06/05/2024

TASHJA  i HALIMIT

0

(tregim)

Nga Përparim Hysi

E quanin NESHAT, por i thërrisnin TASHE dhe i mbeti kështu sot e kësaj dite. Me TASHEN jemi vërsnikë dhe nga i njëjti fshat: nga fshati PETOVË në rrethin e FIERIT. E shkruaj me të madhe PETOVË, jo se jam vet nga ai fshat,  por ke pse të jesh krenar që je nga PETOVA. Aty e nja dyqind vite më parë, PETOVARAKËT (e shkruaj enkas me gërmë të madhe), groposën  të gjallë disa spahijë turq. Më tej,  në PETOVË,  qe PETOVARAKU, KRISTO KOROVESHI që, mbasi e hodhi në krahë ISMAIL QEMALIN, e vendosi në lundër dhe e hodhi matan lumit për në MUJALLI dhe për të vazhduar rrugën për në VLORË. Në vitet e pasçlirimit, PETOVA, pati  deputet në KUVENDIN POPULLOR,  bashkëfshatarin FERRRIK DASHI. PETOVA në 50-vjet të”diktaturës së proletariatit” nuk pati asnjë të dënuar politik nga gjyqet e asaj kohe dhe asnjë familje nuk u shpall kulak. Kaq, pse jam krenar që jam nga PETOVA.

*     *    *

Pse po shkruaj për TASHEN?  Shkruaj për TASHEN, se ky, NESHATI alias TASHJA,  ka sjell STALININ në SHQIPËRI?

E di që do më quani të lajthitur, por kini durim. Ka ndodhur aty, nja 5-6 vjet pasçlirimit. Dhe TASHJA jo vetëm e”sollli”, po unë e kam parë me këta dy sy. Ja se si ndodhi: Halimi atë ditë TASHEN e bëri synet. Synet por qe si dasëm:lojti qeni i kallajxhiut. Me saze dhe mbledhur gjithë fshati me mbi njëqind shtëpi.  Dreka, drekë që veç aty të ishe! Ne, fëmijtë, veç bënim sehir.Këngë e valle dhe rakia vu. Veç kish rregull.  Muhabeti apo daveti, kish një plak që komandonte.Komandat e tij qenë si ato të ushtarakëve.Do t’i zbatoje pa një e pa dy. Po afronte dreka dhe dikush ia tha këngës:” Një letër dërgoi Stallini dhe, ndërsa tjetri u bë gati t’ia mbante, kur lëshoi britmën, PLAKU i QOSHES, xha QAZIMI:-Ndalni çuna! GJemëni STALININ dhe shkoni dhe i thoni:- Kemi marrë urdhër nga xha QAZIMI nga PETOVA që të na urdhërosh në këtë”davet gëzimi”, se HALIMI po bën synet TASHEN! Nuk erdhi STALINI, nuk shtrohet dreka këtuna.

Xha QAZIM, foli pak si i trembur dikush, STALINI është në luftë dhe nuk vjen dot.

-More malumën, -iu hakërrua Xha QAZIMI, – kujt i tregon luftën tia, muana. Po RRAHMËNI im ka katër vejt që u kthye nga lufta.

-Por është larg e në Moskov, – ndërhyri një tjetër.

-More për ç’larg më flet ti, pse nuk e di una ku është MOSKOVI?Po një vrap pele është. Të niset MURATi i SULOS.të marri pelën “Kërre” të ESATIT dhe t’i bëj rixha Baba STALINIT. Në s’vjen, përcilluni me drekën dhe jargët vu nga rakia.

Kur dikujt i vajti mendja. E gjeta, – bërtiti me të madhe! Pashë SADIKUN e TARES që sapo u fut në shtëpi.Është polic,  me musteqe, me rroba ushtarake dhe nuk ka xha Qazim që ta dallojë. Shkuan e morën SADIKUN dhe, sa dha ballë në derë,  dikush e tundi xha QAZIMIN:- E sollëm xha QAZIM!

-Kë solllët, o çuna? Sollëm baba STALININ dhe Xha QAZIMI, sa e pa:-Ama erdhe, o baba Stalin?Të paçim sa malet!

Shtroni drekën çuna…

*      *      *

Unë aty prag viteve ’70-të të shekullit tjetër qeshë mësues në fshatin tim. Këta moshatarët e mi as nuk mendonin, se duke më folur nga dritarja, më”prishnin” mësimin. Dhe ja tek afrohet TASHJA, (pas ka qetë të mbrryer në qerre) fut kokën nga dritarja dhe e zbraz:- PAPI (kështu më thërresin të gjithë ata që më njohin) unë pa shkollë mbeta dhe po ngas qetë.Ti me shkollë dhe ke”qetë”aty në banka. Po unë qeve ua bëj bythën shoshë me hosten, kurse ti atyre”qeve” të tu u bën marshalla!!! Nxënësit sa dëgjuan atë”bythën shoshë” ranë përmbys me të qeshur dhe nuk kish mësues që t’ua priste të qeshurit. Atë orë mismi e mori dreqi.TASHJA “mësues” dhe unë ngava qetë e TASHES.

Eh, TASHJA! Qe i ndershëm dhe qe nga të rrallët në fshat që kish po shtëpinë e vjetër që i kish lënë Halimi. Të ardhurat në kooperativë sa vinin e bënin më poshtë dhe fshatarët, nga e keqja, vinin dorë në pronën e përbashkët.

Një ditë prej ditës dhe TASHJA që ishte aq i ndershëm, kish futur”shpirtin në gjynah”!!!

Gjithmonë nisesha shpejt nga shtë pia për në shkollë. Sado afër që e kisha shkollën(gati dykm).rrugën e bëja me  biçikletë. Kur mbrrita, gati në mes të rrugës, më ndaloi TASHJA. U takuam dhe, sa do ta pyesja për hallin që kishte, më tha:- PAPI kam një hall.Po fol, or mik, nëse ta zgjidh dot.

– U turpërova, – më tha:më zuri brigadieri me tri lakra foragjerë për lopën.Lopë nuk kam, por kam një shelege që e mbaj fshehur.

-Lëre, – i thashë unë,  se flas unë me brigadierin.Jo, – më tha, – mbajti proces -verbal, firmosi dhe roja dhe do më çojnë në gjyq. Ik.- i thashë, -se do e rregulloj unë.

Por brigadieri as ma vari fare. Dëmtuar parcela me lakraforagjerë dhe TASHJA qe”kali që do shinte lëmin”. U  zura ngusht dhe frymën në FIER. I tregova gjykatsit (qe titullar) se si qëndronte “faji”  i mikut tim dhe  a kishte ndonjë”vjegë”pafajsie. E kam shumë mik dhe është më fukarai i fshatit.

Në mirëbesim, gjykatsi më tha:- A është i zoti të mos pranojë?

Me siguri, – i thashë.

Shkova dhe ia dhashë porosinë TASHES,  Të nesërmen, mu tek “Këndi i kuq! i fshatit, u bë gjyqi për TASHEN që kish bërë”batërdinë” mbi pronën e përbashkët.

I pandehur NESHAT  TAFANI çohu dhe na trego si vodhe gjithë atë parcelë me lakra foragjerë! TASHJA as që luajti nga vendi.

-Çohu, -i tha një dashakeq, – se do ta kesh pisk punën.

Dhe u çua ashtu si një krejt pafajshëm dhe tha:-Brigadierit i kanë bërë sytë lyla.Të gjithë e dinë që unë nuk kam lopë dhe dënomëni sa të doni, por nuk jam una që vë dorë në pronën e përbashkët. E dënuan TASHEN, por ai nuk e vuri firmën në proces. Gjykatsi”titullar” tha:- Nuk është drejtësia popullore që të dënojë njerëz të pafajshëm. Dhe më erdhi mirë që TASHJA shpëtoi.

*     *     *

Kishte ardhur “demokracia” dhe aty nga viti 1997,  vjen më takon TASHJA. Mbetur për ibret si çdo i ndershëm, erdhi enkas në shtëpinë time.

-Aman, – më tha, – ngaqë të shkon fjala, mos ma vesh djalin polic. TASHJA e dinte që unë isha me PD dhe qeshë deri kandidat për deputet.Sado që nuk fitova, por kredinë e kisha. Shkova në komisariat dhe ua parashtrova kërkesën time.

– Shiko, – më tha ai i kuadrit, -unë përbri do vë emrin tënd.

-Pa merak fare, – i thashë.

-Ore, -më thanë, – a është ndopak demokart ai miku yt?

– Si mos jetë demokrat?Ai ka bërë burg në kohën e Enverit, – dhashë garancinë unë.

Ika me mendje të mbledhur që, më së fundi,  në shtëpinë e TASHES do futej një rrogë. E veshën djalin polic(se TASHJA kish bërë burg në kohën e Enverit dhe garancia qeshë unë!!! Por ashtu si ç e ka dardha bishtin prapa.kështu doii me”bisht” dhe  TASHJA. Vazhdonin ato”avazet e dikurshme”. Një punonjëc civil shkon dhe e gjen  TASHEN duke ruajtur lopën në një copë toke buzë xhades Fier-Lushnje.

E gjen dhe fillon ta testojë. Jo si është, ku është dhe pa ca llafeve kot së së koti, i thotë TASHHES:

-E mirë demokracia apo jo?

-Ëhë, – i thotë dyshueshënm TASHJA.

-Sot e kemi si festë, – testoi i dërguari.

-Ore, unë nuk di që të ketë festë sot, – tha TASHJA!

-Kemi festë, se vjen presidenti, SALI BERISHA, -tha i dërguari

Ore këtë quan festë ti që u bë batërdia në  fshat:kush qe më i fortë mori ç’i desh qejfi.Pastaj, ato repartet ushtarake dhe armët, unë ua dhashë banditëve.Kështu s’e ke TASHEN ti, or byrazer.

I “dërguarI” e shtoi e ca mllefin e TASHES dhe që të nesërmen më thirrën mua, garantuesin.-Pse me TASHEN merreni ju, qëkur bëri burgun, -u thashë, TASHJA nuk mbush shumë. Ngulmova dhe djali i TASHES dhe sot është plolic.

* ngjarjet janë krejt të vërteta.Emrat janë trllime dhe sa për burgun e TASHES është burg i vërtetë.Shërbente në një repart kufitar dhe, kur kapteri ia shpuri inatin mu në majë të hundës, TASHJA rrëmben një kokërr qepë dhe ia jep mu në sy.Bëri 6-muaj burg.

** sa mirë do jetë që ta lexojë dhe vërsniku im, TASHJA, se rron atje në PETOVËN time.

Tiranë, 21 shtator 2023

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok