10/11/2024

Si të mbrohemi nga njerëzit e varfër në shpirtë!?

0

Shkruan: Florim Zeqa

Sikurse për të mirë ashtu edhe për të keq asgjë nuk ndodh rastësisht. E mira i paraprinë të mirës, kurse e keqja të keqës. Disa njerëz të urrejnë, jo pse u ke bërë ndonjë të keqe atyre, por pse ti ke bërë diçka më mirë apo ke arritur më shumë sesa ata në jetën tuaj.

Urrejtja dhe xhelozia produkt i varfërisë shpirtërore

Urrejtja dhe xhelozia i shpie njerëzit drejt kreyerjes së veprimeve më të rënda monstruoze siq janë: tradhtia dhe urrejtja ekstreme e cila çon deri edhe në vrasje. Pasojat e xhelozisë janë të pranishme dhe të dhimbshme në ditët e sotme.

Xhelozi do të thotë të urresh sukseset apo të arriturat e të tjerëve.

Pse ndodh urrejtja?

Të gjithë njerëzit lindin me një dhunti (aftësi) të veçantë nga Zoti, por jo të gjithë arrijnë ta zbulojnë atë. Disa zbulohen nga prindërit, mësuesit apo rrethi shoqërorë, por disa vdesin pa e zbuluar dhuntinë e tyre natyrore!

Në asnjë rrethanë nuk duhet të kemi xhelozi ndaj njeri-tjetrit por duhet të jemi të kënaqur me atë çka Zoti na ka dhuruar. Ai që është i kënaqur me atë që i ka dhuruar Zoti, është njeriu më i pasur në botë dhe anasjelltas, ai që kërkon më tepër nga ajo që i ka dhënë Zoti, është njeriu më i varfër në shpirtë!

Sikurse zjarri që djegë drunjët, xhelozia i përvëlon shpirtat e varfër!

Për këtë arsye xhelozia nuk ka vend në zemrat e njerëzve të mirë dhe të pasur në shpirtë! Xhelozia është urrejtje shpirtërore dhe më e rrezikshme se çdo gjë tjetër për njerëzimin, është vet djalli në trupin e njeriut!

Xhelozia është reaksion kompleks shpirtërorë, sepse përfshin një sërë emocionesh, mendimesh dhe ndjenjash negative në mendjen e njeriut.

Prapaskenat veti e njerëzve të varfër në shpirtë dhe qyqarë

Veti e njerëzve të varfër në shpirtë është veprimi në prapaskenë, ngase nuk e kanë guximin e përballjes në publik dhe as në katër sy, siq e thotë populli.

Si pasojë e mungesës së guximit, të varfërit në shpirtë ta hedhin gjithnjë pas shpine, me organizimin e ndonjë komploti apo atentati me qëllim të eleminimit tuaj fizik.

Për ta mposhtur xhelozinë dhe urrejtjen e dikujt kërkohet durim dhe kohë, tolerancë dhe punë e pandalshme deri në relativizimin e varfërisë shpirtërore të atij që të urren.

Zbulimi i shkaqeve të xhelosisë së urrejtësit shënon fillimin e fitores përfundimtare ndaj tij.

Njerëzit e varfër në shpirtë në të shumtën e rasteve janë të sëmurë mental me sëmundjen patologjike të urrejtjes dhe xhelozisë.

Çdo gënjeshtër tingëllon bukur

Ne shqiptarët, mbase jemi i vetmi popull në botë që dallohemi për afinitetin e të besuarit verbërisht. Më lehtë i besojmë një gënjeshtre të bukur sesa një të vërtete të argumentuar!

Xhelozia e shqiptarëve nuk është racionale (nuk bazohet në asnjë fakt), thjeshtë është sëmundje patologjike. Kolektivisht shqiptarët xhelozojnë shpeshëherë pa asnjë arsye, e marrin për si shkas një paragjykim apo paranojë të pashpjegueshme!

Miqësia “virtuale” e rrjeteve sociale në të shumtën e rasteve është fallso, e cila është shndërruar në armikun më të madh të shqiptarëve. Ata që llogarisin në ndonjë interes personal të vardisen si miq. Në momentin që e realizojnë apo ju dështon qëllimi, të bëhen armiqt më të mëdhenj. Të lëvdojnë para syve, kurse pas shpine ta bëjnë hendekun!

Njeriu më i rrezikuar sot në Kosovë është njeriu i drejt dhe i sinqertë!

28.12.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok