21/11/2024

Thirrja e Edi Rames per konference nderkombetare per Kosoven eshte e rrezikshme!

0

Nga Enver Bytyçi

Sot kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, ne konference shtypi me presidentin e Keshillit te Europes. Michel, kerkoi qe te mblidhet nje konference nderkombetare, ne te cilen Albin Kurti dhe Aleksander Vucic te ngujohen derisa te bien dakord per zgjidhje te konfliktit.

Nderkaq vete konfliktin e percaktoi si produkt te etjes per pushtet te te dy protagonisteve te lartpermendur, kryeministrit te Kosoves dhe presidentit te Serbise.

Ne keto dy deklarata ka dy probleme serioze, me te cilat zoti Rama luan rolin e anti-kosovarit dhe pro-serbit. E para: – Nje konference nderkombetare per konfliktin Kosove-Serbi eshte e rrezikshme, sepse con ne situaten e para 17 shkurtit 2008. D.m.th e kthen statusin e Kosoves para asaj date. Pra, e zhben pavaresine e Kosoves dhe i krijon kesisoj Beogradit te shtroje te gjitha alternativat e zgjidhjes, prej statusit te krahines e deri te ndarja. Kjo strategji eshte e njohur dhe per kete kane insistuar lideret serbe gjate 15 viteve. Sot Edi Rama jua rikthen kete mundesi. TURP!

Me daten 1 shkurt 2019 kete ide e kishte dhene edhe kryeministri i atehershem, Ramush Haradinaj. Por gjeti kundershtimin e plote te te gjithe aktoreve dhe faktoreve ne Kosove. Kosova gjendet para nje rreziku serioz ne rastin e organizimit te kesaj konference. Rama luan me konfliktin ne veri te Kosoves me kete propozim. Aq sa te shkon mendja se Vucic qellimisht i tensionon marredheniet Kosove-Serbi, qe ta detyroje bashkesine perendimore te organizoje nje konference te tille. Por para bashkesise perendimore ka nxit per kete Edi Ramen.

Se dyti, Kur Rama thote se Albini e Sandri po luajne per kapital politik ve shenjen e barazimit ne faj e pergjegjesi per te ty keta. D.m.th po aq sa qenka fajtore Serbia, qenka fajtore edhe Kosova per ate qe ndodh ne veri te vendit. Ky arsyetim shkon ne justifikimin e propozimit per konference nderkombetare per zgjidhjen e konfliktit. D.m.th, meqenese te dy vendet jane fajtore, atehere konferenca duhet ta filloje diskutimin nga zeroja dhe te realizoje nje produkt. Produkti ne kete rast shkon ne favor te Serbise.

Zot na ruaj nga kryeministri i Shqiperise, sepse nga presidenti i Serbise ruhemi vete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok