19/05/2024

Të mbështesim letrën e deputetëve evropianë dhe amerikanë drejtuar Blinkenit, Borellit dhe Britanisë së Madhe…

0

Nga Ibrahim Kabili

Të bëjmë protesta demokratike pranë fuqive  vendimmarrëse në mbështetje të çështjes së  Kosovës. Duhet përdorur çdo mjet demokratik për ta mbrojtur Kosovën nga politika hegjemoniste e Serbisë kundër saj. Shqiptarët e shpërndarë në të gjithë botën duhet të bashkohen në mbështetje të tërësisë tokësore të Kosovës. Këtë mund ta cënoi në çdo kohë asociacioni me kopetenca ekzekutive, i komunave me shumicë serbe. Po kështu duhet të mbështesim dhe mbrojmë UCK-në si vlerë kombëtare nga sulmet në rritje të Serbisë. Kriminelët serbë enden të lirë… Ish-komandantët gjykohen në Hagë… Arrestohet në Tiranë ish-ushtari i UÇK-s, Dritan Goxhaj… Siç duket mëpas do ketë edhe të tjera arrestime… Çfar tregon kjo?  Në lidhje me Dritanin nuk flas si individ pasi nuk e njoh fare, por për aktin e tij dhe e shumë të tjerëve si ai që i’u bashkuan vullnetarisht UÇK-së dhe luftës heroike të saj. Dora serbë vazhdon dhe godet aty ku ishte pika jonë më e fortë, UÇK-ja. Kjo dorë vrastare nuk do ketë të ndalur. Çuditërisht reagimet tona janë minimale… Çfar presim? I vëmë “fajin”, Kurtit për “gabimet” e tij. Asnjë faj nuk ka Kurti si kryeministër dhe qeveria e tij. Si për dështimet apo arritjet e tij, ai ikën dhe vjen me votë, o njerëz të mirë… Prandaj duhet bllokuar Serbia pasi ajo çdo ditë e më shumë po bëhet më e rrezikshme dhe më agresive ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Ngrihuni të gjithë dhe përdorni çdo mjet demokratik për të sensibilizuar opinionin ndërkombëtar për rrezikun që vjen nga Serbia dhe Vuçiçi. Duhet thënë jo, “bosnjëzimit” të Kosovës. Bashkohuni shqiptar kudo që jeni; në Shqipëri, Kosovë, në trojet etnike, në Evropë e diasporë, etj. Shqiptarët e diasporës që jetojnë dhe punojnë në SHBA, Vatra dhe vatranët duhet të ngrihen, të sensibilizojnë opinionin, politikën amerikane dhe Presidentin BIDEN, për rrezikun që sjell “Asociacioni” me kopetenca ekzekutive për Kosovën. Kjo të çon në ndarje. Kosova pa Trepçën dhe Ujmanin është e vdekur dhe jo funksionale. Duhet bërë protesta paqësore masive në Bruksel dhe Amerikë për të kundërshtuar ndarjen. Atë don me çdo mjet të arrijë, Serbia. Fajtori për gjendjen në veriun e Kosovës është Serbia. Duhet mbështetur Qeveria e Kosovës dhe kryeministri Kurti në qëndrimet e tij, ndaj Serbisë. Kosova po përballet me një shtet dhe armik të fuqishëm, Serbinë. Për ndaljen e Serbisë në qëllimet e saj duhet reagim mbarë kombëtar. Le ta mbështesim Kurtin si  kryeministër në qëndrimin e tij ndaj Serbisë. Le t’u tregohet vendi edhe “shqipfolësve” që na bëjnë të “diturit” dhe punojnë për Serbinë… Kush ka nevojë për këto “paçavure” që natë e ditë s’pushojnë së foluri kundër Kosovës dhe qeverisë demokratike të saj. Janë po këta që nuk thonë asnjë fjalë kundër Vuçiçit dhe Serbisë. Elita intelektuale duhet ta thotë fuqishëm fjalën e saj. Duhet mbështetur me protesta paqësore letra e 96 politikanëve e deputetëve evropianë dhe amerikanë dërguar Blinkenit, Borellit dhe Britanisë së Madhe, për proporcionalitet dhe ndryshimin e qëndrimit ndaj Serbisë, në raport me Kosovën. Serbia po përkëdhelet nga Borell dhe Lajçak dhe duhet të merren masa ndëshkimore ndaj saj. Më bëri përshtypje dhe duhet marrë si shembull politikani ukrainas Aleksandër Merezhko i cili krahas të tjerëve, është bërë pjesë e një thirrjeje për BE-n dhe SHBA-në dhe Britaninë e Madhe, ku ndër të tjera thuhet, se: “… Është nder të qëndrosh në mbështetje të lirisë, demokracisë, paqes dhe stabilitetit. Bota e lirë nuk duhet të heqë sytë nga Ballkani. Balancimi dhe proporcionaliteti duhet të jenë fjalët tona në trajtimin e Kosovës dhe Serbisë”. Ky shembull është mjaft domethënës pasi Ukraina ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës…

Ibrahim Kabili

Tiranë, më 08.08.2023

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok