22/12/2024

Shqipëria përballë Rusisë dhe Iranit

0
Hajro-Limaj

Nga Hajro Limaj

Në shtetet e konsoliduara vendimet e qeverive për problemet e sigurisë dhe të mbrojtjes kombëtare merren mbas një studimi strategjik të zhvillimeve politiko-ushtarake të të gjitha niveleve te institucioneve të sigurisë,veçanërisht të zbulimit informativë dhe diplomacisë ushtarake, të akademive dhe instituteve të kësaj fushe. Përfundimet me propozimet e nevojshme vendosen në tavolinat e vendim marrësve ; kryeministrit dhe presidentit dhe të cilat ligjërohen në Kuvendit. Rëndësia e zbulimit ushtarak buron nga vendi që ai ka në politikat e mbrojtjes së një vendi dhe në paralajmërimet që ai jep në përcaktimet e elementëve që kërcënojnë sigurinë e vendit. Prandaj ai është pjesë e rëndësishme e politikës së mbrojtjes. Midis detyrave të tij zënë vend zbulimi i kërcënimeve të mundshme në të tre hapësirat, mbi të cilat ndërtohet strategjia dhe organizimi i institucioneve të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Por vendimet e vazhdueshme të gabuara të kryeministrave, të cilat kanë tronditur sigurinë e vendit , vërtetojnë se ata jo vetëm që nuk mbështeten tek këto institucione,por i ligjërojnë ato pa menduar se çdo të ndodhë në një të ardhme të afërt,të mesme dhe të gjatë.

Kjo politikë,fatkeqësisht mbas viteve 1990 shkatërroi të gjitha kapacitetet ushtarake për mbrojtje dhe industrinë e prodhimeve të armatimit dhe municioneve. Ky shkatërrim mendor i vendim marrësve shqiptarë ka dalë jashtë hapësirave shqiptare,duke e kthyer vendin në baza strehimi dhe venddisllokimi të grupeve dhe organizatave të ndryshme, shumica me veprimtari terroriste,të cilat janë në armiqësi me shtetet që kanë lindur. Më kërcënuese është qëndrimi i përhershëm me qytezë më vehte i 3 200 muhaxhedinëve, të cilën shteti Iranian e ka shpallur organizatë terroriste dhe Shqipërinë vend armik ,të cilën e trajtova ne gazetën Dita, Dielli në Amerikë dhe Bota Sot në Zvicër. Irani përbën kërcënim serioz për Shqipërinë. Më datën 21 Prill, Irani deklaroi se do të marrë brenda ditëve të ardhshme grupin e parë të gjeneratës së fundit të avionëve luftarakë rusë Sukhoi SU-35.Ai do të marrë gjithsej 24 avionë të rinj luftarakë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës Islamike njoftoi vitin e kaluar se kishte blerë edhe helikopterë sulmues Mi-28H dhe Yak-130 nga Rusia, përveç SU-35. Pas rënies së marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, e cila kishte për qëllim të parandalonte Iranin nga marrja e armëve bërthamore dhe rivendosjes së sanksioneve perëndimore, Teherani ka intensifikuar marrëdhëniet e tij me Moskën.

Perëndimi akuzon Iranin se mbështet Rusinë me mbështetje logjistike ushtarake në luftën e Moskës kundër Ukrainës, veçanërisht Teherani e furnizon Moskën me dronë kamikazë, të cilët Perëndimi thotë se janë përdorur shumë herë në luftën në Ukrainë. Në fund të vitit 2020, numri i të huajve në Shqipëri ishte 13,609 banorë. Kjo shifër tregoi një rritje prej 0.8% krahasuar me vitin 2019. Numri i të huajve rezident përbëhej nga 8,676 meshkuj dhe 4,933 femra. Meshkujt zënë 63.8% .Në të njëjtën kohë, janë evidentuar 18,835 të huaj të parregullt në territorin e vendit, ku pjesa më e madhe prej 55.9% e tyre ishin të huajt me origjinë nga Iraku dhe Siria. Kjo mësymje iraniane,irakiane,siriane drejt Shqipërisë,kryesisht është e njerëzve,familjeve,grupeve e organizatave me probleme ligjore në vendet e tyre deri në terroriste,të cilët e përdorin Shqipërinë si vend tranzit për të kaluar në rrugë të paligjshme në vendet europiane. Mbajtja ,strehimi,punësimi dhe për më tepër dhënia e shtetësisë shqiptare do të sjellë probleme madhore të sigurisë publike në vend. E çuditshme është që kryetari i bashkisë së Tiranës jep shtetësi shqiptare për të huajt,kur këtë kompetencë në të gjitha vendet e kane presidentët e republikës. Edhe marrëveshje shumë e diskutueshme mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për ngritjen e kampit të refugjatëve kryesisht afrikanë në Lezhë u kundërshtua nga opozita dhe me vështirësi kaloi në Kushtetuese.

Porti i Shëngjinit do të jetë porta hyrëse për emigrantët e paligjshëm që tentojnë të hyjnë në Europë përmes Italisë dhe dy qendrat do të menaxhojnë një “fluks vjetor prej 36 mijë personash”. Shqipëria është një vend shumë i vogël dhe nuk mund të veprojë si shtetet e mëdha, megjithëse edhe ato kanë ligje shumë të forta në këto fusha. Është e çuditshme. Në vend që qeveritë dhe politikanët të angazhohen plotësisht për zhvillimin e gjithanshëm të vendit dhe rritjes me çdo kushte të mirëqenies,veçanërisht të mbi 715 mije pensionistëve dhe shtresave të varfra, hapjes së fushave të punës dhe punësimit të rinisë është më tepër e internuar për tu bërë ‘QËNDRA” e politikës rajonale dhe më tej,kur në të gjithë treguesit është e fundit. Janë të njëjtat politika të sistemit të kaluar ,kur ish drejtuesi sistemit komunist deklaronte se Shqipëria është qendra e komunizmit dhe mbrojtësja e tij në botë. Fundi ishte falimentimi ekonomik,politik dhe shoqëror. Nëse kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale amerikane, Donald Trump, fiton zgjedhjet e nëntorit, ai “do të tentojë të tërhiqet nga NATO-ja”.

“Do të ishte një gabim katastrofal për SHBA-në dhe mbarë botën nëse ai do të bënte diçka të tillë”, tha Bolton,ish këshilltari I sigurisë kombëtare dhe më parë ambasadori Amerikës në OKB. Tërheqja e SHBA-së, në thelb do ta bënte NATO-n joefektive, jo vetëm për Ukrainën, por për mbarë aleancën. Si nje nga aktoret e zbulimit strategjik të Luftës së Ftohtë dhe të krijimit të diplomacisë ushtarake problemet e sigurisë i shikoj dhe i vlerësoj edhe për nje të ardhme afat mesëm dhe afat gjatë. Shembulli konkret. Arkivat e NSA-së amerikane, publikuan pak kohë më parë një listë të deklasifikuar të objektivave bërthamorë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga viti 1956 që përfshinte mbi 1100 pozicione . Harta e publikuar tregon 1100 objektivat bërthamore dhe tregon se sa katastrofike do të kishte qenë një luftë bërthamore midis Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Sovjetik. Në këto objektiva, 2 prej tyre ishin drejtuar kundër Shqipërisë komuniste, e cila deri në vitin 1968, kur u largua zyrtarisht nga Traktati i Varshavës, ishte zyrtarisht pjesë e bllokut lindor të udhëhequr nga Moska. Konkretisht, njëra prej raketave bërthamore amerikane ishte parashikuar të godiste Tiranën, dhe tjetra Qytetin Stalin, siç njihej deri në vitin 1991, për shkak se aty gjendej baza e madhe e avionëve luftarakë.

Objekt ishte, edhe Baza Ushtarako-detare e Pashalimanit, ku ishte dislokuar flota ushtarake Ruse. Me prishjen e marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik dhe me largimin nga Shqipëria e Flotës Ushtarake Detare dhe Ajrore, Amerika e hoqi Shqipërinë nga rrethi i kuq për sulm të mëtejshëm ushtarak. Strategjia e saj ishte përafrimi i mundshëm i Shqipërisë drejt Perëndimit, për te cilën u aktivizua diplomacia me kollare. Shqipëria prej 15 vjetësh është anëtare e NATO-s. Është i vetmi vend i Ballkanit qe kërkoi me këmbëngulje ngritjen e bazave ushtarake ajrore, ne Qytetin Stalin dhe në pritje bazën detare në Porto Romano. Shqipëria aktualisht nuk ka sisteme bashkëkohore te mbrojtjes ajrore dhe nuk mund të mbrohet besueshmërisht nga sulmet ajrore .Në ceremoninë e zhvilluar në inaugurimin e bazën ajrore taktike të Kuçovës ishin vetëm dy avionë amerikanë. Nuk erdhi as sekretari i përgjithshëm i NATO-s, as komandanti nga Brukseli,as komandanti i FA te NATO-s . Zv/kryeministria,Balluku deklaroi se “Është një aset që i përket Aleancës. Në koordinim me NATO-n nëse do të shihet e arsyeshme do të jemi të gatshëm t’i mbështesim dhe të bëjmë trajnimin e ushtarakëve ukrainas. Kjo bazë është moderne dhe ka edhe standarde më të larta të operimit”. Por , hapja e bazës së Kuçovës nga NATO nuk ka kaluar pa vëmendje në Rusi.

Televizioni shtetëror, “Russia Today” (Televizioni i Putinit) mbas dy ditësh bëri një analizë të gjatë, ku pyeti ekspertë,edhe gjeneralë, për të analizuar hapjen e bazës së Kuçovës në Shqipëri. Këta ekspertë e shohin hapjen e bazës si karshillëk ndaj Rusisë, teksa shprehen se më e rrezikuar është Serbia. Madje njëri prej tyre deklaron se më vonë SHBA mund të vendosë armë bërthamore në Kuçovë….. Pra , a nuk kemi te drejtë të mendojmë se raketat e telekomanduara amerikane kundër Shqipërisë tani mund të zëvendësohen me raketat ruse të cilat për 3.8 minuta godisnin objektivat e përcaktuara në Shqipëri ?!. Vetëm për 3.8 minuta. Trumpi po i afrohet Shtëpisë së Bardhë ?! Rusia që kërcënon me përdorimin e armëve bërthamore ?! . Po Irani që na kërcënon për qytezën e Muhaxhedinëve që ngritëm në qendër të vendit ? Është fuqia e 13 ushtarake nga 127 vende të botës dhe ditët e fundit bleu nga Rusia 12 avionë supersonic Su-35. Zhvillimet gjeopolitike globale , po sjellin ndryshime kapitale,deri në pikëpyetjet e NATO-s,kur konfliktet dhe luftërat në Ukrainë dhe ne Lindjen e Mesme po tronditin ekuilibrat e botës. Prandaj duhet menduar shumë thellë dhe shumë larg. Ne jemi të vendosur me NATO-n, po të ndodhin ndryshime kapitale me ketë aleance ?!.

Po shtetet e tjera rajonale në Ballkan dhe më gjerë të cilat janë në NATO përse nuk e bëjnë këtë vrapim ?! Amerika është pa diskutim aleati kryesor strategjik i Botes Shqiptare,por filozofi diplomacisë Kisingeri shkruan: “AMERIKA NUK KA ALEATË TË PERJETSHËM,POR KA INTERSA TË PËRJETËSHME”. Për sa sekonda do goditej Tirana? Po Prishtina? Ja çfarë ndodh nëse Rusia lëshon raketa bërthamore në Europë. Fakti se Moska ka vendosur në gjendje gatishmërie armët bërthamore pas mësymjes në territorin ukrainas, ka bërë njerëz të shumtë të mendojnë për pasojat që mund të ketë situata nëse ajo agravohet. Armët bërthamore ruse ruhen në një rajon të Siberisë, rreth 3 mijë kilometra në lindje të Moskës. Por, nëse lufta e vërtetë shpërthen, atëherë ato me gjasë do të lëshoheshin nga rajoni i Kaliningradit, zonë e cila është edhe më e afërta me shtetet evropiane. Fizikanë të shumtë, kanë bërë përllogaritje të ndryshme, bazuar në shpejtësinë e raketave bërthamore dhe trajektoret e tyre balistike, për të parë se sa do t’i duhej Rusisë në kuptimin kohor, për të goditur çdo kryeqytet evropian. Është e kuptueshme se gjithçka mbetet në skenarin e hipotezës dhe duhet marrë me rezerva. Në Tiranë fjala bie, për të ardhur një raketë bërthamore nga Kaliningradi, do të duheshin 213 sekonda. Ndryshe, 3.55 minuta. Edhe më pak do të duhej që raketat të godisnin Prishtinën: 195 sekonda, ose ndryshe 3.25 minuta. Kryeqyteti i parë që do të mund të goditej, do të ishte Varshava, në vetëm 40 sekonda. Vendet baltike do të ishin po ashtu ndër më të rrezikuarat, ku Vilniusi në Lituani do të goditej në 44 sekonda, Riga në Letoni në 48 sekonda dhe Talini i Estonisë në 84 sekonda.

Putini mund të ndryshojë doktrinën e përdorimit të armëve bërthamore. Dimitri Trenin, ekspert për marrëdhënie me jashtë në Institutin e Ekonomisë Botërore dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, një institut i financuar nga Kremlini, sugjeron rishikimin e doktrinës në mënyrë që ajo të parashikojë se Rusia mund të jetë e para që godet me armë bërthamore kur “interesat jetike kombëtare janë në rrezik”, si në rastin e Ukrainës. “Nëse nuk e bëjmë këtë, përshkallëzimi i vazhdueshëm nga Perëndimi do të çojë në një përplasje të drejtpërdrejtë mes ushtrisë ruse dhe NATO-s, gjë që mbart rrezikun e një lufte bërthamore globale”. Sergei Karaganov, një ekspert i politikës së jashtme që këshillon Kremlinin, i ka kërkuar gjithashtu Presidentit Putin të ndryshojë doktrinën, duke ulur pragun e përdorimit të armëve bërthamore. “Shpresoj që të ndryshohet së shpejti në mënyrë që t’ju japë zyrtarisht të drejtën për t’iu përgjigjur çdo sulmi në territorin tonë me një sulm bërthamor”, iu drejtua ai udhëheqësit rus.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok