08/11/2024

Të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë

0

Nga Prof. Blerim Latifi

Gjithmonë ka dy mënyra për ta ndryshuar sjelljen politike të tjetrit: njëra quhet arti i të bindurit, tjetra detyrimi me forcë. Aktualisht ne nuk i kemi në dispozicion asnjërën prej këtyre mënyrave për t’i bërë serbët e Kosovës që të ndryshojnë sjelljen e tyre në raport me shtetin e Kosovës.

Nuk i bindim dot, sepse për ta shteti i Kosovës është një krijesë e përkohshme dhe në të ardhmen Kosova sërish do të bëhet pjesë e Serbisë edhe praktikisht.

Nuk i detyrojmë dot, sepse ushtarakisht nuk jemi në gjendje t’i detyrojmë, por edhe sikur të ishim, vështirë se do të na mirëkuptonte bota perëndimore.

Çfarë duhet bërë në situata të tilla kur as me t’mirë e as me t’keq nuk mund ta zgjidhësh një problem?

Parasegjithash duhet filluar me premisën se kur nuk ka rrugë të shkurtër, duhet t’i biesh rrugës së gjatë, e në rastin për të cilin po flasim rruga e gjatë është zhvillimi e fuqizimi i shtetit.

Pse kjo është rrugë e gjatë?

Sepse kërkon mund të jashtëzakonshëm kolektiv dhe atdhedashuri të llojit si të hebrenjve. Edhe pas 74 vitesh të formimit të tij, fqinjtë arabë nuk e pranojnë ekzistencën e shtetit të Izraelit, por asnjëri prej tyre nuk ia mban t’ia mësyj asgjësimit të tij, sepse e di se çka e pret: një katastrofë edhe ma e madhe se Lufta e 6 Ditëve e vitit 1967.

A jemi të aftë që një lloj vizioni të ngjashëm ta ndërtojmë për të tashmën dhe të ardhmën e shtetit tonë?

Me kët’ elitë politike që kemi dhe me kët’ nivel të mjerë kulture që kemi, vështirë të japim përgjegje pohuese në kët’ pyetje.

Si kompensim për mungesën tonë politike e kulturore, na mbetet të besojmë në atë që Konica e quan “fatbardhësia e rasteve historike”. Por të besosh në fatin e mirë, nuk do të thotë edhe ta sigurosh atë.

___________

Ditë e premte. Njëra ndër ditët më të ngarkuara në Prishtinë. Komuna çohet dhe e bllokon qytetin. Shto kësaj situatën kur çmimet e naftës janë në kulm dhe pritjet me orë në kolonat e makinave, natyrshëm ua dyfishojnë koston e derivateve qytetarëve e bizneseve. Siç duket kanë vendos që ta çmendin kët’ shoqni. Sepse një shoqni, ashtu si edhe individi, çmendet kur gjithë kohën eksperimentojnë me të. Sepse eksperimenti e traumatizon edhe kafshën, e jo më njeriun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok