22/12/2024
u6_Pal-Necaj-Vdekja-Bosit

– Te pushkatuarin ne kohen e luftes, e fali Zoti dhe une e takova dekada vjet pas…-

Nga Pal Neçaj, NY, USA

Ne kujtesën e fëmirisë ruaj të freskët kohën e luftës Nacional Çlirimtare në Shqipëri. Me duket sikur i kam akoma parasyshë diskutimet, debatet dhe kundërshtit që bëheshin. Ato ishin kudo: në familje, në lagje e fshat në mes të kushrinjëve, shokve dhe miqve për qëndrimet pro dhe kundra partizave të cilët luftonin për të shporrur pushtuesit nazifashist dhe çlirimin e vendit.

Ajo që më ka lane gjurmë të pashlyar në kujtesën time ne at moshe të re, padyshim ka qënur beteja e përgjakshme në mes të forcave të një brigade partizane dhe kundërshtarve antikomunist të luftës N. Çl, në qafën e “Pakalueshme” të një zone të thellë të veriut.

Qafa në fjalë ka emer tjetër, por sipas gojëdhënave, ushtritë osmane nga që aty nuk kalonin kurrë paluftë e quajten ashtu. Madje disa raste janë thyer me turp dhe detyruar të kthehen nga kishin ardhur. Madje thuhej se ne hartat e tyre shenohej: “Qafa e Zezë ose Qafa e Pakalueshme” etj. Ndajë në këtë tregim po e shkruaj me atë “emer”.

Ka qënë dhjetëditëshi i dyte i Nëntorit vitit 1944. Në këtë qafë, rreth 500-600 forca civile, te armatosura nga disa krahina e bajraqe, në përgjigje të kushtrimit të parisë, drejtuasve ballist dhe zogist, kishin zënë prita brigatës partizane, e cila po marrshonte në drejtim të Shkodrës.

Në këtë betejë të pa kuptimtë, ku po i dredhin gjakun shqiptartë njëri tjetrit, pati të vrar’e të plagosur nga të dyja paltë. Pas’asaj tragjedie, brigada partizane u tërhoq mbrapa.

Qellimi i tërheqjes ishte jo vetëm riorganizimi i saj, por kërkesa për ndihëm prej një bigade tjetër. Që për pak koh’u bën bashkë dhe rifilluan mësymjen ofensive jo vetëm ndëpërmjet asaj me emer “Qafe të Pakalueshme”, por thuajse nga të gjitha drejtimet.

Nga ana tjetër forcat nacionaliste apo bashibozuke, sikur u quajtën ato më vonë, duke mënduar me naivitet:

“U thyen komunistat dhe nuk vinë kurr më n’ato krahina”!, lëshuan pritat dhe shumica dërmuase u shpërndanë duke u kthyar në krahinat e bajraqet e tyre. Ndër të fundit që do të largoheshin nga ajo betejë ku shqiptartë vrane njëri tjetrin, ishin katër djem të rinjë nga një fshat i vogel i asaj zone.

Ishte afëruar nata e 23 Nëntorit, kur këta djem kishin bërë rreth 4 orë rrugë në këmbë dhe po kalonin ura e lumit afër fshatit tyre. Krejt në befasi takohen me skuadrën pararoje partizane të brigades që i kishte ardhur në ndihëm asaj me të cilën forcat nacionaliste ishin gjakosur në betejën e zhvilluar para dy tre ditëve.

Skuadra kishte zbritur nga bjeshka, për t’u dalur nga prapa kundërsharve. Partizantë e pararojës me shpejtësi i rrethuan ata djem i ç’armatosten, i lidhten dhe pa asnjë gjykim i pushkatuan në hyrje të fshatit. Ata kriminela, pa asnjë mëshirë, i lënë të katër kufomat të mbytur në gjak, në një gjysëm grop natyrore njëri sipër tjetrit.

Ishte një mrekulli e vërtetë fakti që njëri nga ata djem u “ringjall” nga ekzekutimim dhe do të mbijetonte. Ai djal që doli nga koma e vdekjes është heroi i këtij tregimi.

…!

Dekada pas Çlirimit krejt rastësisht, unë së bashku me një mik timin, u takuam me ish partizanin tani veteran, i cili kishte qënë një nga pjestaret e ekzekutimit të 4 djemve nga fshati i vogël i zonës së thellë të veriut. Miku im e njihte veteranin ndersa unë dhe ai nuk ishim parë kurrë.

Duke pirë kafe, ra fjala për luftën. Ish partizani tregoi në mes të tjerash, për ekzekutimin e sipër trajtuar. Ai pohoj madje dhe lidhur me mrekullin’e shpetimit të djalit malësor.

Biseda e tij me zgjoj mua kujtesën dhe më shtoj kuriozitetin për të gjetur mundësin e takimit me përsonit hero të këtij shkrimi.

…Duke pyetur thuhet se “shqiptari” ka gjetur rrugë dhe ka arritur në Stamboll në kohra të shkuara, ndaj mbijetoj shprehja “duke dvet asht gjete Stambolli“. Ashtu dhe unë duke pyetur dhe hulmtuar arrita dhe takova personazhin e vertetë të tragjedisë kriminale, të ndodhur në vigjile të Çlirimit te Atdheut.

E gjeta në oborrin e shtëpisë, ulur sipër një druri nën hijen e mollës, duke pirë duhan. Kisha mësuar se e quanin Adem Frashni. Ishte një burrë truplidhur, me gjatësi mesatare, me flok të shkurtër dhe që kishin marrë ngjyrë gri nga të thinjurit. Kishte sy të zi me shikim karakteristik që shëndrisnin si gaca. Që në pamje të parë të krijonte përshtypjen e një malësori fisnik dhe krenar.

E pershëndeta dhe duke i shtërnguar duartë njëri tjetrit shqiptova:

– A je Adem Frashni? Ai burr’malësor dhe bujar m’u përgjegj:

-Të paqa me nder, more shok dhe mirse t’ka pru Zoti!.

Pastaj m’ftoi të hynim brënda në shtëpi. Unë pasi hezitova pak se doja që të qëndronim jashtë në hijen e mollës, u binda dëshirës të zotit shtëpisë duke hyrë brënda. Në shtëpi ishte vetëm një vajzë 10-11 vjeçe.

Në dhomën e pritjes, ne njërën anë ishin tre katër karrike dhe n’anën tjetër një qilim leckash sipër të cilit kishte një lëkure ogiçi dhe dy ose tre jasteke anash për t’u pëmbështetur.

I zoti i shtëpisë këmbënguli që unë të ulem sipër lëkurës mbi qilim. Ndersa ai u ulë këmbëkryq sipër një lëkure të vogël qengji përballë meje. Pastaj m’zgjati kutine e duhanit dhe drodha një cingare.

Duke thithur duhan shkëmbyem pyetjet e para me njëri tjetrin për shëndetin, familjen, punën dhe jetën. Mësova se njerëzit i kishte në punët e fermës, kurse vet ai kishte punuar natën dhe po pushonte ditën.

Vajza e thirri Ademin të shkonte në kuzhinë. Sa kuptova kishte valuar ujt e xhezës dhe duhej të pregatiste kafet. Ai mbasi me mori “leje” shkoi atje. Nuk kishin kaluar as pesë minuta kur do të kthehej me një tepsi të vogël në të cilën kishte dy filxhana me kafe që nxirrnin avull dhe dy gota me raki kumbulle të zier dy herë dhe na i vuri përpara.

Në momentin kur po pinim raki e kafe gjeta rastin dhe ju drejtova:

– O burri i malësisë! Prej kohe kam pasur merak të takoi Adem Frashrin dhe të njihem nga afër. Per të mësuar nga goja e tij, historinë legjëndare të kohës së luftës kur u pushkatua vet i katërti. Histori që unë e kam dëgjuar disa herë qysh në fëmiri.

-Po jetën e fatin e njeriut e paska shkrue Perendia, o djal i mirë! E besa e zotit, po koritem, por s’po u njoh, – u përgjegj i zoti i shtëpisë.

Mbasi i kërkova falje, u prezentova, jo vetem vetë si përson, por dhe nga isha e cilës familje i përkisja. Ai pastaj u çelë në fytyrë dhe pohoi se më kishte dëgjuar zërin për mirë mua dhe, veçanarisht prindërve e njerëzve të shtëpisë time.

– A do të keni mundësi të më plotësoni dëshirën dhe merakun tim, duke na treguar mrekulline e shpetimit tuaj pas ekzekutimit, – ju luta heroit të këtij tregimi.

Ademit ju mbush fytyra me gjak, pastaj filloi të zbehet dhe duke marr frymë thellë, fshani me një oooh të zgjatur e u përgjegj:

-Kan kalue vjet shume qysh kur Zoti m’ngjalli nga deka. Nuk kam dasht dhe nuk due t’i tregoi askujt. Nuk due t’i grrithi ato plag t’fatkqsise shqiptare as varrt’e trupi tim , foli ai.

– Jo jo as unë nuk kam për qellim t’i përhapi ato raste tragjike e kriminale të vëllavrasjeve në mes të shqiptaëve të asaj kohe, por më ka shtyrë meraku dhe kurioziteti për ta mësuar të vertetën e asaj tragjedie dhe ju garantoi se nuk kam asgjë tjeter. – i theksova unë.

I mbijetuari nga pushkatimi ndezi cigaren, piu pak raki, rrufiti nga filxhani kafe, pastaj duke më parë drejt në sy tha:

-Tuj besue ty si djal dhe ma shum si oxhak i njohur n’malci se ky rrfim do mesin mjedis ne t’dyve po munohem ta thom pa asnji shmangie…

… Në vitet 1943 e 1944 zona e tij, nga se nuk kishte asnjë lloj rregjimi shqiptar apo të huaj, krejt mileti ishte armatosur. Disa djem që ishin milic e ushtar me italine ikën dhe erdhën të armatosur. Dikush u shkrua si ballist a zogist dhe u dhanë pushkë. Disa dolën malit si partizan.

Ndersa pjesa m’e madhe e djelmise i blenë armet në Shkodër apo Gjakovë. Kështu, nuk mbeti shtëpi pa një, dy dhe tri pushkë, shumë kishin dhe alltia, bomba etj.

Se ishin përhapur fjal’e thëshethëme nga paria, ballista dhe më shume aty afër fshatit tij, nga frati i kishës tyre, se po vinte komunisti, komb robi që nuk e njeh Zotin për Zot. Ky -thonin- është armiku i fesë dhe atdheut, është bashkuar me Shkije (Serbtë) që ne djal mbas djalit jemi vra me ta.

Mbasandaj thonin se “komunistat” e dëtyrojën vëllaun m’u martue me motrën. Pra kush don Zotin, kush don nderin, kujtdo që i dhimbet Shqipëria etj etj duhej të kapin pushkën dhe ta vrasin at rracë shejtani.

Në vazhdim i “Pushkatuari” tregonte se:

Në pesëmbëdhjetëditëshin e dytë të Nëntorit 1944, kishte dalë kushtrimi tradicional:

O hiq kushtrim se erdhi komunisti!

Dhe se në përgjigje të kësaj thirrje, duhej të gjithë burrat kundërshtarë t’kapnin pushkët, për me shkuar n’qafën ku fillon zona. Atje duhej m’i pritur partizant’e pafe me luftë duke i vra dhe duke mos m’i lënur të hynin në zonë, derisa mos të mbesnin asnjë i gjallë!

Ai fliste ngadalë, me thekës të veçantë krahinor dhe me emicione të mëdha. Fjalt’i dilnin me zori athua se i nxirrte nga një grop’e thellë me “grepin e mollës së adamit” e cila gjironte herë duke kaluar poshtë gjoksit dhe herë i ngjitej sipër tek rrënja e gjuhës. Po thuajse mbas çdo ligjerate, lëshonte nga një shfryrje, sikur po shkarkonte një barrë të rëndë nga shpina.

Unë, në mendjen time, kisha vendosur për mos t’i ndëhyrë fare me asnjë pyetje, me synim që të mos t’i ndërprisja fillin e tregimit tij aq origjinal.

Në këtë menyrë ai do të vazhdonte:

-Në përgjigje të kushtrimit kur isha bër’gati të dilja nga shtëpia, nëna ime e mirë do m’ lutej që une, mos të shkoja n’atë përpjekje, në të cilën ose do t’i vritej djali, ose ai do të vrasin ndonjë djal nëne shqiptare të pafajshëm. Madje ajo me paralajmroi se mund të ndodhnin dhe të dyja rastet.

Por une u mundova ta bindja nanen time se nuk mund të ndahesha nga shokët e mij, se nuk mund të fshihesha si grua dhe aq më shumë kur isha edhe i armatosur. E pata perqafuar nanën, të cilës i shkonin lotët për faqe si shiu i asaj vjeshte dhe, u largova duke m’u dridhe buza nga mallgjimi.

Tek ura e lumit, Ademi ishte takuar me bashkëfshatartë e tij qe po prisnin të tubohen të gjithë. Dhe nga aty, mbasi kishin bërë rreth katër orë rrugë në këmbë, ishin bashkuar me forcat e tjera në vendin e duhur. Organizatorët antikomunist’i kishin vendosur në pozicionet luftarake

Ai pohonte se nuk kishte kaluar shumë kohë, kur drejtë qafës do t’vinte skualoni partizan i brigadës sulmuese. Pa asnjë para lajmrim partizantë kishin hapur zjarr ndaj tyre. Ata kishin sulmuar me pushkë, mitraloza dhe me topa e mortaj.

Sigurisht dhe forcat kundërshtare ishin përgjigjur me zjarrin e pushkëve, bombave dhe dy a tre mitraloza që kishin. Beteja ishte zhvilluar e rrebtë dhe me gjakderdhje. Kishte pasur disa të vrarë e të plagosur nga të dyja paltë. Fronti i luftës i cili pandërprerje vazhdonte ditën dhe natën, sikurse pohonte Frani, kishte zgjatur 3-4 ditë.

Të mbijetuari nga ekzekutimi mbas një pauzë, unë i zgjata një cigare nga poketa ime dhe ja ndeza me një çakmak “kinez”. Pastaj ai do të rifillonte se: – nga data 19-20 Nëntor si rezultat edhe i disa forcave e përforcimeve që u kishin ardhur, antikomunistët ishin hedhur në kundërsulm të rrufeshëm.

Brigada partizane duke u ndodhur në situata tepër të veshtira ishte detyrua të tërhiqej nga kishte ardhur. Siç mendonin kundërshtartë naivë: -Për mos t’u kthyer më kurrë!

Nga budallallëku, jo vetëm i shumicës së luftarëve të zakonshëm, por dhe i dejtuasëve të tyre, ata as nuk mendonin apo imagjinonin se brigada partizane mundet t’ishte tërhequr taktikisht për t’u riorganizuar dhe le më për të kerkuar ndihmën e një brigade tjetër partizane. Pastaj të kundërsulmojnë jo vetem ndëpëmjet qafës ku shqiptartë vranë njëri tjetrin, por ndëpër rrugë, male, qafa të tjera dhe thuajse në të gjitha drejtimet. Ashtu siç kishte ndodhur faktikisht.

Forcat antikomunisët t’entuziazmur nga “fitorja” u shpërndanë duke u kthye në shtëpitë e tyre. Në qafën ku u gjakosën shqiptarët me njëri tjetrin lanë vetëm disa djem të rinjë për të vëzhguar edhe për pak kohë. Pastaj edhe ata të ktheheshin në shtëpit’e tyre.

Ndër të fundit që do të largoheshin nga ajo ndeshje e pakuptimët, ishin 4 djemt’e fshatit të vogël të zonës së thellë. Ishte afruar nata e 23 Nëntorit 1944, kur këta djem kishin bërë rreth katër orë rrugë në këmbë e po kthehen në shtëpit’e tyre.

Ata ishin të lodhur, jo vetëm nga rruga e kushtet e rënda t’atyre ditëve, por dhe nga pagjumsia e mosushqyerja etj. Megjithatë tek ata mbizotronte gëzimi, krenaria për “fitoren” dhe të bamat e tyre si trima. Kështu ishte, pak a shumë, gjëndja e tyre mendore dhe fizike, kur po kalonin urën e lumit të vogël me ujë qumsht-bore afër fshatit.

Përan’ures takohen ballpërballë me një grup burrash t’armatosur. Sikurse tregonte Frani, djemt’i kishin menduar se ata burra ishin antikomunista te cilët po shkonin në luftë kundër partizanëve. Ndaj’ i kishin përshëndetur me shprehjen tradicionale:

“Tungatjeta e juaj burra”! (dhe jo m’at partizançen) “Vdekja e Fashizmit”!

Grupi i armatosur ishte skuadra pararojë e brigades që iu bashkua asaj me të cilin djemt kishin luftuar. Ajo kishte zbritur malit të bjeshkës për t’u dalur antikomunistëve nga prapa. Njëri nga partizant, sa duket përgjegjësi, u kthen përshëndetjen dhe do t’i pyeste, me provokim, se nga po vinin?

Djemt menduan se po u japin “sihariqin e fitores”! Tregojnë me mburrje se vinin nga lufta ku kishin vra e shkatruar dhe q… n… komunistave të cilët t’koritur (turpruar) ikën me vrap nga kishin ardhur! N’atë moment komandanti i tyre u jep sinjal shokve, të cilët në mënyrë të rrufshme i rrethojnë të katër djemt’e rinj, i ç’armatosin dhe i lidhin. Ata jo vetëm nuk u bën kurrfarë gjykimi as pyetje për fajsinë a krimin, por duke i sharë me shprehjen “tani partizantë po ua q… n… tuaja” dhe i shtijen përpara!

(Tek po i afërohet paraqitjes konkrete të thelbit të tragjedisë, vura re fëtyrën e ati burri fisnik e cila ishte puprravë e tëra, ku shëndrisnin bulza të vockla djerse). Ai, pasi u lëshoi një sy gotave që gati ishin boshatisur, u ngrit dhe vajti në dhomën tjetër. Pa vones solli një shishe gjysëm litëre me raki kumbulle, rreth 70% e mbushur dhe na i rrafshiti gotat. Kur i takuam gotat dhe pimë të dy nga pak, në ligjiratë të drejtë, Ademi vazhdoi:

-Na lidhën me mjetet tona, mue e nji tjetër me shamia, ndersa dy shoket e tjere me krahtë e çantave që i patën mbi shpin. Na afëruen tek nji gjysem grope, ku dikur ishte kan furre qireqi (gelqerje), por ajo qe mbush deri në gjyst me dhé e kishte vu ledin. Gropa ish vetëm pak hapa nga qoshja e urës ku na kapën.

Aty na rreshtuen të katrve. Katër partizane kan mbushur pushkt’e kur dikush ka than: – zjarr!, -na kan ba batare, na kan pushkatue! Trupat tona mbasi i kan marr secili nga t’gjasht plumat e poçetës dhe kemi ra dekun n’at gjys- grope t’mulue në gjak.

Une i ndjeva tana pushkt qe m’morën pa m’hup mendja. Bile mendova se nuk m’kishin qart. Pse po thom? Se un’e kam ndie kur i tha dikush shoqit: -A thue diqën k’ta armiq të poshtun?

Ai tjetri ia ktheu,

-Besoi se po more. Por për fatin ton t’keq, njani, ndoshta i madhi i tyne, i dha urdhër partizanit t’pashpirt:

– Shko ti (B. S.) dhe, epjau nga nji plum secilit, me pushk ndeshun, qi t’jemi t’sigurt!

Kisha gjasht plag por isha prap me mende t’fort. Isha si gjysem i permysun nga krahi i shmajt, kur pa hic shpirt m’ra pushkë thuejse ndeshur n’gji shpaullës dhe plumi m’doli n’krahnuer para. Ajo pushk m’qiti dekun. At’her kemi dek t’katër, të nxan pjesrisht nga njani tjetri!

Por, more miku jëm, Zoti, lumt na për tà, asht i madh. Ai ka njerin dhe gjithshka n’dorën e ti. Kur don ai t’fal, kur do ta merr jetën, po ashtu edhe po t’ngjallka?!

…Nuk e di sa dekika kam met i dekun, por shpejt m’ka ringjall Zoti! Kam çel syt. Ishte ba nate. Qiella me yje m’u ka perga si magall rrash me prush. Shamia m’të cilln m’pan lidh, ish kan kput nga baruti. Doren e kamën e shmajt mi kish nxan shoqi i dekun nan vedi. Dorën e djatht e gjeta mbi kranuer aty ku ki dal plumi i pushks fundit, dmth maja (sipër) varrs (plagës)s’ shtat qi nxjerrte gjak papra.

E ngeha mas pari doren dhe e nxorra. Masandaj nxorra me shum mundim kam’n. Po m’kujtohet se ç’na kish gjet. M’dual para syve skuadra partizane qi na bani batare. Mora kapuçin (qeleshen) dhe e vuna mbi varrn’e krahnorit përta ndal gjakun. Çova pak kryet dhe pava rretherrotull. Nuk hetova gja t’gjall. Asnji za nuk ndjeva, bile as qet e fshatin nuk lehnin.

Isha i etun per uj sa po plasja! Lumi ish ngat, po zoti ma kujtoi fjaln e nji burri qi kish than i varruemi nuk duhet me pi uj. Jam ngreh zhag (zvarë) jo se do t’pshtoi, por t’paktn mos t’desim t’katr n’at gjysm-grop. Zhag, zhag tuj shty duart para dhe ngre trupin me 7 varr, jam pecjell nga pak. Nuk e di ku m’rrinte shpirti. Nji hap rrug mu dukesh sa dy konop. Nuk e di sa koh kam ba deri kur jam shkue tek shteku i oborri t’shpis ma t’aferme.

Ka leh shum qeni. Po ish koh lufte dhe njerzit i kish kap tuta (frika). Ka dal n’der’e zoja e shpis me pishën e ndezun n’dor. E njohja sa e pava. Me za t’maruam i kam thirr n’emer. Une vetm sa e kam ndie tuj than; – qyqja Ademo! Dhe kam hup.

Jam zgjuar dhe e kam pa veten t’shtrim mbi nji plaf leshi dhe mulue me batani. Varrt i kishin la me bashrakie, u kishin hedh duhan e ndal gjakun dhe mi kishin lidhe me shalla, shamia.

T’gjith njerzit e asaj familje të bekueme, qi Zoti ua shperbleft, ishin rreth meje. Askush nuk fjeti at nat n’at shpi. Dikush kqyrte nga prezorja (dritarja) se mos vinin partizant. Por sa mora vesh ma von, at natë kurrnja nuk kishte ndal n’fshatin ton. Ata dreqn kishin kalue në fshatin tjetr dhe vazhue marrshimin për n’Shkoder.

Kisha hup shumgjak dhe dridhesha prej t’ftoftit. M’aviten te oxhaku qi ish plot me dru dhe zërmi m’bani hajr. E zoja e shpis ma lagte gojën me kos, bile i kam kalue dy tri lug.

N’saba t’drits, i zoti i shpis nisi nji grue dhe vajzën me bucakun e ujit, e nuk di çka tjetr, per t’i heq gjurmat e gjakut qi kisha lan, nga oborri i ti e deri aty ku na vran. Ishte burr i meçem dhe dinte se partizant mund t’ndiqnin pikat gjakut deri ku t’mgjenin dhe mbaronim, jo veç une, por t’gjith.

T’nesrmen m’kan pru nji tas me tamel dhëq (delesh) e kam pi gati gjysen. Me kan dhan mjalt dhe kam hager pak. Masdit von mue m’çuen në shpi tëme. Mënden e kisha t’fort dhe thansha me vedi, Zoti m’ngjalli pas ekzekutimit dhe do pshtoj. Nuk kam me dek tash, do rrnoj sa thot Perendia. Ky mendim me bani m’majt gajret.

Thirrn ropt nji heqim (mjek) popullor nga nji fshat i largt. Erdhi pa pritue. Bani at barin qe e kishte emnin “mehlem” (ilaqi) qi e dinte ai. Me at mehlem t’ba me bare e pëm toke (bimësi natyre), jo vetëm m’i lyente varrt, por dhe me nji tel e kalonte leckn me mehlem çdo ditë, nga nji an n’anën tjetr. Ket mjekim e bante nga dy her n’dit deri sa po mylleshin varrt (plagët)

Për mosta zgat ma teper, bana çdo dit, çdo jav e ma mir. Kshtu mbas dy mujve ose bash n’fund të Janarit 1945 jam kan shndosh plotsisht tuj mos met sakat nga asnji pjes e trupit.

Mbasi u Çlirue Shqipnia e u vendos qeveria komuniste, une nuk bana asnji ankim. E kisha t’kjart se komunistat nuk m’shfajsonin. Qebesa as ata nuk m’kan luftue shume.

Bile m’dhan lejen dhe erdha në kët Fermë. Ndertova kët shpi qi po e sheh ti sot. Jena rahat, pa telashe. Punojm e ham buk si tan puntort e tjer…Per këtgja t’kam than se nuk due t’i ndien askush këto vuajte tona. Je i pari njeri qi ta hapa zemren. Ky asht gjithai kjamet qi kalova.

Ky paska kan fati i jetes tëme qi Zoti ma ka shkrue me doren e tij”!!

-Nga libri “VDEKJA E BOSIT´`; Kristalina KH, Tirane 2019-

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok