20/04/2024

Halli i Berishes apo pagjumesia i kundershtareve te tij?!

0

Nga Enver Bytyçi

Del ne ekran te televizionit ose shkruan ne tastieren e kompjuterit e prej nje viti e gjysem thote se “Berisha lufton per hallin e tij personal”!  Po! Sali Berisha e ka nje hall! Qe nga ajo date qe ai eshte shpallur non-grata ne SHBA nga ana e Departamentit te Shtetit ai ben betejen e tij per intregitet dhe dinjitet njerezor!

Kush thote se kjo beteje nuk eshte shqetesimi i Sali Berishes, ai gabon. Madje ai e ka pranuar vete se ky eshte halli i tij personal. Ndaj dhe kundershtaret e tij kane te drejte, kur thone se “Berisha lufton per hallin e tij personal!

Por halli i Doktorit nuk i ngjan hallit te atyre qe e sulmojne ate. Sepse kundershtaret e Berishes jetojne ne pagjumesi. Nuk fllejne dot, pasiqe ne shtratin e fjetjes shohin enderra ankthi me skena tragjike te kryqezuara e te shkaktuara nga nje mije e nje halle qe ata kane. Jane zhytur deri ne k#gryke ne krime dhe korrupsion!

Pra,halli i Doktorit nuk eshte halli i shqiptareve. Perkundrazi eshte nje shqetesim, nga i cili ai motivohet me shume per t’u sherbyer qytetareve shqiptare. Ndersa halli i kundershtareve te tij lidhet drejtperdrejt me jeten e qytetareve shqiptare. Sepse nuk i detyron shqiptaret te emigrojne Sali Berisha non-grata! I detyron i korruptuari Edi Rama! Nuk shkakton as sot, as ne te ardhmen varferi, skamje, pabarazi, kriminalitet, veprime mafioze, lakmi, rrenim e deshperim non-grata e Sali Berishes. Por te gjitha keto jane produkt i atyre qe sulmojne kreun e Partise Demokratike, rilindave te kryeministrit dhe pengjeve te tij.

Shqiptaret e dine se asgje e keqe apo e mire u vjen atyre, nese Berisha eshte apo nuk eshte non-grata. Ata duan nje lider, i cili merr pergjegjesi per fatet e Shqiperise. Dhe derisa te dale dikush nga radhet e rinise si ai, ky lider mbetet Sali Berisha, me difektet dhe virtytet e tij, ashtu sic ai i ka! Se paku ne krahasim me kundershtaret ai eshte njemije hapa para tyre.

Ne momentin qe numri i qenve e kalon numrin 40, ne ate moment ujku ndjehet ujk. Numri i kundershtareve te Berishes tashme duhet te kete shkuar se paku te numri 400. Kesisoj jane pikerisht keta qe po e bejne Doktorin nje ujk ne fuqi te dhjete!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok