14/12/2024

Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti

0
u1_Edibe-Selimi-Osmani

Shkruan Edibe Selimi-Osmani

Sa i përket  vallëzimit popullor shqiptar  të dhëna të dokumentuara për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet   kultura e lashtë e qytetërimit  ilir,prandaj është më se e domosdoshme ta hulumtojmë  substancën e  lashtë dhe  etnogjenezën e të parëve tanë të hershme  të tyre.

Tetovarët trashëguan kulturë që nga antikiteti. Sot Valltarja IlireMenada  është simbol  qyteti.

Valltarja e Tetovës apo Menad,u gjet gjatë gërmimeve arkeologjike të bëra më 1933, në afërsi të Çeshmes së Balezës.Kjo shtatore trupore  e bronzit,daton që nga periudha ilire   shekulli VI para erës se re. Është me dimensione 9,4 cm. e gjatë dhe 4 cm e gjërë. Valltarja Ilire, e përfaqëson Tetovën dhe gjendet në Muzeun Nacional të Shkupit.

Menada,lloj nimfe,pasardhëse e Zotit  Dionis,  të verës dhe plleshmërisë.

Sa i përket  vallëzimit popullor shqiptar  të dhëna të dokumentuar për Tetovën me rrethinë nuk kemi. Në të mirë të këtij problemi flet   kultura e lashtë e qytetërimit  ilir,prandaj është më se e domosdoshme

ta hulumtojmë  substancën e  lashtë dhe  etnogjenezën e të parëve tanë të hershme  të tyre.

2

Burime nga autorëtantik

Veshja e Valltares Menada

Në kokë ajo ka të vendosur një kurorë me grurë, dhe rreth belit mbështjellur  me gjarpërinj[1] që lëpinin  faqet e tyre. Shpesh menadat ishin të përfaqësuara me një gjarpër[2] në flokët e tyre, si shërbëtoretë Dionisit.

Vallet mistike: Nimfat, që ishin motrat e Dionisit të ri, janëmenadat e para. Këta gra kanë qenë pasardhëset e para të  kësaj Perëndie. Sipa legjendës kur Dionisi, nëpërmjet ritit do t’i ngjallte, ata bijnë në ekstazë,e humbin vetëdijen,egërsohenluajnë,vallëzojnë nëpër fusha e male. Duke e thirrur emrin e Dionisit të tyre,këndojnë himnin në emër të tij,duke i ra flejtës dyshe,enden prej një vendi në një vend tjetër duke përvetësuar njerëz  të thjeshtë që i detyrojnë  t’i shoqërojnë. Adhurimi i kultit të Dionisit dhe menadave ishte kryesisht i  shpleksur me të pirë,të shoqëruar me këngë e të dehur.Kuptohej (bahanalii)   të jenë pasardhësit e tyre meshkuj dhe femra. Ata kanë organizuar   takime të fshehta  dhe rituale  për spastrim  dhe flijim duke ra në agoni nën ritmin e daulleve[3].

Është pët t’u theksouar edhe studimin e arkeologut të njohur kosovar dr.prof.Haxhi Mehmetaj,ku ndër të tjerat shkruan:

Figurinat e plastikës së imtë të periudhës arkaike të derdhura në bronz janë të   eksponatit tonë  me to, në fazën e hulumtimeve të tashme,në territorin e Dardanisë janë gjetur  edhe dy figurina të femrave të derdhura në bronz, njëra nga Tetova, e cila paraqet Menadën dhe pozitën vallzimi  apo  ikje  lozonjare  para Satirit, dhe tjetra nga Janjeva     e cila paraqitet një atlete[4].

Gjetja e figurave të ngjajshme të valltares  ilire përmes hulumtimeve arkologjike do të sqaronte shumë çështje për njohjen e kulturës   popullore të popullatës ilire të trevës sonë të  lashtë.

Ka të ngjajë që shtatorja e Prizrenit,Menada e Tetovës dhe atletja e Janjevës, të jenë punuar në njerën nga punishtet e antikitetit në Durrës apo Apolloni,por nuk pëprjashtohet mundësia që ato të jenë punuar në Dardani.[5]

Supozojmë se kemi të bëjmë me Menadën, Valltare Ilire,për një mendim të këtillë na jep mbështetje edhe  ilirologu i njohur Aleksandër Stipçeviq,ku ndër të tjerat shkruan :vetë emri i ilirëve përkatësisht i kryeparit të fisit të tyre Illyriosit,msheh në vete nocionin e gjarpërit: prindërit e tij Kadmi dhe Harmonia,  poashtu shndërrohet në gjapërinj, kurse vetë Illyriosi e merr menjëherë pas lindjes fuqinë hyjnore prej gjapërit.[6]

Në këto vise  banuan të përët  tanë , ata që u quajtën Ilirët e  mirëfilltë”(Iliri propti diciti)”.  Qenia dhe përhapja e kësaj kulture   shpirtërore, brenda dhe jashtë këtij trualli, është e lidhur me  një  sërë faktorësh historikë e   shoqërorë.  Këtu kanë    ndikuar lidhjet e  raporteve para shqiptare, si dhe mes popullit shqiptar dhe popujve të tjerë ballkanikë:parasllave, parabizantine, paraturke  e tjerë  që kanë ndikuar  në  formimin  kulturor të saj.

7.7.2019

Tetovë


[1]Përsa i përket lidhjes midis gjarpërit dhe pjellorisë së gruas, e gjejmë në një rit magjik, pa dyshim  me origjinë prehistorike i gurave ilire që  vihet re në fshatin Orman pranë Shkupit në Maqedoni.Pikërisht në fillim të pranverës shkohet në gjueti të gjarpërinjve . Gjarpërinjtë e zënë lëshohen që të zvarriten nëpër tesha të grave të cilat duan të kenë fëmijë.Citat:M.S.Filipoviq, »Kult zmije u okolini Skoplja,faq.241.

[2] A.Stipçeviq, Simbolet   e kultit  te ilirët , “ Gjarpëri” faq.57

[3]A. Srejoviq S.Leksikon religija i  mitova drevne Evrope, Beograd 1996  faq.186

[4]Historia e kulturës fizike  e Kosovës Prishtinë Vrapuesja e Prizrenit ,1988, faq.5-8

[5]S.Radojçiq,Menada  iz Tetova, Glasnik,Скопског научног друштва XII(1953  343,faq.6

[6] A.Stipçeviq, Simbolet   e kultit  te ilirët , “ Gjarpëri” faq.57

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok