15/10/2024

Gjergj Kastrioti dhe nëntori arbëror i flamurit dhe pavarësisë

0

Nga Gjon Keka

Gjergj Kastrioti ishte njeri që e fshihte dhimbjen përballë armikut, kjo u pa sidomos me rastin e helmimit të vëllezërve të tij nga armiku otoman(turk) dhe më pas edhe të babait dhe nënës së tij që vdiqën, në kohën kur ai ishte në oborr të sulltanit.

Në fakt nga kjo ai e shfaqi shpirtin e tij qëndrestar edhe përballë çdo beteje si asaj jetësore edhe asaj në fushën kundër armikut.

Se sa i fortë ishte ai, shihet nga kjo se ai sa ishte në oborr të sulltanit përballoj shumë gjëra, pa vëllezërit që i vdiqën nga helmimi i armikut ,pastaj vdekja e nënës dhe babait të tij, dhe prapë ai qëndroi, nuk reagoi me zemërim edhe pse e dinte se kush ishte shkaktari i vdekjes së tyre.Por,ai e fshehu brenda lotin e dhimbjes, e fshehu sëbashku me dritën brenda tij që do t’ia dërgonte si dritë lirie atdheut të tij kur ai vendosi të kthehet sëbashku me arbërorët e tij për t’i vendos gjërat në vendin e vetë, për t’ia rikthyer lirinë, identitetin dhe pavarësinë Arbërisë së tij të skllavëruar nën prangat e armikut otoman(turk).

Ky është heroi ynë i pavdekshëm Gjergj Kastrioti që e ngrohu nëntorin e ftohtë dhe me këtë i ngrohu gjithashtu edhe zemrat e arbërorëve duke e valvit sëbashku flamurin e pavarësisë dhe lirisë.

Flamur ky që valvitet edhe sot në shekullin XXI ,flamur ky që ka një domethënie të madhe historike rrënjësore për këdo që mbanë atë dhe jeton me nder sipas asaj që na e la ai testament.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok