Vënja e shtetit në rrezik nga Albin Kurti!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Pa dyshim, ai që ngritet kundër Amerikës, BE-së dhe NATO-s duhet të jetë më i forti ose më i krisuri në botë, ose duhet ta ketë ushtrinë më të fortë dhe më të përgatitur në botë ose duhet të jetë abnormal dhe sadist i llojit të vet, i cili është i gatshëm të shkelë mbi kufomat e policisë së shtetit që drejton për të kënaqur egon e vet personale!

Realitet i dhimbshëm për Kosovën

Sa do të drejta t’i duken veprimet e veta Albin Kurtit, duhet të jenë shqetësuese për kryeministrin e vendit tonë, kur të gjitha qendrat e vendosjes i kundërshtojnë ato dhe dalin hapur në përkrahje të serbe të Vuçiçit në veri të vendit!

Shqetësuese dhe e rrezikshme për vendin tonë është kur i dëgjon të gjitha shtetet mike të Kosovës të dalin në mbrojtje të serbëve të Kosovës!

Ky realitet i dhimbshëm për Kosovën nuk erdhi rastësisht!

E gjitha erdhi nga kryeneqësia e njeriut më të “fortë” në botë, Albin Kurtit, i cili asnjëherë dhe për asgjë nuk i përfilli kërkesat e miqve perëndimorë, në veçanti të SHBA-ve, të atyre që na shpëtuan nga shfarosja, na sollën lirinë dhe pavarësinë e shtetit tonë!

Është e shqetësuese kur i dëgjon të gjitha shtetet e QUINT-it pa përjashtim duke e dënuar ‘Qeverinë e Kosovës’ në vendosjen e kryetarëve të rinjë (pa legjitimet zgjedhor) nën masa të dhunshme dhe me forca të mëdha policore.

Mjafton të dëgjosh deklaratat e zyrtarëve perëndimor pas ngjarjeve të fundit në veri për të kuptuar shkallën e rrezikut para të cilit ndodhet Kosova. Të gjithë janë në të njëjtën vijë të kundërshtimit, në të njëjtën vijë kundërshtuese janë edhe ato të qendrave tjera të vendosjes në botë, përkatësisht të NATO dhe SHBA.

Pra sipas zyrtarëve perëndimorë ‘masë e dhunshme’ konsiderohesh nëse ju imponohesh si kryetar shumicës që nuk të kanë votuar.

Bojkoti i serbëve i filluar tashmë një kohë të gjatë nuk është zgjidhur me zgjedhje. Këtë e di fare mirë Albin Kurti i cili fillimisht nuk i dëgjojë ndëkombëtarët për problemin e shkaktuar me ‘Targat’ duke bërë veprime aventureske në veri. Këto verpime të pamatura politike, i dhanë një alibi serbëve në veri për tensionimin e situatës me barrikada dhe tërheqje kolektive nga institucionet shtetërore në të gjitha nivelet, duke përfshirë prokurorët dhe gjyqtarët bashkë me të gjithë shërbyesit civil.

Albini sikurse që nuk i dëgjojë miqtë ndërkombëtar për çeshtjen e tragave, nuk i degjojë as për mosmbajtjen e zgjedhjeve që nuk prodhojnë legjitimitet në veri. Duke e ditur mirë Albin Kurti që serbët e Veriut nuk i pranojnë kryetarët që nuk i kanë zgjedhur vetë, i dërgoi atje me dhunë, për të nxitur dhunë. Serbia është duke e shfrytëzuar çdo hapësirë që Albin Kurti po ua mundëson me politikat e mamatoreske dhe avantureseke.

Albini më i forti apo më i krisuri në botë!?

Nuk e di dhe as që mund ta akceptojë “guximin” një kryeministri që injoron të gjitha shtetet mike, shtetet më të fuqishme të botës nga të cilat varet sovraniteti dhe ekzistenca e shtetit tonë në përgjithësi!

Të mos i dëgjosh dhe t’i kundërshtosh më të fortët e botës, duhet të jesh më i fortë se ata ose ndryshe, duhesh të jeshë i krisur dhe abnormal!

Ndoshta Albinit i duket se e ka një intelegjencë tepër të lartë, por po (vet) mashtrohet keq, se “çdo herë keziston dikush që është më intelegjent sesa ti” (F.Z). Në fakt, Albini nuk është më intelegjenti sikurse që nuk është më i forti në botë, për shkak se intelegjenca e një drejtuesi shtetërorë duhet të jetë në përputhje me forcën ushtarake dhe ekonomike që posedon shteti që drejton!

Vënja në rrezik e shtetit nga kryeministri janë pasojë e gjykimit të gabuar, paaftësisë qeverisëse, mungesës së ndërgjegjës dhe e dashurisë për vendin, nga mbivlerësimi i vetëvetes apo mendjemadhësia e të qënurit në krye të qeverisë së një gjysëm shteti!

Nuk ka gjë më abnormale sesa të sillesh si supërfuqi botërore pa u bërë akoma shtet! Nuk ka absurditet më të madh sesa t’i tregosh “muskujt” e një skeleti shtetërorë kundër një supërfuqie botërore siq është Amerika dhe NATO!

Të ngrihesh kundër Amerikës, të injorosh këshillat e tyre është njësojë sikur të ngrihesh kundër krijuesit (Zotit). E ai që ngrihet kundër krijuesit të shtetit të vet duhet të jetë i krisur dhe abnornal ose duhet të jetë i ngarkuar me mision për shkatërrimin e shtetit!

Pa Amerikën, jo vetëm Veriun, do ta humbim edhe shtetin në tërësi!

Çdo përplasje me SHBA-të do të jetë katastrofale për Kosovën!

Vënja e shtetit në rrezik nga Albin Kurti duhet të dënohet nga të gjithë!

Florim Zeqa

29.05.2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok