19/04/2024

Siluetë e shkallëve të teatrit

0

Nga Ilir Muharremi

Siluetë e shkallëvë të teatrit. Ishim të ri, tepër të ri. Qeshnim sa askush më shumë. Qeshnim edhe kur nuk duhet të qeshnim. Takimi i parë. Energji pa fjalë, ndjenjë ndoshta jo arsye, punë e madhe, ishim të ri. Kthim në një kohë që as vetja ime s’ka forcë ta jetoj më, nuk duhet të arsyetohet pse. Dhimbja pikturon retrospektivën. Sa shumë dhimbje aq më e lartë është e kaluara. Nostalgjia simfoni dehje sepse veç gotat e verës së bardhë e kuptojnë, as unë madje edhe pse nëpër vena të mija gjaku lundron me verën e bardh.

Ndjehu rehat zemër sepse çdo fjali tani është e thellë.  Rehat sikur dytë të dehur tapë, muzikë, këndim pa nacionalitet, muzike simfoni me plot ngjyra, art, shpirt dhe jetë. Pi zemër, pi bashkë me mua si energji nostalgjike nga kaltërisa e qiellit që vështronim horizontin e skuqur, e dielli dukej si një njollë portokalli. Të kujtohet, tani reflektimi i dritës së diellit sikur te impresionistët. Po zemër e di që e kujton edhe ti.  Rinia jonë u tretë më gotën e verës dhe birrës zemër.

E lindur je për mua, tekstet e mia gjithmonë të sfidonin, isha mburojë ndaj shtregnatës, ende ëndroj fytyrën tënde, tash më mungon shumë.  Porttrei yt pikturohet në mendjen time, por e lindur je me të dashtë unë, gjykimi vendos të të humbas. Ti lufton shumë si luaneshë, unë statikë, kurvë mashkull, të tjerat më dashurojnë, ndjejë një llojë rinie inekzistente besoj vetëm në çastin zemër, prapë jam humbës sepse je e lindur të të dua, por gjykimi është të të humbas, të humba nga vet faji im lakmitar sepse jemi kafshë e kafsha është tradhtare. Tash vetëm dua këtë dhimbje ta fshijë, në heshtje pijë shumë verë të bardh, por u binda që s’ka dashuri pa ty e dashur, besom , s’ka dashuri pa ty, po çmendem dhe krejt jetën time e kujtoj brenda kësaj gote qelqi.  Nuk ka dashuri pa ty dashuri, vështirë ecën çdo çast pa ty zemër, kuptom. Akënd spo mund ta dashuroj siluetë e shkallëve të teatrit.

Në sy e fsheh dhimbjen të cilën e vërejn të gjithë, pijë për ta harruar, por dëshira shtohet më shumë për të. Nën tingujt e muzikës dhe këngës e kaloj më shpejt kohën, por vendet e përbashkëta i kujtoj. Ti je më e lënduar se unë, zemra të është copëtuar krejt, vetëm shpirti tashmë të mbijeton nga unë e dashur. Jam një i pavlerë në kuptimin e dashurisë. Nuk kam ditur të të trajtoj kurrë e kjo më dhemb shumë, besom. Mos qaj se bukur të rrjedhin lotët nëpër mollëza të faqeve, qaforet tashmë i hedh në baltë, ke të drejtë, sepse dikur isha i joti e tashmë tretem brenda vetes. Mos qaj edhe pse lotët duken bukur në faqe tua zemër. Mos qaj, sinqerisht ta them, mos derdh lotë për askënd sepse as unë e as kush nuk i meriton lotët e tua. Vuaj për fajet e mija dhe mos më shkatërro më se as për veten time më nuk di asgjë, në zemrën time ka shumë dashuri për ty, përjetësisht e dashur. Nuk dua të jem poet i dashurisë, e as i sëmurë nga dashuria, por dashuria jote më dridh, unë pajtohem me të gjitha kërkesat e tua, vetëm eja te unë të ndjej aromën e trupit nëpër qarqafë e dashur. Mos më thyej më sepse mjaftë jam i thyer me mungesën tënde. Nuk ka dashuri pa ty e dashur, çmendem pa ty, jeta e vështirë dhe çastet plaken ngadalë pa fytyrën tënde rrumbullake zemër.

E pranoj të kam tradhtuar sa herë të më jepej rasti e dashur, njëra ishte bionde, trup të bukur, tjera flokë të zi pak e plotë, ndërsa tjetra vishej firmato, kujdesej për veten. Njëra ishte pak e çmendur, liria e saj më pëlqente. Kjo me flokë gërshetë fliste shumë. Kjo me flokë të shkurtëra e kishte tonalitetin e lartë të zërit. Ishin shumë pak më kujtohen.

Të kujtojet pranë këtij turpi tim të zinte gjumi, të kujtohet, e tash dashuria ime të pengon, rinia jonë u zhduk. Vështirë ta dashuroj dikënd tjetër. Nuk të kam merituar, thjeshtë e dashur vonë e kam kuptuar sikur bixhozinjtë e dështuar të cilët i haxhojnë te gjitha letrat. Sinqeriteti im ishte sikur i një palaço i lyer me bojë dhe buzëqeshje fallco. Të ndjeja në zemër, nuk e di as vet pse të sulmova e dashur, të coptova, të thyeja, tash e kuptoj që ti prapë ngrohtësi gjen te unë, prehjen e ke në afshin dhe shtregimin tim, shpirt.

Bashkëjetuam, kurorëzimin e besuam vetëm në shpirt, shpirti nuk na tradhtoj, zemra po, mendja lozi karakterin e vet te mbrapsht, dashuri kthimi për hir të kurorzimit që tregon kapitalizëm dhe jetë zyrtare e jo fuqi të artit. Besoja që asgjë nuk të kthen, u stepa pasi një copë letër dhe një vulë me disa nene vlejnë më shumë se shpirti. Jeta është gjethe dhe fryma e lëviz, andaj dashuria jonë u bë pjalmë e papirus modern e dashur. Kërkon besim te letra e jo te zemra sepse është shuar, letra ta premton përjetësinë. Besnikëria dhe morali janë te ligjet sepse ndëshkohen, çdo imoralist ndëshkohet nga vetja e jo nga ligji, nuk ka ligj mbi dashurinë sepse vet dashuria është ligj absolut, nuk lë hapësirë për tu koorigjuar.

Jam i ndërgjegjshëm nuk të mashtroj, nuk kam qenë mashtrues sepse mashtruesit nuk ndryshojnë zanati i tyre është të mashtrojnë. Unë të dua e dashur. E kisha pak në zemër ti koleksionoja femrat sepse kjo nënkupton të jetoj pak në të kalaurën ti portretizoja. E di zemër, je grua e pasionuar dhe je nënë, zemra jote është e tharë e larguar nga bota, je bërë ndjenjë e vetme, qenie e vetme, fytyrë e vetme je gllabëruar. E unë veprova në të kundërtën, vëra në lëvizje dashurinë tonë ndjehesha çlirues u bëra një hiç, nuk  e kuptova vlerën dhe forcën e një nëne dhe gruaje. Mund të flas edhe për dashurinë tonë dhe çka quaj unë dashuri, përzierje dashire, dhembshurie, mirëkuptimi, kjo është zemër. Ndoshta  kjo nuk tingëllon njëjtë për ty e dashur ose për dikënd tjetër. Këtë përvojë nuk e e radhite te të gjtha përvojat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok