26/12/2024

Tenori i madh i Kombit Shqiptar LLAMBI TURTULLI, qëllimisht lënë në harresë

0
Llambi-Turtulli

Nga Kristaq Turtulli

Por për fat të keq akoma në Korçën tonë nuk kanë zënë vendin e merituar personalitetet e shquara të kombit Shqiptar. Çuditërisht dhe fatkeqësisht nuk ekzistojnë as në arkiv.

(Apo Leskovik dhe tatëpjetë siç ka qenë dhe do të jetë.

Familja jonë TURTULLI është më e shquara në Ballkan në Bamirësi, Çdo shtet në botë krenohet me familjet e mëdha. Por tek ne u rrafshuan familjet e mëdha. Familja jonë TURTULLIi dha korçës fytyrë të vërtetë evropiane; Ndërtoi me paratë e vet dhe i dhuroi Korçës: Bibliotekën, Ndërtoi me paratë e vet dhe i dhuroi korçës , LIceun e famshëm. Ndërtoi dhe me paratë e vet dhe dhuroi Korçës Spitalin, kinemanë, shtëpinë e fëmijës, kishën e shumë bujari të tjera. Më e shquar në tërë kombin për patriotizëm. Më e shquar për dije dhe dituri. Komunizmi e luftoi me meftësi, ligësi dhe zjarr dhe hekur, vlerën më të madhe mbarë Kombëtare, familjen TURTULLI. Përse vazhdon kjo mendjeshkurtëri dashakeqësi, poshtërsi? Pushtetarët dhe korçarët meren me thërime dhe nuk munden, nuk duan të përballen me malet. Në relitet duhet të jetë krenaria e Korçës dhe Shqipërisë. Por… për fat të keq hajdutët sot janë ….)

Këtë shkrim të studjuesit të nderuar Niko Kotherja po e hedh për shkak të bisedës me të nderuarin mikun tim Gjergji Çikopani që çuditërisht nuk ekzistonte në akrivin e Korçës?!!!

Llambi Turtulli – tenori dramatik nga Konservatori i Milanos

“Tenor – Studenti i Artit Këngës në Milano (Italie)” Xhaxhai i shkrimtarit të mirënjohur Kristaq Turtulli

NGA NIKO KOTHERJA

Llambi Turtulli është një emër i shquar mes klasikëve tanë muzikorë, një zë potent jo vetëm i skenave shqiptare, por më gjerë, në Evropë e deri në Amerikë. Lindur në Korçë në vitin 1907, origjina familjare e tij është mbresëlënëse. Llambi mori emrin e gjyshit të tij, Llambi Turtulli i Parë, i cili u vra në vitin 1886 në Pisoder. Bijtë e tij Nisi, Perika dhe Petro ishin njerëz të respektuar në qytet e më gjerë, si në aktivitetin e tyre ekonomiko – tregtar, ashtu edhe për pjesëmarrjen në lëvizjen patriotike shqiptare. Motra e tyre, Katerina (Rinkë) Turtulli u martua me Gaqi Pepon, martesë nga e cila u lindën patriotët e shquar Gavril Pepo dhe Angjeli Pepo, luftëtarë dhe aktivistë të Rilindjes Kombëtare dhe Pavarësisë; Rodhopi Gaqi Çani (Pepo), ish nxënëse e Mësonjëtores së Vashave; Afërdita Gaqi Grameno (Pepo), bashkëshorte e rilindasit të shquar Koço Grameno. Nga ana tjetër, Perika (Perikli), xhaxhai i tenorit tonë, krijoi lidhje familjare e atdhetarin Andrea Katundi (motra e Katundit ishte bashkëshorte e Perikë Turtullit), ish diplomati dhe njeriu kyç i Republikës Shqiptare të Korçës, në periudhën e Luftës I Botërore dhe krahu i djathtë i dëshmorit kombëtar Themistokli Gërmenji. Nisi Turtulli, babai i tenorit dramatik, pati shoqen e jetës Evdhoksi Ananezin, një luftëtare e emancipimit të gruas shqiptare, ndërlidhëse e çetave patriotike dhe mjeke popullore. Prej kësaj martese erdhën në jetë Llambi, Margarita e Pavlina, ish nxënëse të Mësonjëtores së Vashave e pas tyre Petro Turtulli, pjesëtar me armë në dorë i çetës patriotike të Themistokli Gërmenjit. Akil Eftim, një tjetër personalitet i Rilindjes Kombëtare, që spikati si delegat i shoqërisë patriotike të shqiptarëve të Bullgarisë në Kongresin e Manastirit më 1908, vinte nga kjo familje. Nëna e tij, Marga, ishte motra e Parashqevisë, bashkëshortes së Llambi Turtullit të Parë. Pjesë e këtij trungu familjar janë edhe vëllezërit Andrea Turtulli (tregtar në Korçë), Thoma Turtulli (patrioti dhe filantropi i shquar shqiptar), dr. Mihal Turtulli (mjek, rilindas dhe protagonist i jetës politike e shoqërore të Shqipërisë në fundin e shek. XIX dhe fillimshekullin XX), Vangjel Turtulli (patriot dhe aktivist i shquar, ish senator i Korçës).

Llambi Turtulli mësimet e para i mori në Mësonjëtoren Shqipe të Vashave nën drejtimin e misionarëve amerikanë Phineas dhe Violet Kenedi1, pasi atë kohë brenda asaj shkolle u =el një klasë për djem të vegjël. Nxënës të kësaj klase bashkë me të, kanë qenë edhe Vasil Gërmenji, Riza Mançe, etj. Kjo shkollë ishte kthyer në një vatër të rëndësishme të emancipimit shoqëror e kombëtar, që njihej si “Foleja Kombëtare”, e cilësuar prej Mihal Gramenos.

Më pas shkoi në Bukuresht, ku mori mësimet e para në kanto. Në një letër të tij, Akil Eftim shkruan: “Lambi është si nzënës në Konservatorin të Rumanisë, dhe kje të kem siguri në dot dalë gjëkafshë e shpura në Zoti Profesor Toscani, kje edhe aju është Tenor, dhe më tha se ka një zë fort të mirë. Për këtë shkak i dha dhe një certificate ku ia dërgoj Nisit. Tashi bëni si të dini dhe në mundni të i preni një bursë për të bërë pagimin e Profesorit kje ta msojë iashtë skolisë.”2 Pas

1 Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.

2 Letër nga Bukureshti e Akil Eftimit dërguar Perikë Turtullit në Korçë, më 2 janar 1928, faqe 1. Origjinal. Arkivi i autorit.

studimeve të para në Konservatorin e Bukureshtit, Turtulli u kthye në Korçë, ku dha koncertin e parë. Po këtë vit, më 1928, i pajisur me bursë të ministrisë së Arsimit për tre vite, u nis në Itali. Aty u regjistrua në Konservatorin e Milanos të cilin e përfundoi më 19363. Nga kartvizita e tij, informohemi se adresa e Turtullit në Milano ishte “Via Lecco, 15.”4 Përveç mësimeve universitare, Turtulli ndoqi kurse kantoje me emra të mëdhenj të interpretimit. Ai mori mësime private nga tenori i famshëm i “La Scala”-s, maestro Katulo, nga maestro Pikoli, nga profesori i shquar Barito San Marlo, etj. Karierën e tij në Itali, Llambi Turtulli e nisi me interpretimin në operan “Cavaleria Rusticana” në teatrin “Puccini” të Milanos dhe më pas vijoi aktivitetet koncertore në shumë qytete të Italisë.

Në vitin 1930, Turtulli iu përgjigj ftesës së Neço Mukos për t’iu bashkuar grupit shqiptar në regjistrimet e tyre pranë kompanisë diskografike “Pathé” në Paris. Në grupin e regjistrimeve të vitit 1930, Turtulli interpretoi dhe mori pjesë në këto materiale: “Daveli” (bashkë me Paleologun, Çakallin, Balën dhe Mukon), “Mban mënd”, “Ëndërat”, “Shkodra”, “Vallëtaria” (bashkë me Paleologun, Çakallin, Balën dhe Mukon), “Hurrah! Dëfrim!” (bashkë me Çakallin, Balën dhe Mukon). Dëshmohet se gjatë kësaj kohe ai regjistroi pranë kësaj kompanie edhe materiale muzikore në italisht, deri më sot mbetur të panjohura për ne.

Dy vite më vonë, më 14 shtator 1932, një grup i përbërë nga Llambi Turtulli, Jorgjia Truja, Lola Gjoka e Thoma Bezhani, nën menaxhimin artistik të maestros Sotir Kozmo dha në Korçë një koncert artistik, i cili ishte: “koncerti i parë vokal – instrumental, me të cilin në Shqipëri do të startonte historiku i artit interpretues profesional.”5 Në këtë koncert, Turtulli interpretoi pjesët e Puçinit “Turandot” dhe “Nessun Dorma”6. Shfaqja u organizua nga Shoqata Sportive Krahinore për ndihmë të Shoqërisë sportive “Skënderbeu”. Jehona e koncertit shkoi deri në kryeqytet. Me interesimin e Pandeli Evangjelit, kryeministrit të asaj kohe, ky grup përsëriti koncertin e Korçës në “Cinema Theatër Diana” në Tiranë. Aktiviteti, organizuar nga Enti Kombëtar “Djelmnia Shqiptare”, kësaj radhe do t’i vinte në ndihmë Kryqit të Kuq Shqiptar. Ky “Koncert Artistik prej Shqiptarësh” u mbajt në orën 21:00, më datën 8 tetor, në kuadër të kremtimeve të ditëlindjes së Mbretit Zog I 7. Në kujtimet e saj për këtë koncert, Truja shprehet: “Koncerti i katërshes sonë qe mjaft i pasur dhe u prit me shumë duartrokitje. Ai u organizua në ndihmë të Kryqit të Kuq. Koncerti u pasua nga një banket.”8

Në vitin 1935 Turtulli shkoi në Zvicër, ku këndoi në 12 koncerte në Lugano, me audiencë nga personalitete të nivelit botëror. Pas diplomimit, në vitin 1937 shkoi në Budapest, ku interpretoi në operan “Lucia Di Lammemmoor”, “Tosca” dhe “La Bohemé”9 si dhe zhvilloi një turne në

3 Gazeta “Bota”. Boston, Mass., 1 tetor 1937, faqe 1.

4 AQSH. F. 614, d. 12, fq. 66. Kartvizitë e Llambi Dh. Turtullit dërguar Petro Martinit në Tiranë.

5 Hamide Stringa “Ëndrra dhe realitete – Jorgjia Truja (Filçe)”. Tiranë 2006, faqe 50.

6 Të dhënat sipas programit të koncerit, faqe 2. Arkivi i autorit.

7 Të dhënat nxjerrë nga materiali promocional i shfaqjes. Arkivi i autorit.

8 Hamide Stringa, vep. e cituar, faqe 53.

9 Gazeta “Bota”, vep. e cituar.

shtetet e Ballkanit, ku prezantoi koncerte me muzikë popullore shqiptare10. Në qershor të atij viti, kur këndonte në Itali, pranoi propozimin e agjentit të kompanisë “Opera San Carlos Cincinnati” për një turne amerikan11. Udhëtoi drejt Amerikës dhe për shtatë javë rresht Turtulli këndoi në studiot e ndryshme të radiove të Bostonit.

Njohës i tre gjuhëve të huaja frëngjisht, greqisht dhe italisht, Turtulli me koncertet e tij udhëtoi tre herë nëpër Evropë. Anglia dhe Gjermania ishin vendet ku nuk dha koncerte dhe vtë vetmet shtete që nuk i vizitoi12.

Llambi Turtulli u martua me pianisten Norma Nasy, e diplomuar në shkollën e muzikës “Julliard” dhe në Universitetin “Columbia”. Ata mbanin një studio në Nju Jork, te e cila shpresonin të ktheheshin pas Luftës për të vazhduar me punën koncertale dhe mësimdhënien13. Në Amerikë, Llambi dhe bashkëshortja e tij Norma interpretonin në valët e radios, siç dëshmon shtypi i kohës14. Aktivitetin e vet Turtulli e vijoi me koncerte, të cilat gjithnjë përmendeshin nga gazetat e Amerikës15.

Në janar 1943 u përfshi në Ushtrinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Nju Jork. Aty formësoi dhe drejtoi një kor në një kishëz të Ushtrisë Amerikane16. Reshtimi i tij në “US Army” ka qenë arsye vendimtare që atij t’i ndalohej hyrja në Shqipërinë komuniste pas përfundimit të Luftës II Botërore. Sipas dëshmisë së familjarëve të tij, rreth fundit të viteve `60, u nis nga Amerika me shpresën se do të mund të hynte në Shqipëri nga ana e Greqisë. Mbërritur deri në kufi, Turtullit iu ndalua hyrja në atdhe17. Pjesëtarët e familjes së tij të mbetur në Korçë, që ai nuk arriti kurrë t’i takonte, vuajtën persekucione dhe provuan sekuestrime të skajshme. Vëllai i tij, Petro Turtulli, veteran i lëvizjes patriotike shqiptare, u dënua nga regjimi totalitar i kohës. I kthyer në Amerikë, tenori vijoi aktivitetin e tij. Nga valët e “Zërit të Amerikës” përshëndeti shqiptarët në një intervistë dhe këndoi në shqip. Ai nuk e mësoi që përtej Atlantikut, vëllai i tij Petro – strukur në një cep të shtëpisë që vëzhgohej vazhdimisht nga Sigurimi i Shetit – arriti që të kapte valët e radios dhe të dëgjonte mes lotësh kumtimin e vëllait të tij artist18. Ky do të ishte “takimi” i fundit i vëllezërve në gjallje.

Tenori Llambi Turtulli vdiq në Kaliforni, më 10 qershor 197919.

10 Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.

11 Po aty.

12 Po aty.

13 Po aty.

14 Gazeta “The echoes”. 18 qershor 1943, faqe 5.

15Gazeta “The Tampa Daily Times”, datë 9 tetor 1943, faqe 2; gazeta “Drew Field Echoes”, datë 4 nëntor 1943, faqe 2.

16 Gazeta “The echoes”, datë 9 korrik 1943, faqe 1.

17 Sipas të dhënave marrë nga e mbesa, znj. Krisanthi Petro Koçibelli (Turtulli). Korçë, janar 2019.

18 Kristaq Turtulli “Amaneti dhe udhëtimi nën qiellin e kaltër të Kalifornisë”, në gazeta “Rrënjët”, viti 15, nr.4, tetor 2017, faqe 20.

19 Nga biseda me mbesën e tij, znj. Krisanthi Petro Koçibelli (Turtulli). Korçë, janar 2019

KRISTAQ TURTULLI

Toronto , Kanada.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok