07/10/2024

Shteti i Babadjallit ushqen të gjitha projektet pro-serbe në Ballkan!

0

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Një shtet bektashian në 27 ha në verilindje të Tiranës. Ky është projekti i fundit i kreut të mafies dhe narco-shtetit shqiptar, Edi Rama! Sigurisht që ideja e një urdhëri bektashian si shtet i modelit të Vatikanot apo urdhërit maltez nuk është ide e Edi Ramës. Eshtë ide dhe projekt i mafies. Eshtë një propozim në momentin e fundit, kur Ramës dhe mafies u duhet të mbrohen nga akuzat publike të medies europiane ndaj tyre. Eshtë një përpjekje për të tërhequr vëmendjen, sidomos në qarqet europiane. Duket se modeli i marrëveshjes Rama-Meloni nuk mjaftojnë më. Kaq e kishte efektin ajo marrëveshje. Nuk i ka bindur të gjithë në kontinentin europian se Edi Rama është krijuesi gjenial për shpëtimin e Europës nga refugjatët. Përkundrazi, po e qortojnë si kreun e narco-shtetit.

Megjithatë ideja e shtetit të urdhërit bektashian në Tiranë nuk lindi brenda ditës. Dikush nga krerët e mafies ndërkombëtare, i cili drejton kreun e narko-shtetit shqiptar, ia përshpëriti në vesh zotit Rama. Edhe gazetën New York Times e rekomandoi Bigbratheri mafioz. Por sipas intervistës së Edi Ramës, kjo ide nuk qenka thjesht ide. Tashmë na qenkan angazhuar një grup ekspertësh vendas e të huaj për të përgatit formimin dhe shpalljen e shtetit bektashian. Më pas vendimin po e merrka parlamenti i Shqipërisë. Nga ky projekt mafioz dalin sa e sa paqartësi dhe engigma.

P.sh: – A ka kompetencë parlamenti shqiptar të miratojë formimin e çfarëdolloj shteti brenda shtetit? Para së gjithash, cili nen kushtetues e parashikon këtë kompetencë? Nëse jo, cila është proçedura e formësimit të një lëvizjeje si kjo? Dhe më tej akoma: – A do të ishte precedent përçarjeje dhe jo bashkimi, siç thonë protagonistët mafiozë të këtij projekti? A do ta kishin më pas të drejtën të gjitha grupet fetare të iniconin krijime shtetesh në formën e një urdhëri? A do të shkohej prej këtu te precedenti që edhe minoritetet të kërkojnë shtet brenda shtetit? Cili do të jetë ndikimi i këtij vendimi për kishat dhe manastiret ortodokse në Kosovë? Veçmas për Manastirun e Deçanit, që ashtu si rastësisht posedon një territor 27 hektarësh, aq sa Kryegjyshata e Shqipërisë në Tiranë?

Përveç këtyre dilemave, vijnë në radhë të tjera enigma: – Si do të funksionojë ky lloj shtet? Kush është përgjegjës për sigurinë, luftën kundër krimit të organizuar e kundër mafies, për trafiqet e tregtinë? Apo do të krijohet një oaz strehimi për paratë e pista dhe personat mafiozë që ndiqen nga drejtësia? Si do të funksionojë? Si do kontrollohet territori i këtij shteti mafioz që tentohet të krijohet dhe çfarë strukturash ka? Janë një milion pyetje pa përgjigje. Janë njëmijë arsye të dyshosh në idenë dhe iniciativën e Edi Ramës dhe mafies ndërkombëtare për formimin e një shteti si ky. Megjithatë do të përpiqem të jem i qartë, duke iu përgjigjur dy pyetjeve: Kush ka interes për ngritjen e një shteti bektashian? Dhe cilat do të jenë efektet anti-shqiptare kë kësaj iniciative.

Nëse keni vënë re, propaganda pro-shtetit mafioz të Babaedit dhe Babamondit po gjen mbështetje te mediet që janë vënë në dispozicion të të gjitha nismave anti-shqiptare të kryeministrit të Shqipërisë. Në 24 orë u klasifikuan mediet që motivojnë formimin e shtetit mafioz të Babaramës. Janë po ato medie që kanë përkrahur deri në thyerje dhëmbësh ndryshimin e kufijve midis Serbisë dhe Kosovës e ndarjen e kësaj të fundut. Janë po atë medie që ende edhe sot mbrojnë iniciativën e Beogradit për Open Balkan, ndonëse kjo nismë është rrënuar tashmë. Janë të njëjtat medie që dhjetë herë në ditë japin kronika lajmesh kundër atyre politikkanëve që mbrojnë integritetin territorial të Kosovës. Shteti i Babadreqit, qoftë dhe formalisht, i ushqen të gjitha projektet pro-serbe. Ushqen sidomos shpalljen e një shteti tjetër brenda shtetit të Kosovës, atij të Manastirit të Deçanit. Pra është një precedent që do të përdoret si mjet për zhbërjen e Kosovës e të krejt kombit shqiptar.

Efekt i idesë dhe iniciativës së krijimit të shtetit mafioz bektashian në zemër të Tiranës do të jetë ngjallja e një fryme konfliktuale midis religjioneve në Shqipëri. Një akt i tillë është thjesht një artificë. Nuk është e nuk mund të jetë vullnet i shqiptarëve, madje as e atyre 100 e ca mijë bektashive që rezultojnë nga censusi i fundit. Ata askush nuk i pyet. Aq më pak shqiptarët! Ideja dhe iniciativa vjen nga Zeusi i madh, kryemafiozi shqiptar i korporatës së mafies ndërkombëtare. Që do të thotë se këtu ka një kalkulim që të zgjohen sentimentet kundër kësaj iniciative. Zgjimi i këtyre sentimenteve do të thotë thellim i konfliktit fetar. Dua të jem gabim, por më duhet të them se zgjatim i këtij projekti janë dhe disa iniciativa të stisura e të përkrahuara nga segmente politike për përçarjen fetare në Kosovë.

Pra, shteti bektashian i Babadjallit do të shërbejë si shkëndija e parë e një konflikti fetar, konflikt i cili deri më sot gjatë gjithë historisë shqiptare është evituar. Por ja që vjen një kryeministër vllaho-mafioz dhe i ve Shqipërinë e shqiptarët në ringun e luftës fetare! Për herë të parë ne në Shqioëri kemi një politikan mafioz që bëhet palë me planet armiqësore të shteteve e qarqeve armiqësore të Shqipërisë! Kujdes!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok