26/05/2024

Une nuk votoj ne Tirane po e due Tiranen e lire!

0

Nga Nikoleta Kovaçi

Mjafton vetem me pa se si Erion Veliaj ka kap mediat ne kete vend, per me kuptue lehtesisht se si jane te kapuna prej tij institucionet qe vegjetojne ne Tirane: qe nga ambasadat e deri te SPAK! Une s’di te kete nje kioske ne Tiranen tone qe nuk asht ne doren e tij, e çfaredolloj misioni te jete ajo! Tentakulat kriminale te uzurpimit te krejt frymes se Tiranes tregojne se kena te bajme me nje kapes te çdo personi qe sherben ne keto kioska, diku si mundesi me frymue vete e diku si zgjatim i kapjes se paleshueshme nga Veliaj dhe makineria e tij prej ushtaresh te betuem…

Tirana asht vendi ku nderthuren krejt fatet e njerzve te ketij vendi! Kaq sa kena mbet! Ktu derigjohen probleme, mendesi, nevoja dhe profile gjithfaresh! Flas per njerezit normal qe mund te kthehen nji here te vetme tek vetja e te thone: sod do mendoj me mendjen teme per vedi! Nuk po i perfshi ne kte grupim kriminelet me mburoje shtetnore, vrasesit me pagese me pajime pushtetore dhe kapot e organizatave gjaksore kriminale qe gjenden neper vila miliona euroshe si ortaket e sundues te qeverise se Edi Rames!

Per Tiranen lypset nje njeri sa Tirana, sa Tirana e ktyne po edhe sa Tirana jone! A gjendet? Sigurisht qe po! Sigurisht qe ka! Askush s’mundet me e shkaterrue qenien nese nuk do vete! E nese na perballena me qenie gjysmake qe asht farketue bodrumeve te bashkise e kryeministrise, ata jane ashtu me dashjen e tyne! Tirana ka nevoje per shpirt per te mund djallin, ka nevoje per zemer me mund stomakun, ka nevoje per vizion me mund harbuterine e rrenimin, po ka nevoje edhe per Fjalen, ate ta pathanmen…

Une s’votoj ne Tirane po e dua Tiranen! Te lire, te qete, te pavjedhun e te parrenueme! Asht vendi ku gjysma e shqiptareve jetojne bashke, me dashje, padashje, me hatermbetje, gjykime, paragjykime, brryla, sterkamsha, tue u dashte ne sy e pershty mas sysh; ama ne nje moment, kryesisht frike, ia hapim dyert shoshojte, ia ngjesim doren fqinjit, qe s’i kena fol kurre, e madje i biem deres se nje te vetmuemi me e dite a asht ende gjalle… Tirana nuk asht mundesia me jetue, siç jane rrejt njerzit, por asht mundesia me bashkejetue nepermjet saj si kerkund tjeter ne Shqipnine e rrenueme nga hajna te mrendshem e dashakqinj te jashtem!

Ndaj per Tiranen dhe me Tiranen duhet ba kujdes!  Tirana asht e semure, e naperkamun, e shtypun, e dhunueme, e copetueme e me kufij te percaktuem nga nevoja droge e trojesh! Tirana do ç’ka asht e saja; do drite, qiell e liri! Kushdo qe e do Tiranen ma se paku duhet me e dashte poltikisht! Ndryshe oktapodi i bashkise, i drejtuem nga kapobanda e qeverise do jene ktu e kamkryq!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok