27/12/2024
Bedri Coku - Kryengritja

Kryengritja që tronditi diktaturën nga BEDRI ÇOKU

(ese)

Nga Përparim Hysi

Titulli i kësja eseje “Vesa dhe betoni” është metaforë imja për librin e BEDRI ÇOKUT”Kryengritja që tronditi diktaturën”. Nuk kam lexuar libër më rrëqethës se sa ky dhe, tek hyj në raporte krahasuese si me”Arqipelagun GULAK” të SOLZHENICINIT, pa menduar se mbaj anësi,  por them se vujatjet,  torturat, privimet higjenike e shëndetësore si ato që kanë hequr të burgosurit në SHQIPËRI në kohën e “diktaturës së proletariatit”,  ua kalojnë dhe atyre në kohën e skllavërisë.  Amplituda e këtyre vuajtjeve mgrihej në apogje, sidomos,  për të burgosurit politikë. Unë nuk kam qenë as i burgosur ordiner dhe as politik,  por nuk flas qesim. Kam përpara librin e BEDRI ÇOKUT që, pasi jetova bashkë me të nëpër faqet e librit, arrita në përfundimn e paluajtshëm: BEDRI ÇOKU,  kur thotë TOMAS ELIOT,  e ka matur jetën në burgjet e diktaturës”me lugë kafeje”. Në libër nga faqa në faqe, njihesh me ngjarje tronditëse; me tortura çnjerëzore dhe,  mbi të gjitha,  me një rrezikshmëre jete të përditshme. Ajo që ndodh atje në qelitë e SPAÇIT, të BURRELIT,  të QAFË BARIT,  të bindë ty si lexues sentenca e marë nga “FERRI” i DANTES “JU që jini pas porte,  mos mbani fare shpresë”, është e brendashkruar pranë frëngjive të këtyre të “fajshëm”, fare të pafajshëm.

Lexon dhe zë drithërohesh bashkë me ta. Unë lexoj dhe zë hamendësoj, në të njëjtën kohë dhe tek zë bëj pyetjen e mirëfilltë:- Përse ka ndodhur kështu? Përse qindra njerëz të moshave të ndryshme, prangosen dhe vihen në punë të detyruar skllavëruese, vetëm e vetëm se mendojnë ndryshe? Vetëm e vetëm se kërkojnë drejtësi dhe barazi? Dhe përnjëherë në ndihmë të përgjigjes sime,  vijnë DY DITURAKË TË MËDHENJ që, sado kanë jetuar në shekuj të ndryshëm,  arrijnë në një përgjigje të saktë. I pari, VOLTERI:”  Është e rrezikshme të keshë të drejtë, kur qeveria të kafshon”. Dhe sikur aty nëpër faqet e librit,  më fanepset BERTOLD BREHT që thotë:” Nëse ne luftuam dhe u mundëm prej padrejtësisë, kjo nuk do të thotë se padrejtësia ka të drejtë.” Tek BREHTI qendroj dhe pak, jo për të koregjuar atë,  po për të bërë me të një polemikë luajale: BEDRI ÇOKU dhe gjithë shokët e burgosur me të, luftuan me padrejtësinë dhe, sado”padrejtësia qe mizore e naziskine”,  ata e mundën atë.Duke i personalizuar këta heronj,  metaforikisht i kam quajtur”beton”. Mashinkën toturuese që spekullonte në emër të popullit dhe vriste e priste duke shkelur edhe ligjet e kushtetutës (palo kushtetutë e quante një çam,  miku im nga MARGLLIÇI  i ÇAMËRISË), i kam personalizuar në”vesë nekrofile”. Se vesa nuk ka çfarë i bën betonit. Si në filmat”multiplikativë” ku i vogli, gjithmonë e mund të madhin. Kjo përqasje imja është veç analogjike,  po kur shoh njerëz si BEDRI ÇOKU, si SKËNDER DAJA, DERVISH BEJKO, PAL ZEFI, HAJRI PASHAj, LAÇKON, ZEF ASHTËN dhe lista vazhdon. Ranë nga plumbat e diktaturës, SKËNDER DAJA, DERVISH BEJKO, PAL ZEFI, HAJRI PASHAJ dhe duket sikur ata plumba dhe ty ta çajnë tej përtej mushkërinë. I gjithë ky terror vetëm për të mbjellë frikë. Po atë që aq bukur e ka thënë nobelisti francez, ANATOL FRANS:” Aty ku është vuajtja dhe hidhërimi, aty është fitorja dhe guximi”, BEDRI ÇOKU dhe bashkëshokët e tij,  e kthyen në një fakt triumfues; BEDRI ÇOKU me thikë çau dorën për të gatitur flamurin pa yllin komunist. Pas tij,  siç ndodh sot me ata që mbajnë radhën për vaksinën,  vullnetarisht dhe me  ndërgjegje vetmohim, e lyen një çarçaf jorgani, një listë e gjatë të burgosurish dhe flamuri i fitores rrahu flatrat si një sfidë e triumfit të”betonit” mbi”vesën”nekrofile të diktaturës. Ndalem në këtë moment dhe ja tek më shfaqet MJEDA me sonetin “LIRIA”:”… dhe lart në maja/bukuri madhore/ hapi flatrat e tmerrshme/me thonjë të harkuem/ SHQIPEJA ARBNORE”. Nuk gjen kund një fitore kaq dhëmb për dhëmbë midis të mirës e të keqes. Sa e ndjej veten mirë si lexues nga kjo betejë për jetë a vdekje.

Më vjen mirë që”vesa nekrofile” u shpërbë, për mos ia parë më bojën kurrë.

Duke e mbyllur këtë ese për librin e BEDRI ÇOKUT”Kryengritja që tronditi diktaturën”.e uroj autorin për librin me kaq vlerë dhe e mbyll.për mos t’u bërë i mërzitshëm. Thonë që tek TEMPULLI I DELFIT është gdhëndur një sentencë:”Ruaj masën!”. Atë sapo e bëra.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok