16/11/2024

Stema e rrallë e Skënderbeut – tri kështjellat dhe këmbët e shqiponjës

0

Nga Gjon KEKA

Në një vepër mbi heraldikat e princëve apo fisnikëve të Europës (M.w.P.G,1860), gjendet edhe një nga stemat e rralla të Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Jo rastësisht është vendosur edhe kjo stemë si pjesë e fisnikëve të Europës, aq më tepër kur dihet se Gjergj Kastrioti ynë i Madh ishte jo vetëm fisniku i madh e bujar i Arbërisë por edhe mbrojtësi i vlerave dhe qytetërimit europian.

Sikur shihet stema ka tri kështjella rrethuar më katër këmbët e shqiponjës.

Simbolika e kësaj steme në fakt mund të jetë kjo : tri kështjella – nënkupojnë tri rrethimet e Krujës, ndërsa katër këmbët e shqiponjës janë arbërorët të cilët që nga lashtësia pellazgo -ilire janë quajtur bijë të shqiponjës (madje atë e kë vërtetuar edhe mbreti Pirro, ku arbërorët e quajtën atë shqiponja e Epirit apo Arbërisë). Në këtë rastë katër këmbët e shqiponjës mund të nënkuptojnë mbrojtësit e saj, nga brenda Konti Urana ose i njohur edhe si Vrana Konti, ndërsa nga jashtë mbrojtësi i Arbërisë dhe trojeve tjera i lavdishmi Gjergj Kastrioti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok