04/12/2024

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” kërcejnë vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

0
u6_Alba-Life1

Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit në Nju Jork organizoi një aktivitet në nderim të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare

Nga Keze Kozeta Zylo

Nxënësit Arelt Xhaferri, Kaltrina Muckolaj, Albert Hasanaj dhe Nora Balidemaj tëShkollës Shqipe “Alba Life” në Bronx që operon në disa lagje të Nju Jorkut kërcyen vallen e Tropojës në NY në Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Bangladeshit. Nxënësit u përgatitën nga mësuese Majlinda Tafaj nën kujdesin dhe shoqërimin e koordinatores Arta Xhaferri.

Gjithmonë e kemi mirëpritur bashkëpunimin me Kosovën, konsullatën, përfaqësuesit e shtetit të saj dhe për këtë do të kenë mirënjohjen tonë të përjetshme për vemendjen e tyre.

Me shumë emocion dhe përkushtim e mori ftesën z.Qemal Zylo themelues dhe drejtori i Shkollave Shqipe në New York nga Ambasadore Sahatqija Konsulle e Përgjithshme e Kosovës për një grup nxënësish nga shkolla jonë të cilët do të shfaqnin një numër special në skenë në nderim të Ditës Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare.

Konsullata e Përgjithshme e Kosovës shkruan në webin e saj në Internet midis të tjerash se:  “Më 21 shkurt 1952, disa njerëz në Bangladesh dhanë jetën si martirë, për gjuhën e tyre amtare, Bangla, qe të ekzistojë dhe të njihet si e tillë.

Për hir të krenarisë që folësit e gjuhës Bangla e treguan, duke e mbrojtur atë dhe duke luftuar për ekzistencën e saj, në nëntor të vitit 1999, UNESCO e shpalli 21 Shkurtin si Ditë Ndërkombëtare te Gjuhës Amtare”.

Të gjithë nxënësit u mirëpritën me dashuri dhe duartrokitje nga të gjithë pjesëmarrësit.

Në këtë ditë të shënuar morën pjesë me vallëzime tradicionale edhe fëmijë nga Bangladeshi, Kolumbia, Tajlanda, Butani dhe Guajana.

Ps: Disa foto janë marrë nga KP, NY

21 shkurt, 2020

New York

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok