08/10/2024

Historia e Gjergj Kastriotit është nga më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi si komb

0

Nga Gjon Keka

Pa mësimet dhe dritën e Gjergj Kastriotit nuk mund të tregojmë se jemi pasardhës dhe ndjekës të denjë të udhës së tij, sepse pa dritën e tij ne do të mbesim në errësirë si komb e popull.

Një komb pa dritë dhe pa njerëzit e mëdhenjë të tij nuk do të mund të quhet komb i civilizuar dhe fisnik.

Figura e Gjergj Kastriotit mbretit tonë arbëror europian duhet të jenë pasaporta e diplomacisë dhe politikës së jashtme të kombit tonë.

Mbreti ynë Gjergj Kastrioti është figura unike dhe e pavdekshme në historinë e kombit tonë arbëror europian. Shumica e autorëve dhe kronistëve europian e përshkruajnë atë si nje burrë mendjendritur dhe me zemër të madhe.

Gjergj Kastrioti pati bekimin vertikal dhe horizontal të bashkimit arbëror; ai e pati bekimin vertikal dhe horizontal të lirisë; ai e pati bekimin vertikal dhe horizontal të kurorës së Mbretërisë së Arbërisë europiane të asaj kohe.

Në fakt koncepti i lirisë ,shtetndërtimit dhe bashkimit arbëror kuptohet më thellë nëse e njohim mirë qeverisjen e urtë, vizonare e mbi të gjitha epokën e artë të tij.

Historia e Gjergj Kastriotit është nga më kryesoret dhe të rëndësishmet që kemi dhe nuk pendohem që ia kam kushtuar jetën time.

_____

Shtatë librat e autorit Gjon Keka kushtuar mbretit arbëror Gjergj Kastrioti mund të gjenden në:

 Libraria Artini-Toena në Prishtinë

 Libraria Dukagjini në Prishtinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok