21/12/2024

Sfidat, arritjet dhe dështimet e Sali Berishës! – III

0
Berisha-Bush2

Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi

Më 22 mars 1992 u zhvilluan zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Qeveria e komunisto – socialistëve dhe mazhoranca e tyre pati jetë vetëm një vit. Partia Demokratike dhe aleatët e saj fituan mbi 2/3 e deputetëve të parlamentit. Berisha pas zgjedhjeve u zgjodh president i Republikës së Shqipërisë. Ndërkohë ndryshoi paketën kushtetuese të miratuar në prill 1991 dhe i dha presidentit kompetenca të shtuara ekzekutive për ta ndikuar e kontrolluar ekzekutivin e drejtuar nga kryeministri Aleksandër Meksi. Në fakt, ai do të duhej që të ruante korrnizën kushtetuese ekzistuese dhe si kryetar i mazhorancës të merrte drejtimin e qeverisë. Fakti që një kryetar mazhorance zgjodhi të bëhej president, do të ëonte patjetër në ndryshime të tilla për të ruajtur autoritetin e numrit 1 të partisë në pushtet. Dhe ky mbetet një mësim i madh për qeverisjen. Kreu i mazhorancës merr e duhet të marrë funksionin kryesor ekzekutiv. Ai nuk mund të marrë një funksion tjetër me predispozitën e ndryshimeve kushtetuese për rritjen e kompetencave të tij.

Kjo i dha shkas opozitës së socialistëve të reagojnë fort dhe të flasin për herë të parë për atë që ata e quanin “Kur malësori hyp në kalë, ai nuk zbret më prej tij”! Ne fakt historia kishte vërtetuar të kundërtën. Kur “gjirokastriti” hyp në kalë, ai zbret prej tij vetëm kur i vjen vdekja”! E ëfarë nuk thanë! “Berisha dëshiron të bëhet mbret”! “Berisha diktator”! etj, etj. Kësisoj socialistët gjetën rastin që të shfrynin gjithë mllefin dhe urrejtjen e tyre kundër ndryshimeve dhe kundër presidentit të ri të vendit. Madje e shfrytëzuan këtë situatë për të thelluar hendekun e ndarjes së vendit në Jug-Veri. Pas kësaj u përhapën thashetheme kundër shqiptarëve të Kosovës, të cilët kishin ikur prej atje dhe kishin ardhur në Tiranë. “Shfrytëzojnë femrat tona”, thoshin. “Janë agjentë të UDB-së”, thoshin disa të tjerë. “Janë malokët e Berishës”, u shprehën shumë herë. Aq shumë u përdorën këto akuza, sa u krijua një lloj armiqësie e hapur e Tiranës kundër Kosovës. Dhe gjithëka kishte në mes emrin e Sali Berishës.

Në vitin 1994 u hartua kushtetuta e re e vendit. Nuk kishte ndryshim të madh nga paketa kushtetuese. Por ajo u kundërshtua nga opozita e majtë dhe kushtetuta e re nuk do të pranohej nga ata. Në kushtetutën e re ishte parashikuar gjithashtu që kryepeshkopi i Tiranës dhe i gjithë shqiptarëve të ishte me gjuhë e me gjak shqiptar. Që do të thoshte se Anastasios Janullatos nuk do të ishte më kryepeshkop në vendin tonë. Opozita reagoi ashpër. Disa aleatë të Berishës në qeverisje, si socialdemokratët e Skënder Gjinushit, u larguan nga kalicioni. Ndërkaq një fraksion deputetësh i demokratëve ishte shkëputur prej muajsh nga Partia Demokratike dhe ishte bashkuar me opozitën. Ky fraksion u kryesua nga profesori i arkeologjisë, nënkryetari i PD-së, Neritan ceka.

Opozitarët u vunë kundër projekt-kushtetutës, e cila u shpall për votim në referendum kombëtar. Kundër këtij projekti ishte edhe Greqia. Përfundimisht ai projekt dështoi. Në referendum u votua kundër tij. Berisha e pranoi rezultatin dhe ishte kundër manipulimit të votimit. Në këtë moment vijnë ngjarje të reja. Ndodhi masakra greke e Peshkëpisë në Gjirokastër, ku u vranë dy ushtarë shqiptarë të një reparti. Ata u bënë viktimë e një komandoje terroriste greke. Ishte kjo ngjarje një diskreditim i shtetit shqiptar dhe ushtrisë së tij. Ishte njëkohësisht shkelje e rëndë e integritetit territorial të Shqipërisë. Shqipëria reagoi në disa plane. Vec tjerash arrestoi katër a pesë politikanë të organizatës OMONIA, një organizatë kjo e minoritetit etnik grek në Shqipëri e përfaqësuar me deputetë në parlamentin shqiptar. Akuza për shkelje kushtetuese e të ligjeve të shtetit shqiptar.

Në këtë moment presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, prodhoi një armiqësi të thellë me Greqinë, ndërkohë që lobi grek në SHBA e vendosi atë përballë kritikave të ashpra të Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit të Shtetit Amerikan. Qeveria e Athinës në kundërpërgjigje të kësaj ushtroi dhunë e presion te emigrantët shqiptarë në Greqi dhe mijëra prej tyre i dëboi për në Shqipëri përmes aksionit të saj të quajtur “Fshesa”! Këta shqiptarë emigrantë në Greqi u bënë shkak i krijimit të një opinioni, sikur politikat anti-greke të Berishës drejtoheshin kundër tyre. Përplasja qe shumë e mëdhe derisa kryetari i Gjykatës së Lartë të kohës, Zef Brozi, në rekursin që ishte bërë për pesë politikanët minoritarë grekë të dënuar dha pafajsëinë e tyre. Brozi u largua në SHBA me akuza të shumta kundër presidentit të vendit, Sali Berisha. Ndaj dhe vendimi i tij u pasgjykua. Ai mund të jepte vendimin në fjalë, pa patur nevojë të vishte mantelin e politikës.

Pas dështimit të referendumit pozitat e Partisë Demokratike dhe të presidentit Berisha u dobësuan, por jo në atë masë sa të kërcënohej me humbjen e pushtetit. Ndërkohë paralelisht me këto ngjarje politike u zhvillua një aferë kërcënuese, ajo e formimit të firmave piramidale, të cilat morën nga qytetarët e Shqipërisë qindra milionë dollarë amerikanë me fajde. Ishte një skemë, e cila nuk u parashikua në sistemin juridik të kohës. Filloi si një mekanizëm i thjeshtë, me pak jehonë. Por shpejt ky mekanizëm u përhap dhe u bë një epidemi në mesin e shqiptarëve. Derisa epidemia e fajdeve shpërtheu askush nuk tërhoqi vëmendjen tek ato. Kur fenomeni përfshiu shumicën e shqiptarëve ishte ministri i Financave, Ridvan Bode, ai që paralajmëroi rrezikun.

Por tashmë gjithëka kishte marrë përmasa aq të mëdha, sa po të ndaloheshin firmat piramidale nga qeveria dhe shteti, ato do të fajësonin qeverinë, presidentin dhe shtetin për falimentimin e tyre. Kësisoj shteti do të merrte përgjegjësinë e plotë, sidoqë ai nuk qëndronte jashtë fajit për to. Në fakt, përvec disa akuzave të paprovuara në drejtim të kryeminsitrit Meksi, të cilin e lidhnin me Fondacionin e Sudes, asnjë politikan i lartë nuk u denoncua për lidhje të drejtpërdrejta me firmat piramidale. Ka shumë mundësi që akuza në adresë të zotit Meksi të ishte shpikur si preteks për të fajësuar qeverisjen e Partisë demokratike. Këto firma patën në krye si themelues dhe drejtues të tyre kryesisht ish-oficerë e kapterë të ushtrisë së Shqipërisë të kohës së diktaturës dhe ish – oficerë të Sigurimit të Shtetit. U përmendën edhe emra që lidheshin me shërbimin sekret të Serbisë, UDB-në.

Fakti që firmat piramidale u përqëndruan në Vlorë e në Tiranë dëshmon se kishim të bënim me një prapavijë politike të destabilizimit të Shqipërisë. Dhe kështu ndodhi. Pas zgjedhjeve të 26 majit 1996, të cilat u menaxhaun keq nga ana e pushtetit të Partisë Demokratike, por që dështuan për shkak të bojkotit të Partisë Socialiste nën komandën e ish-ministrit të Brendshëm të Ramiz Alisë, pra Gramos Ruëit, shpërtheu kriza financiare e këtyre firmave. Dukej qartë se kriza politike e zgjedhjeve të 26 majit nuk do ta krijonte edhe krizën dhe konfliktin social në Shqipëri. Prandaj dhe u përdor falimentimi si me komandë i të gjitha firmave piramidale, me qëllim rritjes së pakënaqësisë ndaj pushtetit e sidomos ndaj presidentit të vendit, Sali Berisha.

Demonstrimet në jug të Shqipërisë, sidomos kur falimentoi firma Gjalica, u drejtuan ploësisht kundër presidentit Berisha. Televizioni lokal i Vlorës përhapi urretje ekstreme kundër tij, madje duke e trajtuar figurën e Berishës si ekstremisht anti-jugore. Eshtë interesant fakti së askush nuk ka tentuar të verifikojë emisionet e lajmeve dhe emisione të tjera të këtij televizioni asokohe, pavarësisht se prej atij viti kanë kaluar 27 vite. Nëse do të hetohej për emisionet e Televizionit lokal të Vlorës, do të kishim një panoramë të paimagjinueshme të injektimit të urrejtjes kombëtare dhe krahinore e jo vetëm kundër Sali Berishës. Unë kam qenë asokohe disa herë në Vlorë, kam fjetur te hotel Sazani në qendër të saj. Kam parë se si vlonjatët mblidheshin në sallën e këtij hoteli dhe ndiqnin lajmet e TV Vlorës dhe se të ndikuar nga ky TV thërrisnin me zë të lartë e të gjithë në kor: “Poshtë Berisha! Poshtë maloku Sali Berisha!” etj. Aq keq ishte situata, sa sportelisti, i cili e dinte se jam verior, më merrte për krahu e më thoshte: “Shko në dhomë, sepse po e morën vesh se je nga malësia, nuk dihet se ë’ndodh”!

Viti 1997 ishte një komplot i opozitës së majtë të socialistëve dhe qarqeve anti-shqiptare ndërkombëtare, sidomos të Greqisë. Nuk e di se ëfarë do të nxjerrin në dritë arkivat kur të vijë koha, por jam i bindur se sa më shumë kohë të kalojë, aq më shumë i jepet e drejta Sali Berishës. Ndoshta është kjo arsyeja pse Berisha u rehabilitua thuajse pas katër vitesh, e plotësisht pas tetë vitesh. E kam fjalën në besimin që rifitoi te shqiptarët dhe te ndërkombëtarët. Por kjo nuk do të thotë se ish-presidenti Sali Berisha ishte pa faj. Ai i toleroi firmat piramidiale dhe nuk u thellua për të marrë informacionin e duhur se ëfarë ato përfaqësonin. Madje e quajti huamarrjen si e drejtë civile e qytetarëve, pa verifikuar faktin se kishim të bënim me hua-marrje apo me një projekt destabilizimi të Shqipërisë.

Ajo që unë e kam quajtur kryengritje e armatosur për shkak të përdorimit të dhunës ëoi veëmas në Jug të Shqipërisë, përkatësisht në Vlorë, Tepelenë e Sarandë e deri diku në Gjirokastër, Lushnjë, Berat e ndonjë qytet tjetër në kaos të vërtetë. Në fakt e gjithë Shqipëria kaloi një periudhë kaosi. U dogjën institucionet e pushtetit lokal, shkolla, qendra shëndetësore, zyrat lokale të shërbimit sekret e madje një natë marsi (9 mars 1997) u vranë e masakruan edhe nëntë punonjës të shërbimit SHIK në zyrat e tyre në Vlorë. U improvizuan vrasje e pamje të dhunës së shtetit, dhunë që në fakt nuk ekzistoi, me qëllim që njerëzit të nxiteshin kundër qeverisë qendrore. U këecënua vetë presidenti Berisha me marshim nga Vlora drejt Tiranës, por që ky marshim nuk ndodhi kurrë. U hapën depot e armëve të ushtrisë, fillimisht në Vlorë, Sarandë, Tepelenë e Gjirokastër, por që nuk guxuan të përdoreshin kundër qeverisë së demokratëve dhe presidentit Berisha, pasi që këto depo u hapën edhe në veri të vendit, deri në Tropojë. Mesa duket hapja e depove të armëve në veri krijoi balancën dhe kur krijohen balanca edhe në armatim, atëherë rikthehet arsyeja në veprim.

Më 13 mars 1997 u sulmua presidenca e Shqipërisë me armë mitraloz. Në presidencë prej javësh qëndronte presidenti i vendit, Sali Berisha. Ishin bërë shumë përpjekje për ta detyruar atë të largohej nga vendi e së paku nga vendi i tij i punës, si kryetar shteti. Por nuk pati sukses. Berisha qëndroi në zyrën e tij i vendosur pavarësisht kërcënimeve kundër tij. Në jug të Shqipërisë, por edhe në pjesë të tjera të vendit më pak, u krijuan bandat terroriste e kriminale. Banda e Zani Ëaushit priti dhe garantoi sigurinë e viizitës së Romano Prodit në Vlorë, asokohe kryeministër i Italisë. Deri këtu kishte shkuar bashkëpunimi i opozitës socialiste me bandat e terrorit në jug të vendit. Por as bandat e as opozitarët, nuk guxuan të shkojnë deri në portat e presidencës së Shqipërisë. Ngjarja e 13 marsit 1997 ndoshta ishte e organizuar nga shërbime të jashtme, të interesuara ta frikësojnë presidentin e vendit, Sali Berisha, e ta detyrojnë të largohet nga Shqipëria. Largimi nga Shqipëria i tij, do ta skualifikonte përfundimisht në spektrin dhe lojën politike të Shqipërisë. Ky ishte qëllimi i atëhershëm, ky ka qenë gjithashtu qëllimi i goditjeve që i janë dhënë Sali Berishës në dhjetë vitet e fundit. Nxjerrja nga skena politike. Por jo me proëedura e norma demokratike, nxjerrja prej andej me kërcënime e me dhunë.

Më 9 mars 1997 kriza dhe konflikti mori tipare institucionale. Takimi i përfaqësuesve të partive politike me presidentin Berisha solli krijimin e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar me kryeministër Bashkim Finon. PS u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë, i cili amnistoi të gjitha krimet e kryera deri në këtë datë. Ndërkohë u shpall data e zgjedhjeve të parakohshme për 28 qershor 1997. Zgjedhjet i fitoi opozita me 2/3 e vendeve në parlament. Por Partia demokratike nuk mundi të zhvillojë fushatë elektorale në Jug të Shqipërisë, për shkak të urrejtjes dhe konfliktit hakmarrës që bandat dhe opozita kishte krijuar kundër saj dhe presidentit Berisha. Si gjithmonë, ngjyrat fituese ishin të dukshme në veri e në jug për secilën prej dy partive të mëdha. Për mendimin tim kjo edhe për shkak të konfliktit krahinor që e majta u përpoq historikisht të injektonte në vendin tonë. Kur them historikisht, kam parasysh se fillesat e këtij konflikti jug-veri në Shqipëri shkojnë te qeveria e dështuar majtiste e Fan S. Nolit në vitin 1924.

Berisha erdhi në pushtet pa ndonjë eksperiencë lidershipi. Si shumica e shqiptarëve ishte i ndikuar nga doktrina totalitare e diktaturës komuniste. Disa herë vendimet e tij krijuan mundësi të interpretohen si të tilla, pra si autoritare dhe të imponuara. Sidomos reagimet ndaj fraksioneve që dilnin nga radhët e PD-së e përforcuan këtë lloj përceptimi. Ndërkohë Berisha nuk qe në mandatin e tij të parë aq parashikues. Nuk llogariti pasojat e ngritjes së piramidave financiare. Nuk ndërtoi një skemë të ndalimit të tyre pa pasojat që u dhanë në fund.

Fakti që ushtria u paralizua, që strukturat e shtetit sidomos në jug të vendit nuk funksionuan, fakti që policia nuk qe në gjendje të reagojë, dëshmoi se strukturat shtetërore nuk ishin reformuar në masën që do të dëshirohej. Por në vend që të kritikohej për këto, Sali Berisha dhe gjashtë bashkëpunëtorë të tij u akuzuan qeveria pasardhëse e socialistëve për “genocid” në jug të Shqipërisë, akuzë e cila shkoi në vijim të psikologjisë së luftës jug-veri edhe pasi erdhën në pushtet socialistët e dërmuar më 22 mars 1992. Provat e “genocidit” ishin disa shishe të coca-colës me lëndë helmuese luftarake, por jo edhe përdorimi i një arme të tillë kundër qytetarëve. Me këtë arsyetim u arrestuan gjashtë bashkëpunëtorët e Berishës, por jo edhe ai vetë si kryetar i opozitës.

Gjatë qeverisjes së tij në mandatin e parë dhe fillimin e të dytit si president i Shqipërisë (1992-1997) kapërceu disa rekorde:

Së pari, realizoi reformën politike më të guximshme në bllokun lindor ish-komunist. Standartizoi modelin e strukturës politike, ekonomike e shoqërore europiane. Privatizoi ekonominë e vendit. Bëri reforma të mëdha në administratën shtetërore, në gjyqësor dhe në ekonomi, arsim, kulturë e shënedtësi. Por nuk mundi t”i ëojë deri në fund ato, për shkak të ndërprerjes së dhunëshme të mandatit të tij qeverisës. Në procesin e reformave për ekonominë dhe shndërrimin e saj nga një ekonomi e planifikuar, e centralizuar dhe e shtetëzuar, në ekonomi të tregut të lirë, Partia Demokratike dhe Berisha rrëshitën në gabime të tilla si dakordimi në vitin 1991 të ligjit për ndarjen e tokave në ish-ferma dhe kooperativa bujqësore sipas ligjit 7501. Ky ligj ishte interes i PPSH-PSSH-së, ndërkohë që PD gjykoi se kundërshtimi i tij do të kishte kosto elektorale. Ndoshta është rasti që të gjykohet se kostot elektorale janë të përkohshme, ndërsa kostot sociale, politike dhe madje kombëtare janë në afate shumë më të gjata.

Së dyti, Partia Demokratike dhe Sali Berisha u përpoqën që ta shkëpusin Shqipërinë nga trashëgimia e së kaluarës. Në pranverën e vitit 1996 u miratua ligji për lustracionin. Me atë ligj ndaloheshin ish-eksponentë e nomenklaturës së lartë të shtetit komunsit të merreshin me politikë. Por edhe ky ligj dhe disa përpjekje të tjera për dekomunistizimin e Shqipërisë u ndërprenë me ngjarjet e dhunëshme të vitit 1997 dhe ndryshimin e dhunshëm të pushtetit.

Së treti, Berisha dhe PD në pushtet kryen disa akte dhe veprime poozitive e produktive në dobi të shtrësës së të persekutuarve, duke ngritur kurse dhe shkolla të posaëme për kualifikimin e fëmijëve të kësaj shtrese, me qëllim tërheqjen e tyre në qeverisjen dhe administratën publike të vendit. Por reagimi dhe presioni i opozitës ish-komuniste, pra PS-së, ishte i ashpër, tallës dhe cinik. Kjo ndodhi p.sh me atë që socialistët e quanin si “shkolla e Plepave”, nga e cila dolën prokurorë dhe gjyqtarë nga shtresat e persekutuara. Për socialistët ishte më mirë që ish-hetuesit persekutorë të komunizmit të sundonin në pushtetin gjyqësor. Ata kishin alergji ndaj bijve e ish-të përsekutuarve. Ndaj dhe pas vitit 1997 e madje edhe në mandatin e 12 viteve të fundit u promovuan në gjyqësor dhe administratën publike eksponentë dhe punonjës të ish-sigurimit të shtetit komunist, mes tyre dhe spiunë të Rusisë e të Serbisë.

Së katerti, në planin ndërkombëtar presidenti i Shqipërisë, Sali Berisha, realizoi disa arritje. Ai u prit dy herë me ceremoni zyrtare në Shtëpinë e Bardhë.

Herën e parë, në vitin 1992, i ftuar nga Presidenti George S. Bush dhe herën e dytë nga Presidenti Clinton, në vitin 1995. Herën e dytë ai u prit në Uashington pasi i dha fund konfliktit me Greqinë për shkak të arrestimit të katër krerëve të Omonias dhe ngjarjes në pikën kufitare të Peshkëpisë në Gjirokastër.

Gjithashtu, ai ishte i pari udhëheqës komunist i ish-lindjes komuniste që kërkoi që vendi i tij, Shqipëria, të anëtarësohej në NATO. Duhet thënë se asokohe edhe kjo kërkesë u anatemua nga ana e opozitës së socialistëve shqiptarë, duke dëshmuar se ata ruanin ende trashëgiminë anti-NATO të regjimit komunist të sunduar prej tyre. Në vitin 1993 Shqipëria mori statusin e Partneritetit për Paqe me NATO-n.

Ndërsa në vitin 1996 Shqipëria, për shkak të arritjeve të mëdha në reforma dhe ruajtjes së vlerave të demokracisë u pranua në Këshillin e Europës. Kishte hapur gjithashtu bisedimet për të nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian.

Por të gjitha këto arritje u përmbysën dhe do të shkonin larg në kohë për shkak të atij “revolucionit të vonuar” të vitit 1997. Ajo që ndodhi atë vit nuk ishte goditje vetëm për pushtetin e Partisë Demokratikedhe të Sali Berishës. Ishte gjithashtu një goditje e madhe për Shqipërinë, rrugën e integrimit të saj në BE e në NATO dhe ëuan në defaktorizimin e saj në periudhën më të vështirë për Kosovën, kur lindi dhe u rrit Ushtria Clirimtare e Kosovës.

Vijon…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok