26/12/2024

Vjosa Osmani dhe banda e orkestruar kundër saj

0
Hasan-Lajde-Blakaj

Nga Hasan dhe Lajde Blakaj

Këto ditë shtypi dhe mjetet e informimit u mbushen më tituj bombastik për vizitën e Vjosa Osmanit në Shqipëri. Janë të pa justifikuara kritikat të pa baza dhe tepër të ulëta ndaj Vjosa Osmanit gjatë vizitës së sajë në Shqipëri. Qëndresa e saj ndaj kritikave kundër sajë nuk më admiroj vetëm mua por mendimin tim e ndajnë pjesa dërmuese e kombit tonë. Pyetja shtrohet: Ku e ka, ku e gjen ajo gjithë atë energji për të ju përballuar këtyre analistëve  apo pseudoanalistëve të shitur apo politikanëve qe shpirtin ia kanë shitur padronëve të tyre. Kjo zonjë e vërtetë u bëri dhe po u bënë ballë më shumë sukses kritikave të tyre pa asnjë vlerë të mirëfillt kombëtare. Edhe disa politikane gra të orkestruara të pozitës bëjnë të njëjtën gjë të yshtura nga politikan burra rrospie si këndej e andej Drinit.

Po harrojnë këta mjeranë se ajo vajti për vizitë në Shqipëri jo si Vjosë por si u.d Presidente dhe asfare nuk ja ulë kompetencat e saja si Presidente e Kosovës gjatë mandatit të sajë të caktuar në aspektin ligjor dhe  juridik. Qëndrimi i sajë stoik për vite e pa lëkundur kundër keqqeverisjes, keqpërdorimeve, ndarjes dhe kapjes se shtetit ka bërë qe populli të bindet për personalitetin e saj dhe aftësitë politike që mund ti ketë një politikane e moderuar dhe njëkohësisht e emancipuar më ide properëndimore.

Prandaj kryeministri shqiptar nuk mund ta priste për vizitë një politikane të kompletuar i ulur në parlament por vetëm për vetëm në zyrën e tij bile edhe pa prezencën e gazetarëve ku mungoj edhe konferenca për shtyp. Të gjitha këto i pa populli dhe kjo ishte poenta e Vjosa Osmanit përkimi i mesazhit ke populli ku Vjosa ja arriti për mrekulli. Pritja nga Presidenti Ilir Meta, pastaj konferenca për shtyp direkt me qytetarin, fjalimi në parlamentin e hapur dhe konferenca më opozitën dha një mesazh përçues kërkesash për mrekulli për kombin. Pra Vjosa triumfojë në qëllimet e sajë në të mirë t’ progresit qe kërkohet sot si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri. Të gjitha këto i pa populli i thjeshtë dhe elita politike më vigjilencë të madhe.

Pyetja shtrohet:” Çfarë kërkojnë nga Vjosa Osmani më shumë, politikanët” që kanë kapur parti e shtet kur ata e kanë përjashtuar nga lidërshipi i partisë se sajë. Pse merren ende më te, edhe pse ajo tashmë nuk është pjesë e kësaj partie. Pra, çfarë kërkon më shumë Isa Mustafa.

Duke e ditur kapacitetin e shteruar politik, Isën e ka kapluar frika e humbjes se elektoratit sepse makinacionet nen tavolinë janë harxhuar, herë më PDK e herë më AAK-në dhe Nismen  të gjitha këtyre marrëveshjeve të panatyrshme me intriga u ka ardhur fundi. Tani ka dalë zbuluar lakuriq para popullit dhe elektoratit të vet para s´gjithash. Prandaj llomotit vetëm në dëm të vetin. Ndërskamcat kundër  VV-së dhe mos mbajtja e premtimeve ka bërë që ti kapë paniku, jo për parti, sepse ati as që i kërcet për parti fare, por frika e konfiskimit të pasurisë së ti dhe kompanjonëve si ai  ju ka futur friken gjerë në palcë. Pra ai e di mirë ketë më kalkulimet matematikore te kundërshtarëve të tij politik. Mos vallë mendon që Vjosa e përjashtuar nga kryesia e LDK-së do ndërroj mendje nga të gjitha këto të zeza që ka vjellë ky komunist jugosllav bashkë më lëpirësit e tij kundër sajë?

Populli i ka të freskëta para luftës veprat e tij të pista, në një kohë jo shumë largët, dhe pas luftës, makinacionet e tij për pushtet pa asnjë kriter moral e politik.

Tani populli e sheh Vjosën si shpresën e fundit të vetme, për ndryshime pozitive bashkë më VV-në. Përkundër, po fituan këto parti qe janë në pushtet që i kanë kapur shtetet tona Kosovën dhe Shqipërinë nuk do të jetë kohë e largët  kur ti shohim tërësisht të zbrazura nga popullsia. Kjo është e vërteta e hidhur por tepër reale. Këshilla e jonë e dhimbshme por dashamirëse është që Isa më kompani  t´ja mbathi ta liroj sa më shpejt aq më mirë kryetarllakun e uzurpuar pa të drejt, që LDK-ja të marr frymë lirshëm për të mbijetuar. Duke ndryshuar situata në Kosovë do të ndryshojë edhe në Shqipëri që të fitojnë forcat progresive demokratike.

Si ngeli Isa në krye të partisë, si jo, Vjosa do ta formoj partinë e sajë me bazamentin e mirëfilltë Rugovian sepse ajo e përfaqëson më se miri filozofinë Rugovizmit demokratik. Ajo dhe Donika Gërvalla janë vetë LDK-ja sepse nuk mund të jenë të tjera edhe po të duan, ngase ato linden u rriten dhe u formuan në LDK. Ju së bashku më Isen erdhët kamikaz në LDK duke e uzurpuar dhe ngulfatur tërësisht partinë me metoda të pista jodemokratike.

Se si do të quhet partia e re e Vjosa Osmanit pak ka rëndësi. Rëndësi ka që ajo është tepër e durueshme dhe e ngritur politikisht qe ju nuk keni kapacitete të mateni më te. Ajo është një politikane e rrallë  jo vetëm në Ballkan por edhe në nivele evropiane dhe këtu qendron esenca e veprimit sepse ju disa nuk keni nivelin e sajë intelektual si vizionare e pa lëkundur në qëndrimet e saja. Padrejtësitë qe i bëtë Donika Gërvallës gjatë zgjedhjes se kryesisë u reflektuan shumë negativisht në elektorat dhe ishte Vjosa ajo që i qëndroj afër Donikës, mund të themi e vetmja nga kryesia e LDK-së ku këto zgjedhje vajtën për faqe të zezë. Pra, populli pret nga Donika ta përkrahë iniciativën e re si të vetmen formë presioni ndaj të konsumuarve politik që ta lirojnë LDK-nga uzurpimi.

Disa burra të pshurrtë u munduan të gjejnë qime në ve për fjalimin e Vjosës në parlamentin shqiptar! Po, si…

Si nuk e patë ju miop ngjarjen të tërë! Fat i madh që fjalimi u transmetua live. Në vend që të kritikonit mospjesëmarrjen e nudistit veshgjatë në parlament këtij paçavure që puthet më Vuçiqin ju kritikoni fjalimin e Vjosës. Dhe për çfarë?… Gjeja se ajo paska folur ashpër, se gjëja paska shitur mend se po u prishka raportet Shqipëri Kosovë etj etj. Mu sikur Albini “që na i prishi marrëdhëniet më USA apo që ishte kundër Amerikës… Përralla me mbret.

Jo, jo Vjosa po të fliste ndryshe nuk do të ishte Vjosa që e njohim sepse do ta gënjente vetveten dhe popullin e sajë ku pjesa veriore e vendit të sajë përpak sa nuk u nda për fajin e politikanëve tanë të korruptuar dhe mafioz më ndihmën e kryeministrit shqiptar në prapavijë. Çdo gjë ishte e planifikuar dhe e orkestruar që vizita të ishte sa më diskrete dhe mos kishte vëmendje të madhe. Si nuk i patë deputetet duke luajtur më celular gjatë gjithë fjalimit të Vjosës ku mëzi duartrokisnin sepse kishin instruksione nga lartë nga zografi.

Vjosa qëndroj përkundër poshtërimit nga kryeministri shqiptar duke bërë punë të shkëlqyer. Qëllimi i vizitës u realizua në mënyrën më të mirë të mundshme. Ato tri çështje kruciale  qëllimthi u thanë në mënyrën më të përkryer. Kërkesa për Rezolutën në parlamentin Shqiptar për Gjenocidin serb gjatë luftës në Kosovë, Heqja e traut Kosovë Shqipëri dhe një jo e madhe për Minishengenin Ballkanik u thanë hapur dhe qartë ku kjo ishte preambula e vizitës se Vjosës në Shqipëri.

Unë mendoj që më vëllain, motrën duhet biseduar shtruar dhe hapur pa dorëza. Ne duhet të lirohemi nga inforioriteti se apo hidhërohet ky apo ai poqe së flasim drejt dhe pa paragjykime në dobi të kombit e atdheut.

Asnjëherë nuk mund ta dojë kombin një shqiptarë i Shqipërisë më shumë se një shqiptarë i Kosovës dhe e kundërta. Bile bilës unë mendoj që shumë më shumë kombin e duan periferia e kombit e Shqipërisë londineze nga se ju mungon dashuria për kombin duke e pasur të ndaluar të veprojnë për te. Atëherë pse mos ta themi atë që ndjejmë.

Krejt në fund kërkesa e Vjosës ishte një kërkesë legjitime elementare për ti dërguar lule të varri familjarit të saj Sylejman Vuçitërnës më ngriti mornica në trup. Është e rrallë ndonjë familje shqiptare që nuk ka në familjen e sajë një tragjedi të ngjashme ashtu si ajo. Familjar të vrarë të humbur apo të dhunuar nga serbo sllavet apo grekët duke mos përjashtuar turqit gjatë historisë. Në atë fjalim shumë kush mund ta gjente vetveten ashtu si gjeta edhe unë për familjen time si rast të ngjashëm. Axha im Hasan Sali Blakaj është vrar nga serbët që as varrin e as eshtrat nuk ia dimë ku i kanë groposur. Por, rasti i familjarit të Vjosës mu duk dy herë më i rënd. Nen një : se ishte vrarë nga vëllezërit e vet shqiptar të një shteti  komunist dhe dy që ishte tepër e rëndë: ishte varrosur i gjallë në një kënetë ku ai punonte si i burgosur. Ai kishte qenë oficer i lartë shqiptar. Ju them të vërteten lotët më tradhtuan. Thash më veten kjo është Vjosa sa e sinqertë po aq e fortë dhe kërkuese në të drejtën njerëzore elementare.  Vjosa u kthye në Kosovë por në Shqipëri la një mesazh  që do të kujtohet gjatë për kërkesat e qarta me motiv të kulturuar politik dhe intelektual. Absolut jo si kritikë por si mësim se si duhet të veproj një politikane e mirëfillt për ardhmërinë e kombit, sepse ne jemi të dënuar që herdokurë të bashkohemi. Koha do ta tregoj  të vërtetën.

Hasan dhe Lajde Blakaj

Stockholm 21 dhjetor 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok