21/12/2024

Sindroma e Fraklin Roosevelt!

0
Enver-Bytyci1

Nga Enver Bytyçi

Duket se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i qasen ngadalë përkrahjes së Open Balkan. Ambasadori amerikan në Beograd, Criss Hill, ishte në Ohër dhe ndoqi nga afër samitin e para 10 ditëve. Më pas u shpreh pozitivisht rreth tij. Gabriel Escobar është i ngarkuar për Ballkanin Perendimor dhe në përshëndetjen e Samitit të Ohrit e kushtëzoi Ballkanin e Hapur me dy elementë: – Përkushtimin  e tij në çeshtjet ekonomike dhe pjesmarrjen e tri vendeve të munguara në këtë inciativë. Ndërsa para tri ditësh ambasadorja e SHBA-ve në Mal të Zi u shpreh hapur në mbështetjtje të Open Balkan. Madje tha se “Kosovës në këtë inicitivë nuk i duhet fut-notë për t’iu bashkuar” asaj!

Kjo fjalia e fundit e shefes së diplomacisë amerikane në Mal të Zi shfaq kundërshtinë e saj me qasjen e Bashkimit Europian e sidomos të Gjermanisë, e cila i është përkushtuar Procesit të Berlinit, në vend të Ballkanit të Hapur. Madje përfaqësuesit e Berlinit në Bruksel e konsiderojnë Open Balkan si kundërvënie dhe mungesë vullneti të rajonit tonë për t’u anëtarësuar në BE! Kjo panoramë më bën të analizoj  atë se çfarë fshihet pas kësaj lëvizjeje anti-gjermane të Uashingtonit.

Edi Rama në Prishtinë u tha gazetarëve se do t’ju duhem një ditë për shkak të vëllazërisë që kam me Vuçiq. Nuk e di nëse ishtë ky një paralajmërim për luftë në rajon, nëse nuk përkrahet Open Balkan, apo diçka tjetër. Por kryeministri i Shqipërisë e ka potencuar Ballkanin e Hapur si alternativë “të paqes” dhe ka paralajmëruar luftë e konflikt, nëse ai nuk mbështetet nga Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina, kuptohet edhe nga faktorët politikë opozitarë, të cilët janë kundër tij.

Gjitçka që po ndodh beësoj lidhet me një fakt: – Presidenti i Serbisë, Aleëksandër Vuçiq, ka premtuar se nëse përkrahet minishengeni i djeshëm ose Open Balkan-i i sotëm, atëherë Serbia do të ankorohet me Perendimin. Kurse Rama ka shkuar më tej, duke i garantuar partnerët amerikanë se “paska folur me Vuçiq dhe ky i fundit e ka garantuar kryeministrin e Shqipërisë, se Serbia në këtë rast do të bëhej edhe anëtare e NATO-s! Në Uashington duket se e testojnë, por edhe e kanë besuar Aleksandër Vuçiq. Besimi amerikan është rrit, kur Rama ka hyrë si “garant” i këtij ndërrim-kursi të Serbisë nga aleanca me Rusinë te marrëdhëniet strategjike me SHBA-të!

Megjithatë në SHBA ende është i gjallë sindromi i presidentit Roosevelt, kur në Jaltën e shkurtit 1945 besonte se “Stalini është një demokrat” dhe “i mbahet fjalës së dhënë”! Menjëherë pas vdekjes së Roosevelt Bashkimi Sovjetik i Stalinit tregoi dhëmbët kundër Perendimit. Europa u nda në dy pjesë. Amerikanët e sotëm, përfshirë dhe ambasadorin prominent, Hill, duket se besojnë te premtimet e Aleksandër Vuçiq dhe sidmos të ndërmjetësimi i Edi Ramës, të cilin e konsiderojnë si msit të tyre në Beograd! Por harrojnë se të dy këta liderë ballkanikë nuk kanë të bëjnë asgjë me fjalën e mbajtur! Thjesht janë mashtrues! Të dy këta duan të zgjasin ditët e vitet në pushtet. Prandaj dhe e mbajnë Departamentin e Shtetit me shprësën e një “suksesi” të pritshëm për ta marrë Serbinë në gjirin e kombeve anëtare të NATO-s e të BE-së! Madje shpresojnë se përmes Open Balkan do ta detyrojnë Beogradin të njohë edhe Kosovën e pavarur! Kjo është përralla më e “bukur” e kësaj komedie!

Absurde është kjo ta mendosh, jo më ta besosh. Sepse Aleksandër Vuçiq, edhe sikur të ishte pro-amerikani më i madh në botë dhe pro-europiani më i përkushtuar, nuk do të mundë kurrë ta shkëpusë Serbinë nga ndikimi i Rusisë dhe ta ankorojë në Perendim, sidomos në NATO. Ai çdo ditë thotë se “kurrë nuk do ta njohë Kosovën shtet të pavarur e sovran”. Në Serbi e thërret “Kosovo-Metohi”, ndërsa anglisht “E ashtuquajtura Kosovë”! Ndërkohë që presidenti i Serbisë është peng i Moskës dhe i presidentit Vladimir Putin. Vuçiq nuk mund të bëjë asnjë hap në drejtim e kundërt të erës ruse. Kjo, sepse ai kontrollohet plotësisht nga Moska dhe Kremlini.

Vetë presidenti i Serbisë ka bërë biseda dhe premtime kompromentuese në Kremlin. Rusët nuk janë aq naivë sa të mos e kenë futur në xhepin e vogël të qestekut atë. Por nga ana tjetër të gjithë njerëzit që e rrethojnë janë militantë dhe vdesin për Rusinë, përpara se të japin jetën për Serbinë. Të tillë ka edhe në partinë e presidentit Vuçiq, por sodomos në partinë e Milosheviçit të drejtuar nga Ivica Daçiq! Edhe nëse kryepeshkopi i Serbisë do të ishte përkrahës i qëndrimeve pro-perendimore të Vuçiq, sinodi i Kishës Ortodokse të Serbisë dhe bashkëpunëtorët e kryepeshkopit janë e do ishin krejt kundër këtij qëndrimi. Në Akademinë e Shkencave dhe mediet publike gjithashtu ekziston fryma pro-ruse. Zërat pro-perendimit në elitën akademike e intelektuale konsiderohen si “tradhti ndaj atdheut”!

Kurse 80 përqind e qytetarëve të Serbisë janë me zëmër e më shpirt pro Rusisë dhe presidentit Putin! Ndërkaq Roosevelt-ët e shekullit 21-të në SHBA shpresojnë ende se Serbia do të bëhet aleat i tyre! Naivitet i servirur në tabakanë e Sorosit! Vuçiq nuk mund të bëhet Tito! Serbët betohen në fotografinë e Vladimir Putin!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok