09/11/2024

Zgjidhja mund të vijë me Amerikën, zoti Kurti!

0

Nga Ibrahim Kabili

Mos e prano asociacionin me kopetenca ekzekutive, zoti Albin! Mos ndjek rrugën e Thaçit dhe Mustafës për asociacionin, zoti kryeministër! Marrëveshjet bëhen me letra, firma dhe vula, Albin. Kur ka mosmarrveshje midis njerëzve të thjeshtë, palëve dhe aq më tepër shteteve apo  superfuqive; palët ulen, dialogojnë, merren vesh apo jo, fiksojnë në kartë atë për të cilat ranë apo nuk ranë dakort, dhe në fund nënshkruajnë e vulosin. Dhe mbi vulat e palëve, vërteton dhe nëshkruan apo vulos noteri. Kjo është A-ja deri te Zh-ja e çdo marrveshje. A u bë kështu me “marrveshjen” gjithpërfshirëse apo planin Franko-Gjernan për normalizimin e marrdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë? Absolutisht JO! Nga padituria ndodhi kjo? JO! Po përse veprojnë kështu Borel dhe Lajçka me Kosovën? Po ju pse pranoni marrveshje të tilla? Unë nuk habitem fare me dy përfaqësuesit e BE-së pasi ato vijnë nga dy vende që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Asgjë më shumë nuk mund të presësh nga këto pëfaqësues të lartë të BE-së. Ata tani, dhe Mogerini më parë, kanë qenë të njëanshëm, madje mendoj se kanë qenë të shitur te Serbia dhe në shërbim të saj… Me fjalë të tjera  ata në njërën dorë “kulaçin” dhe në tjetrën “kërbaçin” ndaj Kosovës dhe shtetit të saj. Kjo është e pafalshme dhe e patolerueshme nga Evropa e shekullit e XXI! Më e çuditëshme për mua është presioni i njëanshëm që kanë ushtruar ndaj Kosovës, emisari amerikan Gabriel Eskobar dhe ambasadori amerikan në Beograd, Hill… Shpresoj që këta të dy për hirë të “arritjes” së marrveshjes të “kenë dalë” nga rreshti dhe në funksion të saj kanë përkëdhelur Serbinë dhe ndëshkuar rëndë Kosovën për Asociacionin. Qëndrimi i tyre ndaj Kosovës më ka lënë një shije të hidhur… Kam bindjen e plotë se këto veprime të tyre janë individuale, dhe jo qëndrime zyrtare të Qeverisë së SHBA! Në zhvillimin e fundit të Komitetit për Punë të Jashtme të Senatit amerikan, kryetari i tij Bob Menedez theksoi, se: “Në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, jo të gjitha palët po diagolojnë në mirëbesim”. Kjo do të thotë se kjo qasje ndaj dialogut nuk shkon siç duhet. Pra marrveshjet ndërkombëtare janë të vlefshme kur nënshkruhen nga palët sepse fjalët i merr era. Vuçiq deklaroi haptas se nuk e njeh këtë marrëveshje dhe do të zbatoj vetëm ato pika qe i interesojn atij. Serbët dhe vetë Vuçic nuk kanë nënshkruar që në Rambuje… Kjo është strategji dinake e tyre…

Është e turpshme që Kosovës i bëhet presion vazhdimisht ndërsa Serbia joshet dhe vetëm joshet… A thua se kjo qe viktima? TURP.  Ajo është agresorja që ka ushtruar dhunë sistematike dhe gjenocid në Kosovë mbi shqiptarët e Kosovës. E përsëri Borelli dhe Lajçaku si pro serb mbajnë anën e Serbisë ne dialog dhe nuk reagojnë fare. “Mirë” këto, po përse nuk reagon siç duhet emisari special  Escobar dhe amabasadori Hill, kur Serbia  shkel dhe nuk i zbaton asnjë nga marrveshjet e  nënshkruara prej saj. Përse nuk reagojnë ndërkombëtarët kur: Serbia e Vuçiçi vendosin barrikada, kur Vuçiç krijon tensione në veri, kur ai tërheq të gjithë të punësuarit serbë nga institucionet e Kosovës, kur Vuçiç e Serbia nuk i lejojnë serbet e veriut të dalin në votime për zgjedhjet lokale? Përse?! Më në fund senatori amerikan miku i madh i Kosovës Bob Menedez ndihet mjaft i shqetësuar për presionin që po i bëhet Kosovës rreth kësaj çështje shumë delikate. Ai theksoi se ky presion po i vinte Kosovës edhe nga DASH-i e në veçanti nga emisari Gabriel Eskobar dhe Ambasadori Hill ne Beograd. Këto zhvillime të reja në Senatin amerikan hapin dritën jeshile të semaforit për arritjen e mundshme të marrveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. Si kryeministër i Kosovës juve zoti Kurti duhet ta dini mirë se zgjidhja e vetme e drejtë e kësaj çështje me rëndësi jetike për Kosovën siç është Asociacioni mund të vijë nga Amerija dhe vetëm nga Amerika. Mos shpreso tek politikanët evropian të caktuar enkas për dialogun Kosovë-Serbi dhe politikanët e tjerë të korruptuar. Mos lësho më “pe” për Asociacionin me kompetenca ekzekutive, zoti kryeministër. Në të kundërt ky do të jetë turpi dhe fundi yt, zoti Kurti. “Fuqia” jote qëndron tek ajo se je i pakorruptuar deri tani, nuk e ha presionin dhe  ke dhënë prova për çështjen kombëtare deri në privim të lirisë. Po kështu ke me vete shqiptarët e ndershëm kudo që janë. Dhe së fundi mund të them se ju në pozicionin e ishkryeministrit keni dhënë prova me dorëheqje kur u cënua Kosova… Duke e vlerësuar Kurtin për nivelin intelektual, ecurinë në politikë dhe devocionin ndaj Kosovës, kam besim se ai nuk do dorëzoheni në finishin e këtyre bisedimeve që nuk po dihet se kur po u vjen fundi. Ndaj ai nuk duhet ta nënshkruaj Asociacionin me kompetenca ekzekutive zoti Kurti! Zgjidhja mund të vijë vetëm nga Amerika, prandaj ai dhe përgaqësuesit përkatës të qeverisë duhet të “turren” atje në vijimësi, para se të shkojnë në Bruksel… Ndaj duhet LOBIM sistematik atje, zoti Kurti. Amerika duhet ta fiksoj se Serbia dhe Vuçiçi nuk njohin gjuhë tjetër përpos asaj të forcës… Amerika ndër të tjera është model për vendosjen e paqes dhe demokracisë. SHBA-ja është në anën e së drejtës dhe e drejtë përkon me aspiratat e shqiptarëve të Kosovës për të qenë të lirë e të pavarur në shtetin e tyre.

Ibrahim Kabili

Tiranë, më 25.05.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok