14/12/2024

SHTETI I “PËRBASHKËT” ME BORXHE NDAJ MEJE

0
Kalosh-Celiku

NGA KALOSH ҪELIKU

Unë, nuk kam borxhe ndaj “shtetit të përbashkët” jugosllav, të “vëllazërim – bashkimit”. As, këtij të sotshmit Neokomunist në Maqedoninë e Veriut. E kemi ndihmuar si Fis me burra dhe gra. Pasuri. Ndoshta, edhe si shqiptarë brez pas brezi, me histori nëpër shekuj. Po, edhe Unë si Poet i paparashikushëm, me “borxhe dhe mëkate partiake”. Ose, siç thoshte Im Atë: se, jam “sahat me një akrep. Nuk dihet, kur është dymbëdhjetë, e kur Një”. Përndryshe, deri më Sot: do të më padisnin me argumente partiake edhe në gjygj si “armik” i shtetit  të ‘”përbashkët”. Dje, komunist. Sot, Neokomunist. Ose, do të më rrasnin në burg si “nacionalist”, dhe “terrorist” me montime politike policore partiake.

Falë Meje si Poet, pas denoncimeve me njëzetë nënshkrime (firma) të autorëve shqiptarë, se: Unë jam i dërguar nga Kosova, që të veproj në Malësinë e Shkupit (1992)?! Shkak, publikimi i librit tim me satira: Trumbetat e Tellallit. Vit, edhe kur u hapë një fushatë e paparë në mjetet e informacionit me emra dhe pseudonime. Edhe, se: Unë jam ai kryesori, që Ҫështjen Shqiptare dua ta zgjidhë me luftë?! I thashë, inspektorit: Unë, dua të jem Ai, po fatkeqësisht nuk jam Ai. Prandaj, edhe mos më thirrni më në “biseda informative”.

E mbajtën fjalën, deri më Sot. Nuk më kanë thirrë në “biseda informative”. Qoftë si “armik”, apo “bashkëpunëtorë” i tyre besnik. As, ende: përderisa, Unë jetoj dhe jam gjallë në Shkup. Policia, ende nuk më ka kërkuar as kartë identiteti në “Bit – Pazar”. Matanë, ”Urës Gurit”. Lumit Vardar, te “Parku i Grave”. Përditë, më kanë nën Rrap. Rrugëve të “Bit – Pazarit”. Dhe, te “Parku i Grave”. E kalova Koronavirusin. Pandeminë politike. Vaksinën politike. Po, jo: edhe, Virusin e partive politike. Plaçkitjen, e mjeteve materiale të SHGB “ASDRENI” me trusaktët e tyre partriak nëpër institucinet e shtetit të “përbashkët”.

Kutadi, Unë: Sot, mund të më dënoni  edhe me disa vite burg si “terrorist” shqiptarë. Nuk ka problem. Vetëmse, me argumente dhe dëshmi policore. Jo, me shpifje dhe montime. Hë, për hë: që, nuk i keni në përndjekjen time policore. Shkaku, se: Unë, gjithë jetën nuk i kam besuar “mikut”, po “armikut”. “Mikut, që më ka përqafuar dhe puthë në faqe. I kam besuar “armikut”, I cili më ka sharë, provokuar, përndjekur, më ka vënë pusi, dha vra pas shpine.

Vendi i burgut” për Mua si shkrimtar, janë: Universitetet Shqiptare, “Idrizova”. Ose, “Goli Otoku”. Fatkeqësisht, nuk i pata fat. Nëse, atij Shteti jugosllav, dhe këtij të sotmit Neokomunist me fakte: Unë, i kam borxhe, le të dalë publikisht në mjetetet informacionit. Dyertë, i ka të hapura krah më krah si mysafirë partiak Nate. Jo, edhe Dite. Arsye, se: Unë, i kam disa borxhe për manifestimet kulturore “partiake” propagantistike. Borxhe, që nuk janë të miat, po të propagandës partive politike. Dhiareve tyre paritake politike shqiptare për të ardhë në pushtet. Nuk, ka problem, do t’ua paguaj edhe këto borxhe me pasurinë e Babait.

Gjithë jetën, nuk më kanë dhënë vende pune të merituara sipas profesionit të  shkrimtarit. Po, sipas “argatit besnik” të partive politike. Posteve partiake politike në pushtet. Honorareve qeveritare të “vëllazërim – bashkimit”. Aqmëpak, në ministri të arsimit dhe kulturës. Para. Jam hudhur vendeve shqiptare me poste “politike – kulturore”, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Po, jo edhe në Shqipëri. As, fushave dhe maleve të Babait me kalë me shalë në Katund, që i solli partizanët në jetë dhe pushtet si shtet “demokratik” i “vëllazërim – bashkimit”, në ish Jugosllavinë komuniste?! Sot, Neokomuniste. Aqmëpak, që: Unë, i mbajta gjallë me Penë mes librave piblicistik me pasurinë e Babait. Pasuri, Tru, dhe poezi “erotike” në Manifestimet kulturore, dhe librave në bibliotekë për Ditën e Nesërme.

Dorën në zemër, edhe ato si parti politike në “pushtet” (argatë pa pushtet gjithë jetën), kanë dhënë pak para për arsimin dhe kulturën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Ndoshta, edhe Jugosllavi. Nuk, jam shitur Dje! As, do të shitem, Sot. Nesër, për pak tollumba partiake, poste politike të ”vëllazërim – bashkimit” me këmbët dhe trutë në legen. Mos e them: as, për diploma universitare, tituj shkencor të universiteteve dhe akademive “shkencore” partiake. Edhe, për një libër në Ministrinë e Kulturës. Aqmëpak, si argat besnik i partive politike.

Shteti i “përbashkët” ish jugosllav, as ky i Sotshmi Neokomunist: Dje, Sot, as Nesër, Mua nuk më mbeti borxh për para, por vetëm për një Poezi “Erotike”. Ditën Historike Shqiptare. Një Ibrik me me Dy çepa raki rrushi nën Rrap. Dy shtama me verë të Mikes Di, që të më pri para përkrahu Rrugës për në “Baba Tomor”.

Edhe, mos më thuani Nesër, se: Unë, nuk e dua si Poet shtetin e “përbashkët” të “vëllazrim-bashkimit”?! Që, i kam dhënë para, punë dhe Libra. E, ai as vende pune, banesë, ose shtëpi. Po, më thuani, se: ai, nuk më do Mua si “armik” historik. Poet. Nuk më ka dhënë punë gjithë Jetën. Para, as honorare marramendëse partiake – qeveritare, po përndjekje maleve si “armik” të “vëllazërim – bashkimit” jugosllav. Dhe, “biseda informative”. Ndoshta, pas vdekjes time mund të mi japë gjithë këto merita artistike – kulturore si shkrimtar?! Po Unë, Sot: nuk i dua si Poet.

Shkaku, se” në Jetë: para, shtëpi, dhe Gra besnike më dha im Atë me Kalë me shalë…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok