23/04/2024

I dashur vellau im, polic i Kosoves!

0

Nga Enver Bytyçi

Une e pashe videon kur nje huligan nga radhet e pakices serbe ne veri te goditi me egersine e nje te cmenduri, edhe pse ti po rrije gati gatitu ne mbrojtje te institucionit! Fillimisht u merzita, nuk kam pse e fsheh! Por per pak u kthjellova dhe pashe tek ti njeriun human, policin profesionist, patriotin qe nuk trembet nga goditjet e te cmendurve! Pashe se vellu im polic i Kosoves nuk eshte hakmarres, sic jane shume nga militantet e policise se regjimit ne Shqiperi. Ti nuk deshiron te sillesh si policet e Shqiperise. Ndersa sjelljen e policese serbe te Miloshevicit e urren!

Megjithate kryeministri i vendit tim ju denoi dje, pse ju shkuat per te vendosur rend e rregull ne komunat me shumice serbe ne veri te Mitrovices! Ju tha se “ju ishit arsyeja pse ndodhen ato ngjarje”! Tha edhe se “Veprimi i policise se Kosoves ne veri eshte krejtesisht i panevojshem”! Per turpin e tij, nuk tha asnje fjale per ata huliganet e si vellaut te tij binjak ne Beograd, te cilet te qelluan ty dhe plagosen edhe pese kolege te tute.

Policia e ketij sharlatanit qe ne kemi ne krye te ekzekutivit tone ne Shqiperi ka terhequr zvarre gazetare e artiste me fame, naten vone kur shkuan e shkaterruan teatrin kombëtar. U kane leshuar gaz lotsjeelles pleqve, femijeve e te semureve ne oren 03 te mengjesit, pse refuzonin te dilnin nga shtepite e tyre. Kryeministri qe ju ju denoi per mbrojtjen e kushtetues dhe institucioneve te Kosoves, ka arrestuar me dhjetra shqiptare, qytetare te tij ne Shqiperi, pse u dogj “kerpudha” prane selise se tij.

Ndersa ju qendruat te heshtur, te duruar, por edhe te vendosur e kembngules, si trima dhe te patrembur ne mbrojtje te shtetit, sovranitetit dhe integritetit territorial! Ju deshmuat profesionalizem me te spikatur edhe se policia amerikane, franceze, italiane, greke e me radhe! Ju jeni nderi e krenaria jone! Ne mburremi me ju! Ne behemi me dy zemra e me kater krahe, kur ju shohim ju ne mbrojtje te shtetit e te integritetit territorial dhe nuk ia ia jepni shansin as armikut t’ju qortoje e akuzoje per vepra te paligjshme!

Faleminderit qe ekzistoni, i dashur vellau im, polic i Kosoves! Faleminderit per dinjitetin qe deshmoni! Faleminderit per emocionet pozitive qe na dhuroni! Faleminderit ju dhe Zotit qe ju ka motivuar per pune te medha e te mira ne dobi te atdheut tone, Kosoves!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok