14/12/2024

SHERRI I SH…. ËSHTË I MADH

0
Kafeneja-krimit-serb-Panda

Kafeneja e krimit serb ”Panda” në Pejë, dhjetor 2022

Nga Neki Lulaj

Qe nga   14 dhjetori i vitit 1998 kanë kaluar me se njëzetë e katër vjet  qe kur nga dora e dy kriminelve serb u vranë gjashtë djem te ri  të po atij nacionaliteti në kafenen „Panda „në Pejë, duke zbrazur mbi 60 plumba mbi trupat e tyre..E për këtë krim të skenuar kanë pesua turtura deri ne çmenduri duke  berë burg të pafajshem shumë shqiptarë. Krimi  i ndodhur aso kohe nga  autoritetet e shtetrore  në Pejë  ishte i dirigjuar nga  Beogradi. Kurse Peja ato ditë gjendej nën shtetrrethim  të egër te policisë dhe forcave  militare dhe atyre ushtarake serbe.

Dhe fajin e  kishin  drejtuar me gishtin tregues drejtë shqiptareve  dhe pikrisht të forcat e pjestarëve të  UÇK-së, duke shtuar dhunën e pa parashikuar dhe duke  terrorizuar aso kohe popullatën e pa fajshëm  civile shqiptare.

Ngjarja nuk u zbulua kurrë ngase pas ketij  akti barbar pas keij sherri të madh tragjedie  është vetë shteti, tani dihët qartë se pa as një fije dyshimi se masakra në rastin Panda ishte  vendin i marrë nga  majët e hirarkisë  kriminale hegjemoniste shtetrore serbe.

Pra ishte  terrorizëm shtetëror i  pa presedenc i organizuar nga qarqet e errëta i dirigjuar  primitivisht nga maja e shtetit.

Kërkesat kembëngulese dhe të   pa ndërprera të prindërve për fëmijët e vrarë edhe kreret e shtetit edhe Prokurorinë e i kanë zenë ngushtë duke mos marrë kurrë edhe as një pëgjegjëje  te saktë.

Kështu njeri nga prindërit e fëmijëve te vrarë ju ka drejue edh presidentit te shtetit Z. President, ju e dini dhe ne e dimë se vrasja e bijve tanë në kafeterinë “Panda” në Pejë ishte çështje shtetërore që u vendos në majë të shtetit. Është terrorizëm shtetëror .

“Kemi folur me qindra shërbyes civilë, në polici e në trupa tjerë shtetërorë, dhe askush nuk na tha asnjëherë që krimi ishte kryer nga shqiptarët, por përkundrazi, nga serbët,” – tha Obradoviq.

Kështu qe në vitin  2013 Aleksandër Vuçiq kishte deklaruar se masakra qe ka ndodhur  në kafenen ‘’Panda’’ në Pejë  ndaj gjashtë të rinjëve serb, nuk ishte kryer nga shqiptarët. Çudi e madhe se ai nuk dinë të skuqët edhe kur  inskon  genjeshtër  siç e ka zakon?

Prindi, Llazar Obradoviqi, i biri i të cilit Ivani (15 vjeçar) vdiq para syve të tij, i kishte deklaruar ditë me parë  emisionit informativ Beta-s se nuk kishte të vërtetë tjetër se ajo që krimi në “Panda” ishte kryer nga shteti serb. E njejtë është edhe deklerata e të gjithë  prindërve të  tjerë qe fëmijët e tyre u vranë nga dora e zezë e  argatve te shtetit.

E çka  nuk ju pjellë  mendja këtyre  ugurzeze të cilët janë në gjendje  me berë çdo gjë të keqe dhe me perdor çdo mjet  primitiv vetëm e vetëm qe  me genjeshtra  fajin  me ja hedh dikujt tjetër.

Një situatë gati e njejtë me një skenar  tejët provokuese është edhe situata e krijuar e ketyre ditëve me policinë e Kosovës në veri te Mitrovicës dhe  trupat paqëruejtese të KFORIT dhe  me ndërkombëtaret.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok