25/05/2024

A po futen mediat nën grilat e Qeverisë?!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Gazetaria është kontinuitet i shoqërisë civile, besnike ndaj së vërtetës, për të zbuluar lajmin, edhe atëherë kur nuk shihet apo tentohet të fshihet nga të tjerët, duke i bërë gjithmonë të qartë lexuesit; kjo është e vërteta dhe ky është interpretimi im analitik.

Mediet duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe

Fjala demokraci është fjala më e shpeshtë që del nga goja e qeveritarëve, e pushtetarëve të sotëm, shumica prej të cilëve e thonë vetëm si retorikë e nuk e kuptojnë çka në të vërtetë nënkupton fjala demokraci.

Demokracia rrjedhë nga fjala Greke “Isonomia”, që nënkupton barazinë e njerëzve para ligjit, më lirinë e shprehjes dhe më pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të popullit në vendim-marrje.

Në një shoqëri të lirë e demokratike fjala “Sekret” është e neveritshme, konspiracioni monolitik (një partiak) i pa pranueshëm, i cili ju besohet mjeteve të pa ndershme të informimit, për të përhap sferën e vetë të influencës.

Në demokraci, kur pushteti merret një herë nga totalitarët nuk lëshohet edhe aq lehtë. Për të mbajtur pushtetin i përdorin të gjitha mjetet antidemokratike e antiligjore për ruajtjen e pushtetit siç janë: armiqësitë në vend të zgjedhjeve të lira, kërcënimin në vend të drejtësisë, gorillat e natës (njerëzit me maska) në vend të ushtrisë së ditës.

Si rezultat i kësaj intelektualët mbesin në heshtje, asnjë krim nuk zbulohet, qytetarët tërhiqen nga debatet publike, mediat janë ato që e thyejnë heshtjen e nuk ndalen për asnjë çast.

Mediat (të shkruara dhe elektronike) janë regjistri i veprimeve tona, janë kujdestar i ndërgjegjes sonë, mbajtës i ngjarjeve tona, të cilave ju drejtohemi për të gjetë forcë dhe ndihmë me shpresën, që me ndihmën e tyre, njeriu të bëhet ai që ka lindë të jetë: i lirë dhe i pavarur.

Një fjalë e urtë gjermane thotë: “gazetarët shënojnë lindjen dhe përfundimin e një kohe”, që do të thotë se roli i medieve në një shoqëri demokratike është krucial dhe i pa zëvendësueshëm.

Qytetari i Kosovës duhet të shndërrohet në një qenie aktive politike, duke i shprehur lirshëm opinionet e veta, e jo të mbetet shikues apo monitorues i gënjeshtrave dhe mashtrimeve, i krimit dhe vjedhjes së organizuar të buxhetit të shterit. Qytetari në asnjë rrethanë nuk guxon të bie viktimë e heshtjes.

Në kohën kur gënjeshtra është bërë standard i jetës, i veprimeve të pushtetarëve dhe politikanëve në përgjithësi, kur njerëzve u ka humbur dashuria në mes tyre, kur janë të hapura shumë kriza morale, kulturore e sociale, janë Mediet ato të cilat duhet ta thonë të vërtetën lakuriqe për gjithçka dhe për çdo gjë, për të zbardhur të vërtetën e kamufluar të të gjitha prapësive të ndodhura në Kosovë, nga paslufta e deri në ditët e sotme.

Sfidat në gazetari janë të përditshme; për të ardhur deri të një e vërtetë, një gazetari i duhet shumë mund e kohë, dhe jo rrallë ndodhë që ajo e vërtetë e arritur nëpër sakrifica të mos plasohet për opinion, shkaku i presioneve nga qeveritarët që i bëhet mediumit për të cilin ai punon.

Gazetarët janë avangardë e shoqërisë njerëzore

Evolucioni i madhë i zhvillimit teknologjik ka ndikuar në zhvillimin e hovshëm të gazetarisë. Krahas një zhvillimi të tillë, lexuesit po përballen me fenomenin e krizës morale të gazetarisë moderne (portaleve dhe gazetave oneline). Imoraliteti i disa portaleve i ka kaluar të gjithë kufinjët e etikës njerëzore, përveq se janë bërë krah i fuqishëm i së keqës, krimit dhe korrupsionit, me promovimin e prostitucionit politik dhe seksual njëkohësisht janë shndërruar në porno-portale që dëmtojnë rëndë aspektin edukativ të moshave rinore.

Rrethanat politike shpesh herë prodhojnë presione, shantazhe, madje edhe kërcënime ndaj gazetarëve, gjëra të cilat për fat të keq kohëve të fundit janë në rritje e sipër! Por gazetarët e mirëfilltë duhet kuptuar një gjë; se misioni i tyre është i shenjt, ata janë avangardë e shoqërisë e jo e pushtetarëve. Asnjëherë nuk duhet humbur besimin për një gazetari të lirë, të pavarur dhe të pandikuar nga politikat ditore.

Gazetaria është sfidë në vete, nuk është në krizë vetëm në Kosovë, por në mbarë botën, madje edhe në shtetet me traditë të gjatë demokratike dhe civilizuese.

Pothuajse në të gjitha ndryshimet politike që ndodhin në vendet evro-perëndimore, gazetarët janë edhe protagonistët të ngjarjeve. Gazetaria nuk e nënkupton vetëm kërkimin e lajmit, përkundrazi e nënkupton kërkimin e së vërtetës mbi të gjitha ato ngjarje që janë në interes për shoqërinë, për qytetarët, për njerërzit e thjeshtë.

Gazetarët duhet të bëhen forcë kreativiteti dhe zë i fuqishëm dhe plural i ndryshimeve të pëgjithshme shoqërore, e jo të bëhen zë i pushtetarëve, por të shndërrohen në zë plural i respektuar nga opinioni i gjërë.

Tërheqja e çertifikatës së një kompanie mediatike është një akt jashtëzakonisht i rëndë dhe papranueshëm për një shoqëri të lirë dhe demokratike. Aktivizimi i aparatit shtetërorë kundër një televizioni privat, përveqse i papranueshëm për shoqërinë civile, i shkelë të gjitha standardet evropiane të lirisë së medias dhe e lirisë së shprehjes në veçanti.

Florim Zeqa

16.06.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok