25/05/2024

Si i mposhta hileqarët!

0

Shkruan: Florim Zeqa

Sikur të isha këngëtar, do të më dukej pak, që të gjithë atyre që me duan dhe i dua nga një strof të këngës për t’ua kushtuar. Do të më dukej pak, të gjithë atyre që më deshtën me hile nga një epitaf për t’ua shkruar!

Qengji në mesin e ujqërve të uritur

E fillova këtë shkrim në mënyrën më të pazakont, i nxitur nga hileqarët dhe mashtruesit dhe motivuar nga ‘ushtria e facebook-ut’, të cilët shpërthyen si bomba të minuara pas lëvizjes time sa të vogël po aq edhe të shkurtër politike.

E kam ditur, por as që kam mundur të besojë se sa e vështirë është për një njeri të ndershëm të qëndrojë në mesin e njerëzve të papërgjegjshëm të politikës kosovare!

Kjo bëhet akoma më e vështirë është për një gazetarë dhe analist të pavarur politikë!

Një njeri i ndershëm, qoftë ai qytetarë i rëndomtë apo intelektual, krijues apo publicist është aq i ngulfatur nën grilat e partive politike sa një i burgosur i ndërgjegjës prapa grilave të pushteteve totalitare.

Një njeri i virgjër dhe i pastër në aspektin kombëtar në mesin e politikanëve hileqarë, të uritur për pushtet, është është sikur qengji në mesin e ujqërve të uritur, të cilët e presin ta ç’kyejnë gjahun e zënë e të rrethuar nga të gjitha anët!

Fati në fatkeqësi

U jam mirënjohës të gjithë miqve të vërtetë, edhe pse të dëshpruar me veprimin tim, nuk u lëshuan në sharje dhe fyerje siq u ekzaltuan disa prej miqve fallco dhe të pabesë, militantë të mjerë dhe sharllatan në shërbim të politikanëve të inkriminuar!

U jam mirënjohës për jetë dhe mot qindra bashkatdhetarëve në Itali, në Regjionet: Veneto, Friulli Giulia dhe Lombardia përkatësisht në Provincat: Treviso, Udine, Venezia, Pordenone, Portogruaro, Viçenca, Rovato, etj., të cilët ishin rreshtuar pas meje për themelimin e degës së partisë, që tashmë nuk ja vlenë as emrin t’ia permend!

Nuk është mbetur rastësisht ajo thënja e moçme “Fati në fatkeqësi”!

Falë intuitës sime i hetova më kohë hileqarët të cilët kishin menduar që të më përdornin për një kohë të gjatë për interesat e tyre dhe më pas të më hudhnin si leckën në rrugë apo si limonin e shtrydhur!

Më zgjuarsinë dhe largëpamësinë që i kam dhuratë nga i madhi Zoti, ia dola me sukses t’i testojë në kohën e duhur dhe t’ua heqë maskat hileqarëve dhe injorantëve morbid.

Njëkohësisht në këtë fatkeqësi e testova edhe veten time, ku pas dështimit të hileqarëve unë dola fitimtar i madh dhe i pasur më shumë miq e shokë gjithandej regjioneve dhe provincave në Itali, pa anashkaluar as qytetarët e panumërt në Kosovë dhe bashkatdhetarët gjithandej në Diasporë, prej të cilëve çdo ditë marrë mesazhe falenderimi dhe mbështetje të fuqishme për veprimin vizionar dhe pragmatik që më kthejë drejt lumturisë së përhershme në shërbim të qytetarëve (bashkatdhetarëve) të vendit tim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok