22/12/2024

TERRORI SHTETËROR JUGOSLLAV NDAJ KRIJUESVE ISHTE I DHUNSHËM DHE BARBAR

0
Sabile-Basha

Fjalë e mbajtur në ceremoninë e dorëzimit të Çmimit Kombëtar “Azem Shkreli” në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, më 17 shkurt 2020, në Prishtinë

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

– Të nderuar familjarë të shkrimtarit Azem Shkreli!

– E nderuar Ministre e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, z. Vlora Dumoshi!

– E nderuar drejtoreshë e Departamentit të Kulturës, zonja Jehona Shyti

– Të nderuar anëtarë të jurisë!

– Të nderuar miq e kolegë të pranishëm!

Sot vërtet jam shumë e nderuar që më jepet Çmimi Jetësor “Azem Shkreli”, një çmim që është një më prestigjiozët letrar që jepet në Republikën e Kosovës. Gjithashtu, ndihem krenare edhe për arsye se këtë çmim ma jep Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, po ashtu edhe për emrin e poetit që mban emrin “Azem Shkreli” e që, ndaj veprës së shkrimtarit, kam një vlerësim të veçantë.

Nis Peterson, poet danez, duke folur për rëndësinë e poezisë, thotë: “Mëso, se kur mungon fantazia, sundojnë vrazhdësia, egoizmi, vdekja. Mëso, se pa poezinë njeriu nuk do të ishte i aftë për ndjenja të thella si: dashuria, patriotizmi, malli ose synimi për një botë të përkryer”.

Andaj, shtrohet pyetja, Azem Shkreli, ishte poet, shkrimtar, humanist, tregimtar, romancier, dramaturg, apo që të gjitha i kishte me bollëk?! Duke i njohur shkrimet e njeriut të penës e të shkrimtarisë, jo vetëm në Kosovë, besoj se vepra e tij do të qëndrojë si pikë referimi për shumë gjenerata të ardhshme se nën 1: për shkak të prozës së bukur që e karakterizon; dhe, nën 2: për shkak të poezisë të konceptuar e të menduar, mbi bazën e një varg simbolesh, metaforash, me të cilat trajton dhe artikulon tema, motive, ngjarje e aspekte nga historia jonë e dhimbshme. Poezi që këndojnë momente të  trishta. Ankthe të papërshkruara të njerëzve të nënqiellit tonë. Por, mbi të gjitha, do të jetoj gjatë, për faktin se ajo rrok në mënyrë mjeshtërore thelbin e fuqisë shpirtërore, qartësinë morale, brishtësinë njerëzore dhe synimin hyjnor që karakterizonin njerëzit në Kosovë dhe në të gjitha trojet shqiptare.

Të nderuar të pranishëm,

I kam lexuar shumë herët veprat e shkrimtarit Azem Shkreli, por në vitet ’80, thënë sinqerisht, iu kam rikthyer edhe një herë, atëherë kur poezia shqipe filloi të akuzohej dhe të diskriminohej tej mase. Por, gjithsesi duhet shtuar se poetët dhe historia e poezisë shqipe në ish-Jugosllavi mund të thuhej se ishte një ndër më tragjiket në Evropë. I ashtuquajturi “realizëm socialist”, si në asnjë vend tjetër të botës, e kishte shterpëzuar dhe vrarë gjysmëshekulli të kulturës sonë kombëtare. Kundër krijuesve shqiptarë ishte ushtruar një dhunë dhe një masakër e programuar dhe e padëgjuar ndonjëherë.

Dhe, poetët ishin ata, të nderuar të pranishëm, që me një gjuhë tjetër e shprehen urrejtjen ndaj robërisë dhe dashurinë e madhe ndaj lirisë. Andaj, sistemi komunist jugosllav i frikësohej tej mase zërit të poetëve, ndaj kishte vendosur ta përdorte grushtin e hekurt, duke ndërsyer kundër tyre punëtorët e UDB-së dhe hetuesit e shumtë për t’i ndjekur ata. Në ish-Jugosllavi nuk dënoheshin vetëm poetët e shkrimtarët, por në të dënoheshin edhe veprat e tyre, madje… madje përdhoseshin edhe varret, ku preheshin eshtrat e shkrimtarëve. Terrori shtetëror ishte i dhunshëm, i tmerrshëm dhe rrëqethës. Vendi ishte kthyer në një Had të vërtetë e të llahtarshëm.

E poeti Azem Shkreli, edhe pse fliste me gjuhën e Ezopit, çdo gjë ishte e qartë për lexuesin e vëmendshëm, e nëpër këtë rrugë kishin kaluar shumë penda të ndritura të letërsisë shqipe. Po citoj vetëm 2-3 vargje të poetit nga poezia “Zjarrmia”:

Tash sa kohe

po don të gdhijë

e s’po mundet…

Dhe, përsëri dua të shtoj, se të marrësh një çmim si ky, nga njerëz që dinë dhe çmojnë veprimtarinë time krijuese, e aq më shumë, në datëlindjen e 12-të të Pavarësisë së Kosovës, është një nder e krenari, por edhe një emocion ngazëllimi e obligimi bashkë.

Të nderuar të pranishëm,

Asnjëherë nuk kam punuar për çmime letrare. Kam shkruar, se e kam ndjerë se duhet të shkruaj. Se njeriu në këtë botë nuk vjen vetëm për vete, por ka edhe një mision të veçantë, se të shkruash, të botosh, të lësh diçka mbrapa, do të thotë ta sfidosh veten, rrethin dhe vdekjen.

Andaj, brenda çdo krijuesi, përveç dhuntisë artistike, ekziston edhe përvuajtja. Shkrimtari duhet ta reformojë veten si njeri, që mund të sjellë një model i cili do të të merret si sinjal i civilizimit shpirtëror. Në të gjitha kohët shkrimtarët kanë përjetuar, se të pasurit talent nuk është gjithçka. Duhet një punë shumë e madhe, shumë sakrifica, shumë vuajtje, shumë kohë, sa vetëm ai që shkruan mund ta imagjinojë tërë këtë. Edhe mua më ndodh e njëjta gjë. Sigurisht, për çdo krijues letërsia kërkon sakrifica të paimagjinueshme. Meditimi i jetës së njeriut nuk është si një film i thjeshtë të cilit i dihet fundi… por ajo vazhdon… vazhdon… të jetë enigmë e pazbërthyer.

Andaj, më lejoni krejt në fund, sadopak t’i bëj falënderimet e mia.

Fillimisht falënderoj propozuesit për këtë çmim: Editorin e shtëpisë botuese “Rozafa”, z. Ramadan Mehmeti nga Prishtina, Klubin Letrar “Nositi” nga Dardana, z. Nexhat Rexha, të  cilët më kanë propozuar për Çmimin Kombëtar Letrar “Azem Shkreli” për Vepër Jetësore.

Falënderoj jurinë e cila u përcaktua për mua, duke vlerësuar punën dhe krijimtarinë time.

Falënderoj ministren e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, zonjën e nderuar Vlora Dumoshi, e cila, bashkë me stafin e saj, dëshmuan se çmojnë vlerat që janë krijuar dhe krijohen në Kosovë, në të kaluarën, në kushtet e robërisë e të censurës dhe që vazhdojnë të krijohen edhe sot në Republikën e Kosovës.

Gjithashtu, falënderoj familjen time, bashkëshortin Tefikun, fëmijët Artën e Agonin, që më përkrahën në çdo rrugëtim të jetës.

Dhe krejt në fund, uroj kolegët e mi, që gjithashtu janë fitues të çmimeve për veprat më të mira, nga fusha e poezisë, e prozës, e kritikës  dhe e përkthimit letrar, të botuara gjatë vitit 2019, duke u dëshiruar në të ardhmen shëndet dhe suksese të reja në vitet që vijnë.

Të gjithë juve, ju uroj Ditën e Pavarësisë dhe ju falënderoj për vëmendjen!

AddThis Sharing Buttons

Bibliografia e Prof.dr. Sabile Keçmezi-Basha

  1. AUTORE NË VEPRAT SHKENCORE
  2. Keçmezi-Basha, Sabile, Zhvillimi historik i PKJ-LKJ-së në Kosovë më 1945-1966” (nga viti 1945 deri te Plenumi i Brioneve), Instituti i Historisë, Prishtinë, 1987. 285 f.
  3. Keçmezi-Basha, Sabile, Lëvizja ilegale patriotike shqiptare në Kosovë më 1945-1948”, Prishtinë 1998, 303f.
  4. Keçmezi-Basha, Sabile, Lëvizja patriotike shqiptare në Kosovë 1945-1947”, (ribotim) , Shkodër 1999. 136 f.
  5. Keçmezi-Basha, Sabile, Organizatat dhe grupet ilegale në Kosovë 1981-1989”, Prishtinë 2003, 346 f.
  6. Keçmezi-Basha, Sabile, Shtypi ilegal shqiptar në Kosovë (1945-1999), I ”, Prishtinë, 2009, 570 f.
  7. Keçmezi-Basha, Sabile, Të burgosurit politikë shqiptar në Kosovë 1945-1990”, Logos-A, Shkup, Prishtinë, Tiranë, 2010, 600 f.
  8. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990) II (Lajmëtari i Lirisë; Përpjekja Kosovare)”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 303 f.
  9. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova në shtypin e mërgatës shqiptare (1945-1990), III , (Qindresa Shqiptare; Krahu i Shqiponjës; Kosovarja e Re )”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 321 f.
  10. Keçmezi-Basha, Sabile, Kontributi atdhetar i Hyrije Hanës”, Libri Shkollor, Prishtinë 2011, 327 f.
  11. Keçmezi-Basha, Sabile, Ekspozitë “Shtypi i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare (1945-1999), 26 nëntor, 2012. Kuvendi Komunal-Gjilan,27 f.
  12. Keçmezi-Basha, Sabile, Sulejman Krasniqi-Veprimtaria atdhetare, Shoqata e të Burgosurve politik, Prishtinë, 2012, 335 f.
  13. Keçmezi-Basha, Sabile, Vlerësime politiko-historike, Brezi’81, Prishtinë, 2012, 319 f.
  14. Keçmezi-Basha, Sabile, Veprimtaria atdhetare ilegale në Anamoravë 1945-1968, I. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013, 403 f.
  15. Keçmezi-Basha, Sabile, Programet politike të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare 1878-1990, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2013, 428 f.
  16. Keçmezi-Basha, Sabile, Kosova 1945-1990, (Vështrim historiko-politik), Instituti i Historisë, Prishtinë, 2016, 577 f.
  17. Keçmezi-Basha, Sabile, Formimi dhe veprimtaria e NDSH-së- Procesi gjyqësor i Prizrenit, 1946, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018, 803 f.
  18. Keçmezi-Basha, Sabile, Ngjarjet, dëshmitë dhe identiteti kombëtar, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018, 601 f.
  19. Keçmezi-Basha, Sabile, Ballafaqim me dëshmitë historike, Instituti i Historisë, Prishtinë, 2018, 591 f.
  20. Keçmezi-Basha, Sabile,40-Vjet veprimtari shkencore (Biografia dhe bibliografia),Prishtinë, 2018, 280 f.
  21. Keçmezi-Basha, Sabile& Basha Tefik, Mbresa nga Stambolli dhe Bursa, Prishtinë, 2018, f. 260
  22. 2. AUTORE NË VEPRAT LETRARE:
  23. Këmisha e Atdheut (poezi), LSHK, 2013
  24. Metaforë iberike (poezi), LSHK, 2011
  25. Kujtesën e ka kapur skleroza (poezi), LSHK, 2011
  26. Nusja e gurtë (poezi), “Rilindja” 1989
  27. Kohë epileptike (poezi), “Jeta e Re” 1996
  28. Dy lule ka mami (poezi), “Pionieri” 1993
  29. Ëndrrat e trishta (poezi), “Rilindja” 2000
  30. Hadi (dramë), SHSHK 2005
  31. Nata pa kornizë (roman), LSHK 2008
  32. Malli për Itakën (poezi), LSHK 2008
  33. Anatomia Iubirii (poezi), Bukuresht 2009
  34. Kodi i pritjes (poezi), LSHK, Prishtinë 2010
  35. Në klasën e parë (Poezi), Era, Prishtinë 2016
  36. Testament, (Poezi), LSHK, Prishtinë 2018
  37. Beni e qenushi, (Poezi), LSHK, Prishtinë 2018
  38. Çka do pritja pa mua, (Poezi), LSHK, Prishtinë 2018
  39. Anatomy of love, New York, (anglisht), 2018
  40. Die Taufformel Gespende (Formula e Pagzimit), (gjermanisht), 2019, Bukuresht
  41. 3. BASHKAUTORE NË VEPRA SHKENCORE
  42. Bashkëautor, 100 Vjetori i Shkollës Shqipe të Vashave në Prizren, Keçmezi-Basha, Sabile, Karakteri kombëtar i shkollës së parë shqipe për vasha, faqe, 45-50, Prishtinë, 1993
  43. Instituti i Historisë së Kosovës- Prishtinë; Instituti për Historinë Bashkëkohore- Beograd; Këshilli për botimin e monografive-Mitrovicë : Klasa punëtore e Mitrovicës

dhe rrethinës në lëvizjen Punëtore-Komuniste, Revolucionin socialist dhe ndërtimin socialist ,(Simpozium i mbajtur në Mitrovicë 19-21 maj 1978), Keçmezi-Basha, Sabile, Gjendja organizative e PKJ-së në Mitrovicë dhe rrethinë më 1945-1948, f. 577-581.

  1. Feja, Kultura dhe Tradita islame ndër shqiptarët (Simpozium ndërkombëtar i mbajtur në Prishtinë, më 15, 16 Tetor 1992), Prishtinë 1995, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Redaksia e botimeve historike, Sabile Keçmezi-Basha, Roli i gruas në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, 539-542, f.
  2. Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës “Gjenocidi dhe aktet gjenocidale të pushtetit serb ndaj shqiptarëve nga kriza lindore e këndej (Me vështrim të veqantë mbi burimet serbe të fakteve); Genocid and acts of genocide of Serbian regime on Albanians since eastern crisis hitherto (With special observation on Serbian sources of data), Prishtinë, 1995, Keçmezi-Basha, Sabile, Aktet gjenocidale të UDB-es ndaj anëtarëve të organizatave ilegale shqiptare në Kosovë pas vitit 1945, (Genocide acts of UDB against the members of albaniean illegal organizations in Kosova after 1945, f. 189-195.
  3. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Format dhe mënyrat eshtypjes me qëllim të shpërnguljes dhe asimilimit, 59-60 f.
  4. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Mbyllja e institucioneve të arsimit, shkencës, kulturës dhe shëndetësisë, 80-82 f.
  5. Dëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës (1877-1995), Instituti i Historisë, 1997, Keçmezi-Basha, Sabile, Eksodi masiv, pasojv e shtypjes dhe e terrorit serb, 83-86 f.
  6. Instituti i Historisë- Prishtinë, 1998, Isa Boletini dhe koha e tij, Keçmezi-Basha, Sabile, Portreti i nënës së Isa Boletinit ( The portrait of Isa Boletini’s mother, f. 161-170.
  7. Instituti i Historisë , Prishtinë, 2003; Shotë Galica heroinë e kombit, Keçmezi-Basha, Sabile, Fëmiria dhe rinia e Shotë Galicës, f. 153-161.
  8. Instituti i Historisë, Prishtinë, 2003, Jeta dhe vepra e Idriz Seferit, Keçmezi-Basha, Sabile, Kontributi atdhetar i familjes Seferi në Luftën për çlirim komb]tar, f. 31-41.
  9. Universiteti i Tiranes&Instituti i Historisë-Pavaresia e Shqiperise dhe sfidat e shtetit shqiptar gjate shek. XX. Tirane, 2007, Keçmezi-Basha, Sabile, Pavarësia e Shqipërisë, pike referimi për veprimtarinë ilegale ne Kosove (1945-1990),f. 351-364.
  10. Instituti i Historisë-Prishtinë, Ali Hadri, jeta dhe vepra, Keçmezi-Basha, Sabile, Akademik Ali Hadri në mbrojtje të simboleve kombëtare, f. 183-190, Prishtinë, 2009.
  11. Instituti i Historisë, Prishtinë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit 1878-1881, Prishtinë, 2011, Keçmezi-Basha, Sabile, Lidhja Shqiptare e Prizrenit në Programet e Organizatave ilegale shqiptare në Kosovë (1945-1990), f. 349-361
  12. Gjilani me rrethine, Kuvendi Komunal- Gjilan, 2012, Keçmezi-Basha, Sabile, Format e rezistencës së popullatës në Komunën e Gjilanit gjatë sistemit komunist (1945-1990) f. 197-248.
  13. Qendra e studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë: 100 vjet pavarësi, Aktet e Konferencës Shkencore Ndërkombëtare, Tiranë, më 26-27 nëntor 2012 Vëllimi II, Botimet Albanologjike, Tiranë, 2014, Keçmezi-Basha, Sabile, Evoluimi i kërkesave të Lëvizjes Ilegale Shqiptare në Kosovë për Bashkim Kombëtar, f. 311-319.
  14. Instituti i Historisë “Ali Hadri”- Prishtinë& Qendra e Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë, Tiranë; SHQIPTARËT GJATË LUFTËS SË DYTË BOTËRORE (Përmbledhje

studimesh), Keçmezi-Basha, Sabile, Tema: Karakteri kombëtar i Programit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit, 1943, f. 171-191, Prishtinë, 2014.

  1. Instituti i studimeve të Historisë ushtarake, Tiranë, 8 (2014) 2, STUDIME PËR HISTORINË USHTARAKE, Keçmezi-Basha, Sabile, Shqipëria pikë referimi për forcat nacionaliste në Kosovë 1944-1945, f. 136-163.
  2. Instituti i Historisë “Ali Hadri: Prishtinë& Instituti i Historisë, Tiranë & Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e kulturore të shqiptarëve- Shkup; ISA BULETINI NË LËVIZJEN KOMBËTARE SHQIPTARE, Keçmezi-Basha, Sabile, Trajtimi i figurës së Isa Boletinit në historiografinë shqiptare, f. 37-47, Prishtinë, 2015.
  3. Instituti i Historisë “Ali Hadri”-Prishtinë & Komuna e Skenderajt: Ripushtimi Jugosllav i viseve shqiptare dhe Lufta e Drenicës (1944/1945), Keçmezi-Basha, Sabile, Kuvendi i Prizrenit dhe vendimet e tij (8-10 korrik 1945), f. 19-29, Prishtinë, 2016
  4. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup & Instituti i Historisë “Ali Hadri” – Prishtinë, 70−vjetori i kongresit II (IV) të NDSH−së në Shkup, Konferencë shkencore, 1 qershor 2016), Shkup, 70-ГОДИШНИНАТА ОД II (IV) КОНГРЕС НА НДШ ВО СКОПЈЕ, (Научна конференција, 1.6.2016, Скопје), 70th ANNIVERSARY OF CONGRESS II (IV) THE NDSH IN SKOPJE, (Scientific Conference, 1.6.2016,Skopje)- 16 -, Shkup 2017, Keçmezi-Basha, Sabile, Formimi dhe veprimtaria e organizatës Nacional−Demokratike Shqiptare në Kosovë, f. 11-26.
  5. Veprimtaria atdhetare dhe intelektuale e Adem Demaçit, Keçmezi-Basha, Sabile, Programi i Lëvizjes Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve; Prishtinë, 2016, 177-190.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok