08/11/2024

SERBIA EDHE SPORTIN E KA PJELLË POLITIKË

0

Nga Dedë Preqi

Shtysa e popullit serb për të shndërruar gjithçka në politikë, duket se është diçka më shumë se një simptomë e trashëgimisë  së një populli, në një farë mënyre, është diçka e veçantë se natyra e këtij populli lind dhe e pjell këtë lloj tradite, që varet dhe jeton si qenje e tillë, sipas të cilës nuk ekziston as një veprim i njëanshëm i një qenjeje tjetër mbi këtë qenje, por çdo veprim i saj konsiderohet për «lavdatë».

I mazhi i botës demokratike dhe botës moderne përmbanë idenë e një natyre njerëzore, që nënkupton normat e jetës dhe sigurinë e saj, dhe kjo natyrë trajtohet si një ndërthurje ligjesh dhe marrëdhënish ndërnjerëzore, që në njërën anë njeriun e mbrojnë dhe e garantojnë, ndërsa në anën tjetër e kufizojnë që të veprojë jashta normave ligjore dhe njerëzore.

Kjo prirje serbe e gjenë shprehjen e vet dhe shkon më tutje si koncept që mbështetet njëri përmes tjetrit, pa analizuar mirë subjektin prej objektit dhe qëllimit ndërveprues, sepse vëzhguesi dhe vrojtuesi i mirë dhe real, do ta merrte për bazë ndjenjën e përgjegjësisë përpara kësaj ekzistence dhe mase, përndryshe edhe ai vetë bëhët pjesë e një veprimi të një anshëm, sikur në këtë rast reagimet e mangëta të Evropës ndaj veprimeve të Serbisë.

Të marrim vetëm një shembëll konkret, sikur në këtë rast të sjelljes arrogande të Serbisë, ndaj boksierëve kosovarë, do ti kishte ndodhë një shteti tjetër të Ballkanit, apo Evropës, që përshkak të simboleve shtetërore do të kthhehej mbrapa dhe do ti ndalohej pjesëmarrja në një organizim të tillë sportiv, me siguri se do ta merrte në shqyrtim dhe në vërejtje e tërë Bashkësija Ndërkombëtare .

Edhe sportistët e Shqiprisë, gjatë parakalimit të tyre në këtë organizim që mbahej në Beograd, ata u fishkëlluan dhe u brohoritën me fyerje, por edhe u gjuajten me gjësende nga publiku serb, me çrast sportisët shqiptarë nuk ndjehen të fyer, por në një mënyrë ndjehen të lënduar para një shoqërie demokratike, duke ditur se sporti është pjesë e argëtimit dhe kulturës së një populli, i cili duhet të veprojë i lirë dhe pa politikë.

Për këtë gjest jo sportiv dhe jo kulturorë reagoi edhe gazeta zvicerane Blick, duke e quajtur këtë rast si një incident diplomatik dhe skandal të Serbisë, ndaj boksierëve kosovar, duke mos lejuar pjesëmarrjen e tyre në këtë organizim të kampionatit botëror ameter të boksit, përshkak se sportistët e këtij vendi janë të paisur me simbole të shtetit të vet.

Ndaj këtij gjesti skandaloz dhe aspak kulturor e sportiv të Serbisë, reagoi edhe gjithë populli kosovar në veqanti ai sportiv i boksit, reagoi edhe ministria e Kulturës dhe Sportit, reagoi edhe Ministria e Jashtme e Kosovës, reagoi edhe kryeministri Albin Kurti, i cili në një prononcim thotë, Serbia duhet të tregoj forcën e vet në ring, por jo edhe jashtë ringut, i cili ka kërkuar nga komiteti ndërkombëtar, që të reagojë për veprimet e tilla të Serbisë, që paraqet edhe një shkelje të normave të sportit ndërkombëtar.

Edhe pse jemi në pozitën e asaj që agresori i jonë Serbia, duhet të na kërkojë falje për të kaluarën e saj kriminale dhe gjenocidiale, prapë se prapë Kosova dhe lidershipi i saj, po përpiqemi që të prodhojmë një efekt, të prodhojmë së paku një marrëveshje fqinjësore, që ti kthjellojmë gjërat dhe idetë, por dhe rrugën që do të na afrojë përpara një diçkaje të favorshme për të dyja palët.

Mirëpo, energjia e shtetit serb dhe e kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit, po hargjohet në të kundërtën dhe po kthehet i tëri në energji negative, sepse sëcilën nismë për të marrë vendime të nevojshme për të gjetë një rrugë të përbashkët, ky e përdor kahen e kundërt, duke iu referuar një «fuqie» apo një force ushtarake që disa herë e reklamon, që nuk përkon sot me imazhin e botës së lirë njerëzore, dhe sa herë që bëhët fjalë për Kosovën shtet,  çdo gjë dhe gjithçka para vetës e kanalizon gabimisht dhe e konstrukton për qëllime të caktuara politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok