SHQETËSIM INTELEKTUAL PËR PROTESTAT
Nga Fahri Dahri
Mendoj se shtimi i proestave në vendin tonë, keahas anëve pozitive të kryerjes së tyre ku vërtetoget liria, po krijohet një fenomen që çuditërisht më rezulton si mospërfillje, si nga shteti dhe nga protestuesit. Nga ana e shtetit duket një indiferentizëm, i cili ndikon në degradimin e organizimit protestues. Nga ana e protestuesve, po ashtu, me apo pa dashje i kanë kthyer në rutinë grumbullimet e njerëzve. Të protestosh në mënyrë demokratike, mendoj se duhet një alternativë ku zgjidhen problemet e shprehura në protestë, tjetër duhet të kenë përfaqësuesit përkatës, që veç organizimit të grumbullimeve tu njihet e drejra e përfaqësimit për negociatat me institucionet shtetërore. Së fundi shoh me keqardhje lodhjen e padrejtë të punonjësve të policisë së shtetit, që përballen me grumbullimet e njerëzve, të cilët, siç po shihet nuk kanë drejtim dhe orientim. Çorganizimi dhe vijimësia çdo natë është shumë e lodhshme për vetë protestuesit, për policinë dhe për gjithë qytetarët. Kjo situatë kërkon, sipas mendimit tim ndërhyrjen e Presidentit të Republikës i cili të kërkojë të negociohet mes palëve. Çdo kush i ka të lehta për ti kuptuar sa shtrova, por nuk po shohim veprimet e duhura. Edhe në morte ka ndërhyrje nga gratë ndaj secilës prej tyre për tia ndërprerë vajën.
***
Jemi njerëz të një shoqërie të civilizuar dhe jo turma pa tru. Situata aktuale tregon se: pala politike + qeveria, nuk tërhiqen dhe paraqesin arësyet e tyre; po kështu dhe protestuesit nuk tërhiqen dhe ata kanë arësyet e tyre.
Jemi përballë dy të kundërtave. Nga dialektika dimë se nga dy të kundërtat vjen zhvillimi. Ok. Por që të sigurohet zhvillimi, në rastin konkret duhet të arrijmë te zgjidhja. Si në çdo rast konfliktesh, madje edhe në luftërat më agresive, kemi dhe sot shembuj, bëhen negociata. Mendoj se pikërisht kjo situatë kërkon detyrimisht të fillohen negociatat mes klasës politike + Qeverinë, me protestuesit. Dihet se protestuesit kanë deklaruar se nuk pranojnë negocim. Në këtë rast mendoj dhe sugjeroj që duhet ndërhyrja e Presidentit të vëndit. Presidenti, në mendimin tim, duhet të urdhërojë të fillohet me negociatat mes palëve. Kjo, sepse Presidenti është përfaqësuesi i shtetit. Mbrojtësi i shtetit. Dhe shteti mbrohet, nuk mund të lejohen që cilado palë të dalë mbi Kushtetutën.
Shpresoj në mirëkuptimin e palëve.
Fahri Dahri. 13/09/2026.
