09/11/2024

Qeveria Kurti ra sot!

0

Nga Kimete Berisha

  1. Albin Kurti i përdori edhe ushtarët e KFOR-it për t’u flijuar për egon e tij të sëmurë.

Derisa policë e ushtarë përballeshin me dhunën e bandave serbe, dhe të shtrirë në asfalt  i lidhnin plagët, kryeministri Kurti pinte birra në Pejë.

A ka simptomë më të rëndë se kjo, që tregon për gjendjen e një kryeministri, pa ndjenja, që freskohet me birra derisa policë e ushtarë digjen në flakë.

  1. Albin Kurti është bashkëfajtor për sulmin e bandave serbe ndaj ushtarëve të KFOR-it.

Ai do bum.

Do gjak.

Do luftë..ku për të vdesin të tjerët.

Ai mendon se ushtarët nuk duhet të rrinë kot, duhet ta arsyetojnë rrogën e tyre…!

Me gjak gjjthmonë e ka ‘përtrirë’ partinë e tij!

– Kësaj radhe, bota e pa se çfarë hataje do ta bënte sikur ky të kishte ushtri.

  1. Aq shumë e ka motivuar Lëvizjen e tij kundër Amerikës, të cilën me urrjetje të madhe e quante ‘Amelikë’, sa që dy mjeranët e tij (kryetarët e komunave veriore) me indiferencë superiore refuzuan ftesën për takim të ambasadorit amerikan.

Kush është këtu superfuqia!

Ai që është Amerikë, apo ai që e refuzon Amerikën!

– Në çmendinë je i lirë ta konsiderosh veten ‘njeriu më i fuqishëm në botë’!

A e kuptoni çka do të thotë për neve që njëfarë Atiči e refuzon Amerikën në emrin tonë! !

  1. Albin Kurti e di se Kosova pa mbrojtjen amerikane nuk mund të ekzistojë.

Prandaj, gjithmonë e ka mohuar shtetin e Kosovës, derisa e ka marrë në dorë që ta zhbëjë me duart e veta.

  1. Ky sillet sikur e ka personale me Amerikën.

Sikur Amerika po e pengon madhështinë e tij.

Ky dhe Amerika.

A kupton shqip?

Jo Kosova dhe Amerika.

Por, ky do që të thuhet se ‘Amerika u hidhërua me Albin Kurtin’.

Këtë do Albin Kurti, një armik të madh që ta bëj të ndjehet ‘më i madhi’ i të gjitha kohëve!

  1. Asnjë superfuqi botërore nuk e injoron Amerikën.

Ghithkujt Amerika i duket e madhe, superfuqia e botës, përveç Albin Kurtit e Vjosa Osmanit.

Ata i tregojnë Amerikës se si duhet të sillet dhe çfarë duhet të thotë.

As Rusia as Irani…askush në botë nuk e injoron Amerikën, përveç  Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.

  1. Albin Kurti në emrin e Kosovës i refuzon këshillat zyrtare të Amerikës.

Dhe jo veç që i refuzon, por edhe tallet me ta.

Kjo tallja e tij serike dhe cinizmi i neveritshëm me perendimin, e ka nervozuar Amerikën.

Amerika e sanksionoi Kosovën, duke e përjashtuar nga ‘Defender Europe’.

Tha se më nuk ka disponim të merret me një idiot që luan me zjarr, me ymyd që zjarrin ia shuan KFOR-i

Por, ta sanksionosh Kosovën për Albin Kurtin – nuk më pëlqen.

Qeveria e Kosovës mund të trajtohet si luftënxitëse, armike e paqes, provokatore…

duhet të sanksionohet Albin Kurti drejtpërdrejt, sepse ai e ka vendin në Listën e Zezë të Amerikës.

  1. Presidentja Osmani është e magjepsur me Albin Kurtin aq shumë, sa që po e jep Amerikën për të.

E burri i saj, bisbiq, e shfrytëzon uniformën e ushtrisë inekzistente për t’u ndjerë burrë në paqe.

Më i mjerë se ai është veç Faton Peci, i cili zgërdhihej në Leposaviç me kryetarin e ri, dhe e quante ‘Sherifi i ri në qytet’…

E kryetari  shqiptar i serbëve, i frustruar e i ngazëlllyer shkoi në zyren e komunës dhe bujti atje…prej tutës!

  1. Nuk e di unë çka thithin paramilitarët e Albin Kurtit që po ia tregojnë Amerikës vendin.

P.S. ‘Libri i proverbave’ thotë se s’ka armik më të madh në jetë se sa arroganca dhe vetëbesimi i tepruar.

https://www.facebook.com/kimete.berisha

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok