20/06/2025

Një manifestim mbres-lënës i çështjes së Kosovë në zemër të Athinës

0
Kosova-Athine

Nga Armela Hysi

Si mundet një komedi të të bëjë njëkohësisht edhe për të qarë edhe për të qeshur? Rrallë herë një vepër skenike arrin pa rezerva të të emocionoi, të të bëjë të dyzohesh, të mendohesh, të irritohesh, të vetë-pendohesh dhe të thellohesh në thelbin më sublim të këndvështrimit riosh të idesë sipërfaqësore të nacionalizmit dhe mizantropizmit të ndjenjave (legjitime) kombëtare e heronjve, figurave të ndritura (të shumë/ e ndoshta dhe keq/ përdorura). Veçanërisht në naivitetin, triumfin, pragmatizmin, sensibilizimin për të përjetuar sa fitoret, aq edhe çmimin e tyre, paradoksin dhe tragjikomizmin analog të shumë prej faktorëve të tyre.

Kur dy emra të talentuar ndërthurin botkuptimin e tyre gjenial, Enke Fezollari në drejtimin e regjisë dhe Jeton Neziraj që nëshkruan këtë komedi me timbër të veçantë të gjitha këto dhe dhjetra ndjesive që do përvijojë gjithësesi çdo shikues, padyshim që mundet!

Ritmi vorbullues, që të mbërthen, dhe që kërkon një sens të veçantë e të skajshëm në energjinë që krijon në skenë që të ruaj në këtë mënyrë tërë ballancën ndërmjet “heretizmit” dhe drejt-gjykimit, të detyron të përqendrohesh dhe të bëhesh pjesëmarrës. Shumëplanshmëria metafofrike e tekstit që ndriçohet në mënyrë therëse dhe pro-absorbimi nga opsionet regjizoriale të Fezollarit, gjithashtu pretendimet mbi aktrimin kompleks dhe përzgjedhjet e tjera të komponentëve skenik që i shtojnë veçantinë duke e thërrmuar dhe përsëri brumosur e bërë një masë të ngjeshur gati, pllakosës, – janë befasues gjatë perceptimit të shikuesit. Ndërthurjet e personazheve të krijuar nga Neziraj, me aktorët e përzgjedhur për çdo karakter prej regjizorit Fezollari e të gjitha këto nën një gjullurdi frazash shumëngjyrëshe disa-gjuhëshe (teksti është përkthyer mjeshtërisht nga përkthyesja e sprovuar Elena Zhaka) e bëjnë veçanrisht shikuesin shqiptar të Athinës të ndjejë një dhuratë të veçantë ngritjen në skenë të këtij projekti që është dritësimi më i mirë dhe më i arrirë për të krijuar marrëdhëniet shpirtërore ndërmjet dy popujve, kosovar e atij helen, që veç pak vite më parë ishin të pa imagjinueshme!

Armela Hysi

Maj 2025

Athinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok