20/06/2025

Shqipëria jehonë e pak zërave

0
Vladimir-Shyti1

Nga Vladimir Shyti

Kjo shprehje tashmë ka marrë trajta të ndryshme. Shqiptarët zakonisht s’e kanë një gjykim të vetin dhe për më tepër, janë të paaftë të çmojnë veprat me vlera dhe pak të vështira;ndaj ata gjithmonë dëgjojnë një autoritet të jashtëm pasi kanë humbur besueshmërinë në mirëbërjen e shtetit të tyre.Pra, çfarë vlere mund të kenë duartrokitjet e zjarrta të bashkëkohësve, që tashmë janë mësuar të arsyetojnë dhe ta quajnë këtë si një jehonë të pak zërave, të cilët përsërisin nga ana e tyre gjykimin për këta, që u bëjnë lëvdata të fituarit nga kjo udhëheqje, të cilët fshehin nga njeri tjetri ligësitë e tyre.Por, ata shijojnë lavdinë supreme, mbahen si të lumtur:e megjithatë nuk e ndjejnë këtë gjë.Ky fakt i tillë është përligjur përsosmërisht nga këndvështrimet e shtresave të ndryshme shqiptare.Jeta e tyre është aq e varfër, saqë duhen shërndarë të mirat matrejale me shumë kursim.Rinia e vendit, një thesar i paçmuar, e cila nuk e gjen ngrotësinë në vatrën e vet atërore, e kërkon atë në vëndet perendimore e përtej saj.Ata shohin jetesën e etërve, gjyshëve, ku të gjithë kënaqësit u janë tharë si bimët gjatë ngricës dhe, ajo pema e lavdisë, që trumbetohet nga politika aktuale, nuk gjelbron e ka harruar të lëshoj lule e sythe.

Tashmë, të dhënat tona njihen gjerësisht në arenën ndërkombtare.Janë vepra që zhvillohen para syve tanë si;shndërrimi i natyrës dhe ndriçimi saj, qytete e fshatra që kanë arritur stade europiane, e të tjera vepra, që s’e kënaqin popullin e varfër.Megjithatë, lavdia i përgjigjet gjithmonë vështirësive të kapërcyera për ta arritur.Në të vërtetë, sa më shumë të dhënat të jenë të kapshme, aq më e vështirë është t’i gërshetosh në një mënyrë orgjinale, pasi:një numër i pamatë mendjesh janë të lodhura me to, paçka se qeveria përdor çdo llojë rregullimi të mundshëm.Dhe,  kjo bëri që të fitojë zgjedhjet e keqja më e mundëshme në përparimin e vëndit tonë.Populli ynë është i përhapur në të gjithë botën, pra është një komb teje i civilizuar, por fatkeqësisht nuk po nxjerrë njerëz të veçantë mendje ndritur, ku të përmbysë kastën e vjetër udhëheqëse e të marrë në dorë frenat e një kapitalizmi të europianizuar.

“Kush bën një udhëtim mund të tregojë diçka”ka thënë Asmai.

Atëhere, përse nuk po ndodhë kjo mirësi, ku shqiptaria po udhëton në të gjithë skajet e botës së përparuar të modernizuar?!Kemi shumë personalitete të shquar në arenën ndërkombtare, çfar i mbanë të tkurrur këta njerëz të shquar, përse mbyllin sytë, duke e njohur mjaftë mire gjendjen sociale-politike të vendit tyre.Diçka nuk shkon, ne mbahemi si atdhetarë.Ujët i janë prerë burimit qysh në rrjedhje, apo personalitetet e shquar kanë gjetur hijen e freskët përtej kufijve.Nuk mundem ta besoj:Qiellin, por jo shpirtin ndryshon ai që shkon përtej detit.Mos vallë personalitetet tanë teje të talentuar, të cilët kanë zotruar botën, ku udhëheqin kartele mafioze u ka humbur atdhetarizmi për vendin e tyre, apo, i kanë zgjidhur problemet në tërësinë e gjerave, duke u vënë rëndësi vetëm interesit personal.Intelektualët kanë humbur nëpër botë, duke shmangur problematikën shqiptare.Meritat e tyre çmohen nëpër vende të ndryshme të botës, por midis popullit të vet do të bëheshin shenjtorë.Para disa vitesh në një nga protestat e shumta të atyre viteve, disa emigrantë u shprehën se mund të krijonin një parti dhe në emigrim.Por, ajo jehonë u shua shumë shpejt, siç u pa dhe nuk u pa, një forcë e brendshme, ose dhe e jashtme e mbulojë këtë nisëm me llumin e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok