22/12/2024

Ta kujtojmë sot poetin e madh Ndre Mjeden

0
Ndre-Mjeda2

Nga Ndue Ukaj

Ta kujtojmë sot poetin e madh Ndre Miedien, zemra e të cilit pushoi së rrahuri në një ditë si kjo në vitin 1937.

Poezia e Miedies me forcën e saj të përvëlon. Ajo vërtet është Àndra e jetës që shtrihet në art me një shije të hollë dhe gjuhë muzikore magjepse.

Vargjet e tij sa herë i lexoj, më vijnë të freskëta si gurgullima e ujërave të qeta të natyrës apo shungullima e një ujëvare magjepse.

Sepse, në vargjet e tij ndihet magjishëm bukuria e gjuhes dhe eleganca e tingujve artistik.

Ndre Miedia, siç thonte Ernest Koliqi, ishte “nji poet i thellë ndër ndjesina dhe i përsosun në trajtë që çeli nji krue të ri lirizmi në letërsinë  t’onë, nji atdhetar qi punoi tanë jetën e vet për sqimin e fuqisimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet arsimit dhe kulturës.”

Miedia është njëri njëri prej stilistëve ma të përkryer të poezisë shqipe, mjeshtër i pashoq i vargëzimit dhe i ka lanë letërsisë shqipe vargje të paharrueshme.

Mund të jenë të paktë ata shqiptarë që të mos kenë dëgjuar për Vájin e bylbylit dhe për Àndrën e jetës, ku ndihet dhimbja dhe bukuria e jetës e përshkruar me nota herë të ëmbla e herë tragjike.

Shumë lexues janë rritë me poezitë e tij kumbuese dhe me gjamën e tij të pashoq për lirinë, të paraqitura me mjeshtëri te libri poetik, Juvenilia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok