovë të Gramshit. Edhe pse jetuan dhe punuan në Grabovë,  popullata e së cilës ishte kryesisht vllahe,  Katrot ishin me origjinë nga Opari.Prejarddhje e mbiemrit të tyre lidhej me numurin 4 . Ende në fshatrat e Oparit ruhet e transmetohet një gojëdhënë për historinë e mbiemrit të tyre. Kjo ka ndodhur me të  atin e Gjergj Prend çetiri Grabovari. Në një grindje për vijën e ujit në verë,  ai grindet keqas me fqinjin e tij,  të cilin e godet. I demtuari i nxehur keq,  e godet me një lopatë në buzë,  duke ia çarë ato. Ai nga goditja u bë me katër buzë. Nga kjo njerezit i thërrisnin katro. Më pas,  pinjollët e tij e transferuan   në latinisht dhe në sllavisht(cetirje).I pari që përmendet është Gjergj Prend Çetiri Grabovari,  i cili ishtë nxënës i piktorëve korçarë Konstandin dhe Athenas Zografi. Kështu,  muret e  kishës së Shënkollit në Vanaj të rrethit të Fierit u pikturuan nga Gjergji e Johan Çetiri,  ndërsa ikonat nga Kostandin Zografi. Çetirët pikturuan ikona në kishën  e Shën Mitrit  në Mazhan të Myzeqesë në vitin 1775. Së bashku me vëllain Johanin  ata pikturuan disa kisha në fshatrat e Myzeqese. Johani figuron dhe autori i disa afreskeve  në kishat e Myzeqesë  e Beratit. Në mbishkrime emri i tij gjendet  së bashku me atë të nipit Nikolla dhe të djalit të tij,  Naumit. Johani pikturoi pjesën më të madhe të ikoneve të katedrales në Berat. Në kisha të ndryshme ndodhet dhe emir i Gjergj Çetirit,  nip i Joanit si dhe emri i një piktori tjetër të kësaj familje i quajtur Ndini. Ky është pinjolli I fundit  i këtij brezi piktorësh  që vazhduan veprimtarinë e tyre deri në fund të shekullit 19-të.

Po të heqim paralele midis zhvillimit të Grabovës dhe sagës së piktoreve Çetiri,  veprimtari e tyre përkon me lulëzimin ekonomik dhe kulturor të Grabovës. Kështu,  po tu referohemi  nënshkrimeve në ikona,  në kishën  e Shënkollit në Vanaj të Myzeqesë  është nëshkrimi i Joan Çetir Grabovari  1795. Vepër e piktorëve grabovarë  është e gjërë dhe e shumëanëshme. Ata bënë afreske dhe ikona në 11 kisha e katedrale. Studjuesi  i pikturës Shqiptare të ortodoksisë Theofan Popa  shkruan na librin e tij me titull ‘ Piktorët mesjetarë shqiptarë’ botim i vitit 1961 faqe 104-119,  “Nga të gjitha këto punë,  bie ne sy veprimtaria voluminoze e piktorëve Grabovarë,  te cilët,  po ta vështrojmë në mënyrë me analitike, rezulton se kanë lënë me se 1000 skena të pikturuara në mure dhe derrasë.Në liddhje me këtë veprimtari interesant është fakti  që pjesa më e madhe e saj i dedikohet  duarve të piktorit me të shquar ndër Çetirët,  Joanit,  i cili ka qënë kryemjeshtri në pikturimin e 8 kishave me afreske”. Me theks janë disa prej tyre. Në kishën e Beratit tabloja “Eptarithimi” ka vlera të verteta artistike. Ikonostasi i katedrales se lagjes “Kala” i bërë në vitin 1814  është jo vetëm i arrirë,  por dhe i papersëritshëm në llojin e vet. Në tabllotë që ai ka bërë në Berat vend ze dhe peisazhi i marrë nga vende karakteristike të këtij qyteti,  si në lagjen “Mangalem”,  ura e Goricës,  muret e kalasë etj

Rënia e Voskopojës,  solli dhe rënien e Grabovës. Piktorët Çetiri me në krye Joanin  në gjysmën e dytë të sehkullit 18-të I gjejmë në Hungari në qytetin Esek (Sot Osjek I Vojvodinës). Ai ka lënë dy vepra të rëndësishme në dy kisha të Hungarisë. Njëra titullohet “Mbërthimi i Krishtit” në kishën e kalasë të qytetit Ciklosh dhe tjetra “Kurorëzimi i Shën Mërise” në kishën ortodokse  të Mishkolcit. Joani ka dekoruar me sukses dhe disa kisha e manastire të Sllovenisë. Disa nga punimet e tij gjenden në muzeun  e Beogradit. Për Joan Çetirin ka shkruar revista “Përparimi”Nr 2 ne vitin 1966 në Jugosllavi,  ku autori Pojekiq Prodek shkruan gjërë e gjatë artikullin me titull “Jovan Grabovari-piktor I rëndësishëm  Vojvodinas me origjinë Shqiptare.

Punimet e sagës se piktorëve Çetiri  mbyllen aty nga viti 1866 me punimet e nipit të Joanit,  Gjergj Nikollë Çetirit. Ata ishin product të zhvillimit ekonomik dhe social të kohës. Gjatë punës së tyre me se shekullore ata derdhën talentin e tyre,  ku frymezimin kryesor  e kane pasur nga vendlindja,  Opari,  Grabova dhe vendet ku punuan,  duke e parë në thellësi e gjërësi me syrin e artistit. Atyre nuk u ka shpetuar pa kapur  natyrën e bukur,  karakterin krahinor të veshjeve të kohës,  ornamentet karakteristike të zonave dhe në përgjithësi  përmbajtja e afreskut apo pictures së tyre,  që në thelb  është ajo e vendlindjes prej nga ata mernin frymëzim. I përket studjuesve të nxjerrin konkluzione për punët e tyre artistike më se shekullore,   si dhe Bashkisë së Gramshit  e institucioneve kulturore që këto krijime  të publikohen më mirë dhe të vihen nëfunksion të turizmit. Do të thoshim pa u gabuar se ata i paraprinë Rilindjes sonë Kombëtare.

Shyqyri Fejzo

Hamburg,   Janar 2022

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok