21/12/2024

T’i themi JO planit të Macron për integrimin!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, edhe në cilësinë e kryetarit të radhës së presidencës së BE-së, ka propozuar që të krijohet një paradhomë e Bashkimit Europian me disa vende që do të jenë në pritje si vende të asocuara! Sipas këtij plani, këto vende do të ndihëmohen me financimet europiane, por nuk do të bëhen për një kohë të gjatë anëtare të BE-së! Këtë projekt e pranoi me kënaqësi që ditën e parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama!

Por ky plan është i rrezikshëm për Ballkanin e sidomos për Shqipërinë, Kosovën e shqiptarët, për disa arsye:

  1. Nuk i përmbahet parimit themelor të respektimit të demokracisë në këto vende. Lejon që Shqipëria, Serbia e ndonjë vend tjetër të vazhdojë të kenë një qeverisje autoritare dhe anti-demokratike. I jep kurajo këtyre qeverisjeve të shkelin të drejtat e njeriut, liritë themelorë të tij, lirinë e shprehjes, të shtypit, të grumbullimit e të protestës, lirinë e pronës dhe të përdorin dhunën kundër qytetarëve! Shteti i së drejtës do të vonohet dhe një drejtësi e vonuar do të jetë edhe më tej një drejtësi e munguar për qytetarët tanë! Shkurt, mafia dhe krimi do të vazhdojnë të fuqizohen!
  2. I jep shansin projektit serb të Open-Balkan që të implementohet në praktikë. Kjo sepse mungesa e vëmendjes europiane do të zevendësohet me iniciativa të tilla pro-serbe e pro-ruse! Franca duhet të ketë një marrëveshje konspiracioni për këtë me “vëllezërit” rusë dhe serbë! Open-Balkan do të shërbejë si mjet i zhbërjes së shtetit të Kosovës. Atë që Franca nuk mundi deri tani ta realizojë me ndarjen de facto të Kosovës në qershor 1999 në vijuën e Lumit Ibër, përpiqet ta realizojë përmes “dhomës në pritje të vendeve të asocuara” për në BE! Kjo është arsyeja kryesore pse Edi Rama e pranoi me shpejtësi e kënaqësi propozimin francez.
  3. Me inicviativën e saj Franca dëshiron të fitojë kohë dhe shpreson se koha do të jetë në favorin e saj për t’u akomoduar si aktore me influencë në rajonin e Ballkanit. Ajo këtë iniciativë në fakt e drejton kundër Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe, të cilat ndryshe nga Parisi kanë caktuar ndërmjetës të tyre në zgjidhjen e konflikteve në rajon! Prandaj dhe angazhohet për statuskuo në konfliktet ballkanike, për t’i shndërruar ato në konflikte të tipit Palestinë-Izrael!
  4. Parisi zyrtar përmes presidentit Macron me këtë projekt angazhohet gjithashtu që t’i japë një shans tjetëer Rusisë për të qenë e pranishme në influencën e ndikimin e saj në Ballkanin Perendimor! Për momentin Rusia është plotësisht e dështuar në projektet e saj për Ballkanin. Franca dëshiron që koha që fitohet të përdoret edhe nga Moska për interesat e saj. Kjo do të thotë se Franca dëshiron sipas traditës ta ndajë ndikimin e vet me Moskën në Ballkanin Peërendimor!

Shqipëria, Kosova, shqiptarët, politika, inteligjencia, akademikët, mediet, opinioni publik të gjithë ne, duhet të ngrihemi dhe t’i themi JO këtij projekti shkatërrues për kombin tonë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok