08/10/2024

Nga Astrit Lulushi

Grekët e lashtë quheshin Yoni.

Të gjitha fjalët e lidhura me Y ose J – si Yauna (persisht), Yona dhe Yavana (sanskrisht), Yevan (hebraisht) dhe derivatet e tyre të shumtë në Azinë Jugore dhe Lindjen e Mesme deri në Yuan (kinezisht) – rrjedhin nga shqiptimi arkaik i emrit “Jona”.

Emri fillimisht ishte “Yahwones”, emër mjaft i vjetër – ndoshta shkon prapa në perandorinë asiriane, ku ‘Iauna’ dhe ‘Yauna’ përdoreshin qysh në shek. 8 pes. Persianët janë ndoshta më të përgjegjshmit për popullarizimin e emrit, pasi sunduan brigjet e Jonit dhe shumë prej territoreve ku emri hyri në gjuhët vendore.

Emri Greqi vjen nga emri romak, Graecus. Aristoteli citon me këtë emër disa nga banorët e Epirit, të cilët jetonin në bregun perëndimor të Greqisë përballë Italisë. Ata ishin të njohur për përdorimin e bimëve si mjete shërimi. Disa thonë se Jona një emër shumë i vjetër për pjesën qendrore greke të Pthias në Thesali. Në çdo rast romakët e shoqëruan emrin Graecus me njerëzit që flisnin greqisht edhe pse ishte një emër të cilin shumë pak greqishtfolës e përdornin për veten e tyre.

Rruga e vërtetë me të cilën emri Graecus hyri në latinisht nuk është e qartë. Ndoshta folësit latinisht të Italisë jugore e morën këtë fjalë që vinte nga njerëzit me të cilët bashkëvepronin (kolonë të ardhur nga Epiri). Në kohëra të dokumentuara, romakët ishin të vetëdijshëm për fjalën kryesore që grekët përdornin për veten e tyre – Helenë, që është ende term i preferuar në Greqishten e Re – por ata vazhduan të përdorin ‘Graecus’.

Helen ishte gjithnjë një fjalë e ndërlikuar – ajo identifikonte njerëz me kulturë dhe gjuhë helene, por nuk përfaqësonte një entitet të vetëm. Një individ do të identifikohej si Helen për t’u dalluar nga një “barbar” (pjesa tjetër e botës), por do të kishte më shumë gjasa të merrte identitetin e tij si qytetar i një qyteti të caktuar ose, si nënshtetas i një mbretërie. Ishte pak a shumë si t’i quash të gjithë amerikanët “Yankees”, ose të thuash se të gjithë meksikanët janë Aztekas ose Maja. “Yankees” është në të vërtetë një analogji e mirë, pasi fjala fillimisht përdorej për Anglezët e rinj, por përfshiu më vonë të gjithë amerikanët. Në Indonezisht Greqia quhet Yunani. Fjala nuk dihet se nga erdhi apo kur ata filluan ta quanin kështu. E njëjta gjë ndodh edhe në shumicën e gjuhëve indiane, persiane dhe aziatike qendrore. Praktikat e vjetra mjekësore greke quhen ‘junani’, që vjen nga ‘Jona’, sipas emrit të rajoneve malore bregdetare – të pasura me bimë medicinale – ku kêto mënyra mjekimi e kanë origjinën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok