27/04/2024

SHENJAT E “KIAMETIT”

0

Nga Kalosh Çeliku

Politika shqiptare gjatë këtyre tridhjetë viteve në “demokraci” ka dështuar këmbekrye. Nuk e kam fjalën për bashkimin e Trojeve Etnike Shqiptare, brez pas brezi të coptuara nëpër shekuj copë – copë me kufinj shqiptaro – shqiptar. Po, kapërcimin e matanë Bregut të Lumit malor.

Shqiptarëve, gjatë këtyre viteve ende vazhdojnë t’u ndodhin ngjarje të montuara provokative politike, si: ajo e “Bit-Pazarit”, ‘”Afera e armëve”, Ngritja e flamurit shqiptar në komunat e Gostivarit, dhe Tetovës, “Brodeci”, “Monstra”, “Terroristët e Kumanovës”… Vallë, mos edhe vizita e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në “Ҫair” të Shkupit dhe Tetovë, ishte një montim provokativ politik i radhës?! Hë, për hë: në shërbim të armiqëve të shtetit shqiptar. Dhashtë Zoti, ky provokim politik të jetë i fundit. Dhe, shqiptarët të ecin në politikë me medtë në kokë për Ditën e Nesërme.

Kohën e fundit: Vizita e Kryeministrit të Kosovës Albert Kurti në Komunën e “Ҫairit”, dhe Tetovës i ringjalli lugetërit antishqiptar. Shkaku: Emërimi e një rruge “Brigada e dytë maqedonase” në Komunën e “Ҫairit” me emrin e Adem Demaçit. Jo, rastësisht, ky provokim politik i radhës ndaj shqiptarëve. Rrugë, që Shkupi me qindra i ka të emëruara kotnasikoti që nga sistemi komunist ish jugosllav. Edhe, me partizanët e tyre të Partisë Komuniste të “vëllazërim – bashkimit”. Sot, vazhdon ende t’u dalë zot në sistemin Neokumunist.

Edhe, pse: Adem Demaçi, nuk duhet të varroset në një rrugë lokale sa për sy e faqe për nevoja të partive politike për të ardhur në pushtet, por vendin e ka në një Universitet Shqiptar. Shkaku, se: Ai, ka qenë parashikues paqe i Ditës Nesërme.  Shtetit Shqiptar. Qoftë, në Shqipëri, Tiranë. Kosovë, dhe në Prishtinë. Apo, në Maqedoninë e Veriut, Shkup. Personalitet shqiptar, që është rritur me vite nëpër burgje mes librave. Dhe, mezi ka dalë nga burgjet i gjallë në” Liri”. Punë tjetër, është ajo, se: Partitë Politike Shqiptare e përbaltin këtë figurë historike për ta mbajtur veten gjallë para fushatave parazgjedhore. Qofshin ato lokale, apo parlamentare. Sot, për Sot: e marrin nëpër këmbë për interesa personale dhe partiake. Nuk ka problem, Ai u ka mbijetuar burgjeve komuniste, me siguri do t’i mbijetojë edhe burgjet e partive politike shqiptare Neokomuniste, e ka vendin e vet në Historinë e Letërsisë botërore.

Rrugë, ende kemi në Maqedoninë e Veriut, por nuk kemi burra?! Aqmëpak, Burrnesha. Edhe, pse: kemi gra besnike të dalldisura pas partive politike. Momentalisht, ende na duhen Gra burrnesha. Zana të maleve, që t’u japin gji kreshnikëve nën hijet e Dardhave Gorrice. Zot, t’i dalin Atdheut. Edhe, tuneleve nënmalore partiake parazgjedhore për Fitore.

E parafundit: Emërimi i rrugës “Adem Demaçi”, e nxitur nga argatë partiak?! Njëkohësisht, edhe “hapja” e kufirit shqiptaro – shqiptar me një tunel të improvizaur nëntokësor: Tetovë – Prizren, ende është vetëm një fushatë partiake parazgjedhore për të ardhë në pushtet. Meriton, duartrokitje?! Edhe, pse nuk janë të parët si plitikanë të arratisur shqiptarë, që e “hapën” këtë tunel nëntoksor gjatë fushatave parazgjedhore për të rrëmbyer pushtetin dhe pasurinë e popullit shqiptar. Tunel, që: Rilindasët tanë shqiptar, moti mezi e kishin hapur përmes maleve. E, partizanët e sotshëm të partive politike ëdërrojnë me trumbetime “patriotike” për pushtet dhe pasuri  maleve të Sharrit Plak ta hapin Ditën, dhe jo Natën fushave për në Prizren.

Përmëkeq. Edhe, atë: Sot, kur kanë me vete edhe politikanë me “Besë”?! E hapin “Politikën madhore” në nivel lokal parazgjedhor për pushtet dhe pasuri personale, familjare dhe partiake. Dhe, jo republikane institucionale?! Jo, në qendër të Shkupit Historik Shqiptar. Aqmëpak, para këmbëve të Kalit të Skënderbeut në “Bit – Pazar”. Mos e them te këmbët e “Kalit Shemës”, që i pret në pusi me një koncert muzikor “tallava” në dyluftim në “Bit-Pazar”.

Pavetëdije, “hapën” një rrugë lokale Tetovë – Prizren. Rrugë, që moti dikur në robëri ka qenë e hapur malore për në Lidhjen e Prizrenit. I kemi edhe Sot ato rrugë: autostradën “Arben Xhaferi” përmes Shkupit për në Prishtinë. “Ibrahim Rugova” për në Tiranë. Mos them: edhe asaj me gropa të dhiares “Jazhincës” për në Kosovë. Ose, Shqipëri. Pse, jo: edhe në Mqedoninë e Veriut. Kufinjtë politik si popull shqiptar, gjithmonë i kemi pasur te gardhi. Fyt për fyti për fushata parazgjedhore me poezi “erotike”. Jo, të Partive Politike para fushatave parazgjedhore për pushtet, dhe pasurive marramendëse. Aqmëpak, pasurive personale, dhe familjare partiake.

Fatkeqësisht, them si shkrimtar: Ne, shqiptarët nuk kishim pasur politikanë për Ditën e Nesërme. Politikanët e Sotshëm, janë nën nivelin e Rilindasëve Shqiptar të arratisur dikur nëpër botë, sot: mes varreve. Burra, dhe gra: që, në shërbim të Atdheut e flijuan veten, dhe e shkrinë pasurinë. Fatkeqësi, kombëtare?! Shqiptarët, ende sot merren me ndarjen e lugëve dhe enëve: flamurin kombëtar kuqezi, gjuhën shqipe, arsimin dhe kulturën. Dhe, jo me ndarjen e Shtëpisë. Pasurisë trashëgimtare të stërgjyshërve: arave, livedheve dhe maleve me lisa. Rrugë, që historikisht shqiptarët i kanë hapur me armë në dorë dhe Penë nga koha pushtuese e Turqisë dhe Serbisë. Qesharake, ë?! Edhe, është për ta qarë me lot. Në “Kryeqendrën kulturore shqiptare” (Tetovë), digjen librat?! Dhe, jo “tollumbat” partiake?! Shenja paralejmërimi të Kiametit. E, shqiptarët, nuk e di: a, e kanë gati Varkën e Noes, t’i shpëtojnë Përmbytjes Madhe?!

Rrezik për një Shtet “demokratik” foshnje, i përkundur në djep me ninulla komuniste…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok