04/05/2024

Emigrantët mbajnë gjallë pensionistët

0

Nga Vladimir Shyti

Shëndeti për njeriun është gjendje e natyrshme dhe pensionistët tanë shqiptarë s’e kanë fare idenë se çdo të ndodhë nesër. A mund të shmanget, a mund të mposhtet, apo duhet të lutemi? Dhe këtë pushtim të frikshëm, që vuajtjet kanë qenë gjithmonë në jetë e kërkojnë vetëm në mjeksinë, pak shqiptare e më shumë evropiane. Por, pensionistët tanë, me pagën që u jep qeveria shqiptare, tashmë do kishin shkuar në amshim, në rastëse nuk do të ishin ndihmuar nga fëmijët e tyre. Në asgjë  tjetër, pensionistët nuk morën atë ç, ka u takonte në atdheun e tyre, pasi e dinin, që në këtë vend ishte vetëm një dukje panorama e shëmtuar, në gjithçka që pretëndonte qeveria shqiptare. Gjatë këtij shekulli, nuk u gozhdua shtylla e turpit e mashtruesëve. Ne na ndoqi pas një fat tragjik:ku emigracioni u bë në masë të madhe, por lavdia e një vëndi mbetet vetëm në traditën e tij;mbështetja e familjes. Turp, për një shtet që braktis të moçmit!Ju zotrinjtë e rinj nuk vleni asgjë para tyre. Ata nuk e kanë njohuri të zhvillimin politiko-ekonomik borgjez, por mund të japin mendime rreth botës që na rrethon. Ata, kërkojnë vetëm djersën e tyre, që ju i’ja keni shpërfillur. Ata mendonin të ngriheshin mbi fatin e tyre;madje parë në drejtësi, që mund t’a kishin këtë mundësi, por qeveria mendojë se i mundi, duke i poshtruar, ku edhe hartoi shumë plane për jetën e tyre:Një hiç, vetëm përbuzje…Por, emigrantët, falë traditës dhe kultur\ës shqiptare, mbajtën gjallë familjet e tyre, që edhe ju si shtet duhet të merrni shembull nga ata, madje, ju bëj thirrje të jenë të pranishëm në zgjedhjet e ardhshme. Për mua ata janë nderi kombit, të cilët nuk u shkëputën asnjëherë nga vendi i shenjtë Shqiperia. Projektet e juaja për jetën e tyre ishin si fitili zjarrvënës, që merrnin zjarr që në kontaktin e parë me evropën parë në realitetin jetësor ndërkombtarë. Apo, qeveria i quan të padobishëm, ose ethe të brendshme, por mos harroni! Ajo ethe do të vijë së shpejti ndër ju!Pensionistët janë përkulur para fatit, ku shpirti tyre fiton mbi ndjesitë e tërbuara të këtij rendi të egër kapitalist. Ata nuk mund të mbajnë një qëndrim heroik, sepse në veprat e tyre ka shumë vlera heroike. Por, atyre i është goditur krenaria, që nuk të lejojnë shfrenime të mëtejshme. Ata përpiqen të shkunden nga dëshpërimi, këshillojnë një shtet pa komplekse torturonjëse për brezin e tretë, që edhe ata të ndjenë të mirat matrejale të këtij vendi, që po rritet dita-ditës, por që ata e shohin vetëm në ëndërra. Ata flasin e mbrohen padobi, të ngrysur në vetëdije, për tu lidhur me shkumën plot aromë të ligjeve parlamentare, që mender tallin b…, me frenimin e ndjesive ata pranojnë një çlirim të përkohshëm, duke u varur nga emigrantët. Por, jo, ata e ndërtuan këtë vend, që sot ka arritje, por të fituar vetëm nga oligarkët me ndihmën e qeverisë. Ata e njohin realitetin jetsor dhe mejdisin ku jetojnë gati si të huaj. Psikologjia e tyre e pambrojtur, shpërdoruese, ndoshta e verbër, ndaj dukurive ligjore të një niveli tepër të ulët, ndaj një njeriu të zakonshëm, por me ideale, që ata tashme vet i kanë shpërfillur, duke numëruar qindarkat në këtë bum turistik, (ashtu si siç pretendon qeveria shqiptare)Mprehtësia dhe izolimi tyre përndizet vetëm aty ku zmadhimet e ndjesive në përpjestime të mëdha u jepen vetëm atyre që bëhen vegla të shtetarëve. Për këtë arsye, pensionistëve u mungon drejtpeshimi dhe, një pjesë e qenies të tyre kanë dalë jashtë orbitës , përtej mejdisit të jetës së përditshme duke ekzagjiruar një fantazi të harlisur, por që qëndron aktualisht sot në shtetin tone shqiptarë, që është bërë kashtë e koqe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok