14/10/2024

110 vjeç Federata PanShqiptare ”VATRA”

0

Nga Zenel Çeliku

Në Prill te vitit 1912 u themelua shtëpia e madhe e shqiptarëve-Federata PanShqiptare ”VATRA”. Themelues I saj është patrioti Fan.S.Noli sëbashku me patriot të tjerë shqipatrë.

“VATRA” është organizata patriotike shqiptare e cila ka ndihmuar dhe ndihmon shqiptarët e Amerikës për intergrimin e tyre në SHBA, gjithashtu ka punuar dhe punon për lirin dhe demokracinë e kombit shqiptar.

110 vite më parë, në një kishë e ndodhur ne Boston-SHBA u bashkuan disa shoqata emigrantësh shqiptarësh në një federate të vetme, duke themeluar Federata PanShqiptare ”VATRA”, organizatën më të madhe të shqiptarëve të Amerikës. Me 1998 kamë patur fatin të njihem në Boston me një nga personalitetet e shqipatrëve në SHBA, me aktivistin e njohur Van Kristo I cili më foli gjatë e gjatë për këtë organizatë patriotike shqiptare, për kontributin që ka dhanë “VATRA” ndër dekada për shqiptarët. Federata PanShqiptare ”VATRA” është organizata më jetëgjatë i shqiptarëve në mbarë botën shqiptare. Kontributi i kësaj federate në çështjen kombëtare, e ka kthyer “VATREN” në një simbol të patriotizit shqiptar. Kryetari aktual i Federatës PanShqiptare ”VATRA”-Elmi Berisha ka thënë :

Energjitë pozitive të shqiptarëve të Amerikës duam t’i vendosim në dispozicion të atdheut tonë. Mision historik I Federatës PanShqiptare ”VATRA” ka qënë dhe është në mbrojtjen dhe garantimin e të drejtave të shqiptarëve në SHBA. “VATRA” ka rmarrë përgjegjësitë për lobimin në Kongresin e SHBA-së për të drejtat e shqiptarëve anembanë botës.

Takimi i parë që bëri bashkë të gjithë shqiptarët në Amerikë, i ka fillesat e saj në Dhjetor 1911- gjithnjë në Boston. “VATRA” kur është regjistruar si organizatë ligjore ne Boston, në dokumentacionin e saj është evidentuar si më poshtë:

Federata PanShqiptare ”VATRA” u themelua prej shoqërive “Besa-Besën”, “Flamuri i Krujës” Shoqëria Kombëtare”, “Mirëbërsja” dhe “Skënderbeu”. Në këtë takim që do të shkrhuhej në histori, u krijua një bord i përkohshëm për të drejtuar “VATREN” me figurat më të njohura të kohës të cilët ishin si më poshtë:

Fan S.Noli-Sekretar, Llambi Çikozi-drejtues I Gazeta Dielli, Faik Konica, Kristo Kika dhe Kristo Flloqi Drejtuesi të degëve të Federatës, gjithashtu ishin edhe figura të tjera patriotike si Paskal Aleksi, Kosta Vasili, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota, Kostandin Çekrezi, vëllezërit Pani dhe Dardha e tjerë.

  1. Sokol Paja ka njoftuar dhe ftuar meditiokisht shqptarët kudo anëmbanë botës, që të jenë të pranishëm në 100 vjetorin e Federatës PanShqiptare ”VATRA” , e cila do të kujtohet si ngjarje e madhe për shqiptarët jo vetëm të Amerikës, por për mbarë shqiptarët kudo jetojnë. Të gjithë e dijmë se “VATRA” ka qënë shtëpia me e madhe që ka pritur dhe ndihmuar shqiptarët që shkelnin në Amerikë, veçanërisht shqiptarët që me shumë mënyra arratiseshin nga Shqipëria ku diktatura të shkatronte jetën e gjithë fisit. Eshtë detyrë patriotike të nderojmë me zemër e me shpirt Federatën PanShqiptare ”VATRA” e cila gjithmonë ka hapur dyert për shqiptarët, e cila ka qënë institucioni që ka mbrotjtur dinjitetin, figurën dhe emërin e shqiptarit në çdo kohë e në çdo rrethanë. Federata PanShqiptare ”VATRA” do të gëzoi respektin më të madh në historinë e shqiptarëve në USA e kudo që jetojnë shqipatrët.

Respekte dhe nderime për gjithmone kësaj organizata patriotike për mbarë shqiptarët.

Zenel Çeliku

TIR-FAX News Agency 10 Qershor 2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok