ARTI GJUHËSOR DHE LETRAR NË DY PËRBLEDHJET ME PROZË
(Reçensë e shkurtër gjuhësore e të artit poetik e letrar, në dy përmbledhjet e mbrama të prozës së autorit Brahim Ibish AVDYLIT)
Nga Mr. sci. Selim Krasniqi
Përveç se njihemi mirë me poetin, shkrimtarin, shkencëtarin e ish-gazetarin apo e Editorin dhe Kryerdaktorin e revistës mbarëshqiptare „Qëndresa“, në linjat e përgjithshme të bashkimit të vërtetë shqiptar, jashtë ndikimit të „serbëve“, siç shkruan disa herë vetë autori, apo ndikimit të minimilazimit të çështjes shqiptare nga bota dhe Europa si komb, dikur tepër i madh pas indianëve, e sot kinezët numërohen një miliard e dyqind e mbi pesëdhjetë mijë individë, dy veprat e tij të prozës, „Flatrat e jetës“ dhe „Nëpër telat e zemrës“ më bëjnë të marr lapsin edhe unë në dorë e letrën, siç deklaroi me të vërtetë një edukator dhe një mik i autorit, gjatë promovimit të veprës së fundit, në Gjakovë, dhe të shkruaj këtë reçensë. Kjo është një reçensë midis gjuhësisë dhe artit letrar dhe xhirimit të mundshëm, sepse asnjë regjisor nuk i ka në mendje të ftojë këtë burrë të letrave, që është një ndër të vetmit me një diapazon të madh në mesin e fushës së artit.
Nuk jam vetë regjisor dhe as kritik i mirëfilltë letrar e reçensionist, por kësaj here i vë në spikamë disa gjëra gjuhësore të autorit dhe artistit, sado që tri novelat e fundit autori i shkruan me dashuri, me dhembje të madhe shpirtërore e me përkushtim të veçantë, që tipikisht më zgjoi të shkruaj e të vuaj shpirtërisht me artin e tij. I kam lexuar të gjitha veprat dhe mjaft reçensa të tij, dhe e njoh qëmoti. Jam lektor i veprës paraprake, me titullin „Flatrat e jetës“, pra, si redaktor gjuhësor, e cila është një vepër me vlerë artistike e gjuhësore për të gjithë shqiptarët. Në këtë vepër na bashkohet unanimisht filozofia dhe metafizika për bukuri, sikurse edhe në përmbledhjen poetike „Arena e dhembjeve“, të cilën e kam lexuar me përkushtim prej veprave të para e deri më sot.
Pse e them këtë? Sepse i kujtoj gjithmonë sugjerimet e autorit disa herë nëpër opinionin e tij vlerësues kur thotë se veprat e tij duhet t’i lexojë më së pakut tri herë lexuesi, e të mund t’i kuptojë më së miri nëntëdhjetë përqind. Ai është autor i 24 veprave të veta e të gjitha janë qasje të veçanta, në gjini të ndryshme. Mendoj se autori di t’i dallojë shkrimet letrare, publicistike e shkencore, apo të artit të përgjithshëm, edhe të studimeve shkencore.
Të lexosh „Flatrat e jetës“ tri a katër herë dhe të jesh gjuhëtar dhe të mos ta kuptosh stilin e tij shkencoro-gjuhësor të tij, sepse lektorit i duhet vetëm sa për të vërtetuar gjuhën e tij të mirë, që dhjetra herë është vërtetuar, është një vazhdë e madhe e gjuhësisë së madhe shkencore.
T’ia lexosh më së pakti këto dy vepra dhe të mos e shohësh nivelin e lartë përkushtimor e gjuhësor, është dobësi e madhe e të qenurit intelektual, sepse pas çdo tregimi apo novele, kur janë nën titull të shënuara, si „novela apo tregime me nota autobiografike“ përveç asaj se pasohen me shkëputjet e e autobiografisë, neve jo vetëm duhet ta njohin apo përkushtohemi vetë për njohjen e këtij autori, sikurse të rrethanave që janë shkruar këto novela, përveç se ngjarjet e reja të kohës së re, të cilat, po të mos i kishim lexuar këto nuk do t’i kishim njohur. Nuk duhet të jemi të cektë apo të hutuar nga fetë, e të humbur nga ata, kur parakalojmë një intelektual të SHI „JAKOVA“, një anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, një anëtar të Autorëve të Zvicrës, e shkruar „AdS“ (Autorinnen und Autoren der Schweiz) dhe një poet që na prezentohen disa tituj të veprave të botës, gjermanisht e shqip, italisht, rumanisht, gjermanisht, edhe në portale të saj, pesë vepra, e pesta është portale dhe nuk e kemi, por mund ta merrni përmes internetit, „Lyrik“, por mesa di edhe në anglisht, gjermanisht e frengjisht duhet të jenë edhe disa vepra të tjera, por autori nuk është në gjendje të mirë materale, por është i varfër, madje qe 18 vite.
Shkrimtari ynë mirret me pasurimin gjuhësor, janë fjalët e reja të gjuhës shqipe dhe deshifrimet e tyre nga të folmet popullore ose nga dialekti gjuhësor i gegërishtes. Vepra „Flatrat e jetës“, sikurse vepra që u përurua në Gjakovë, „Nëpër telat e zemrës“, janë mjaft të pasuruara me fusnota shkencërisht të bëra nga autori. Në radhë të parë tregon se ai është gjuhëtar i mirëfilltë dhe shkencëtar i denjë, krahas gjuhës letrare mjaf mirë të sendërtuar. Edhe ato quhen „fjalë turke“, të atyre që nuk e njohin gjuhën e vet, por janë të ngritur, e flasin „gjuhën unifikuar shqipe“, e cila, siç thotë autori, i marrin „fjalitë“ sekondare të marra prej shqipes së vjetër, nga gjuha gegënishte dhe shqipe, e të sjella si rrënjë të gjuhëve të tyre apo i babarizmave të huaja, që nuk e dinë se janë të gjuhës së vjetër shqipe, pa sufiksa e prefiksa dhe shtesa të tjera.
Të gjithë lexuesit, mediat tona, mësuesit e gjuhës dhe nxënësit duhet të mësojnë edhe këto vepra të autorit. Duhet të nxjerrin mësime nga pësimet, siç e thotë edhe autori, në novelën e parë, „Edukatorët e ëndrrave të mia“, pjesa e tretë, faqe 32 e 33. Në të vërtetë, këto tri novela letrare, me shënime konkrete të historisë, që merret edhe nga autori, që ka shërbyer veçanërisht jashtë tresheve të ngushta, por ka pasur një jetë të tërë që të kontrolloj këta mini-organizma dhe të dërgojë mjaft materiale, si peticione, letra proteste, apele, njoftime, memorandume Bashkësisë Perëndimore Ndërkombëtare dhe SHBA-së, edhe përmes Marjan Shabanit dhe të tjerëve, të cilat do t’i botojë edhe si një libër të veçantë politik, krahas të shtatin nënshkrim ilegal që na e deshifron në fund të librit, ka si bazë të saj të dëshmojë për historinë e re të Republikës së Kosovës dhe me dhembje të madhe artistike të na i japë edhe përshkrimet e periudhës së shkollës së mesme, që ka qenë një ndër tre nxënësit më të mirë të Kosovës. Një i Deçanit, ishte çmendur nga torturat e UDB-së; Brahim Ibish Avdyli qe mësuar të qëndrojë, madje edhe nga rrahja dy ditore të të zënit nga APJ-a, përmes „Bezbednostit“, në Slloveni, duke dashur të kalojë kufirin pa pasaportë, pa e lajmëruar aspak milicinë e Mariborit, përçka kishte reaguar milicia e këtij qyteti; ndërsa e treta, Sanije Hyseni, ishte bërë me pushtetin dhe sekretare LRSJ, „për Kosovë e Metohi“.
Edhe në këtë vepër na shpjegohen të gjitha përmes fusnotave të verifikuara dhe shkencërisht, edhe disa shprehje popullore gegërishte. Gjuha lerare pasurohet nga letrarë të mirë, përmes dialekteve. Disa fjalë të fjalorit të Akademisë së Shkencave nuk janë të futura mirë, aq më pak që humbet folja me këto fjalë në gjuhën tonë. Këtë rast e pasqyron vetë autori. P.sh.: komiti është anëtar i Komitetit të Lidhjes së Prizrenit dhe anëtar i Komitetit „Mbrojtja Kombëtare…“ e Hasan Prishtinës, siç ishte stërgjyshi dhe vëllai i gjyshit të autorit. Fjala „hajdut“ lidhet me hajninë, ndërsa komiti lidhet me Komitetin. Në disa fusnota e përdorë edhe Fjalorin e Mehmet Elezit, sa i përket aty që i ka futur ai brenda 41.000 fjalëve të gegërishtes. Por, disa fjalë që i gjurmon autori nuk janë të gjetura nëpër të gjitha faqet e këtij fjalori. P.sh.: fjala „kali-s-trok“, një fjalë të lashtë të ilirishtes e mbijeton nëpër mileniume (Fusnota 26, faqe 114).
Vepra ka edhe një fakt: tri novelat, të shkuara shumë bukur, mund të përbënin një roman me tri cikle. E di se autori për romane të mëdha, madje me një strukturë të veçantë, edhe kjo vepër i përgjigjet një romani.
Shkurt, më duhet të them një gjë: drama, me titullin e përkohshëm të saj, „Vetvrasja e një poeti“, është e nxjerrë nga një roman tjetër, me titull tjetër, sepse autorit ia vjedhin me thënie të tij e pa emër e mbiemër, edhe në internet; vepra e tregimeve me të gjitha shënimet e fusnotat që i posedon; dhe tri novelat apo romani me tri pjesë dhe fusnotat mund të bëhen skenare për tre filma të mirëfilltë. Regjisorët e njohur shqiptarë kanë mundësi ta marrin si subjekt për ndonjë filmë të mirëfilltë.
Kemi regjisorë, aktorë, profesionistë dhe profile të tjera artistike që të mirren me tema shqiptare…