11/12/2024
Edison-Ypi2

Nga Edison Ypi

Musai është pronar i një biznesi.

Biznesi i Musait punon si sahati i hoxhës. Hapet dhe mbyllet në orare precize. Asnjë problem, asnjë ngatërresë nuk ka Musai në biznesin e vet. Vetëm qetësi, rregull, mirsjellje, pastërti.

Musai ka tre djem. Njëri më i mirë se tjetri.

Tre djemtë e Musait ndihmojnë babain, merren me furnizime, ruajnë rendin, qetësinë, pastërtinë.

Në pak vite, tre djemtë e Musait u martuan njëri pas tjetrit.

Vijnë e ikin partitë, ndërrohen pushtetet, Musai, biznesi i Musait, djemtë e Musait, për bukuri.

Musai me gruan e vet dhe me djemtë e vet, bashkë me nuset dhe fëmijët e vegjël, pas punëve dalin shetitje, pijnë kafe, bëjnë muhabet.

Me Musain i kam dy pare muhabet.

E pyeta një ditë Musain,

-O Musa, të lutem më thuaj, cili është sekreti, që biznesi yt, familja jote, shkojnë të gjitha vaj, nuk keni asnjë problem. Të rinjtë e sotëm rrinë gjithë kohën nëpër kafene, nëpër bingo, thithin hashish, s’bëjnë asnjë punë. Si e ke zgjidhur ti këtë problem me djemtë e tu që janë aq puntorë, aq të displinuar, aq familjarë ? Çfarë magjie u ke bërë ti djemve të që s’bëjnë gëk por vetëm zbatojnë përpikmërisht urdhërat e tua ? Si ka mundësi që djemtë e tu nuk luajnë lloto, nuk venë në disko, nuk bëjnë sherr, nuk thithin hashash, nuk i ndal policia, nuk i budallalleps shoqëria, nuk i vret shoku, nuk ja than trurin Fejsbuku ? Të lutem ma trego këtë sekret.

-I kam zgjidhur me kohë këto probleme, tha Musai. Me mua dhe djemtë e m’i ska policira, fejsbuka, droga, dhe të tjera. Ua kam bërë të qartë se i pari nga djemtë që do ma bëjë fjalën dysh, do ta vras me dorën time. Pasi ta vras të parin, nëse njëri prej të dyve që do mbeten gjallë ende nuk do ketë zënë ment, do ta vras edhe atë pa mu dridhur dora. Po kështu do veproj edhe me të tretin. Skanë ç’më duhen as mua as vetes së tyre nëse s’më binden. Edhe kopeja e deleve e ka një dash me brirë që i prin. Dashi i familjes time jam unë. Deshët e familjeve të tyre janë djemtë e m’i.

-Domethënë ti Musa nuk pret që djemtë e tu t’i vrasi shoqëria, fejsbuku, policia, droga, kafeneja, por i vret vet ?

-Po. Pa më lëvizur qerpiku. Këtë e di unë më mirë se e ka ditur babai im. Duhet ta dinë djemtë e mi më mirë se unë, më mirë se djemtë e m’i, nipat e m’i.

-Mos u tut Musa. Vriti vet po e kanë hak. Është mënyra më e mirë që ti, djemtë e tu, dhe të gjithë shqiptarët, të jetojmë në paqe e qetësi për të mirën tonë dhe të brezave që do vinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok