04/05/2024

SEFEDIN AHMETI “Plumbi”, DJALOSHI QË SAKRIFIKOI JETËN QË KOSOVA NJË DITË TË JETË E LIRË

0

T’I KUJTOJMË ATDHETARËT TANË:

(1927- u vetvra më 9 shkurt më 1946)

Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi-Basha

Sefedin Ahmeti “Plumbi”, u lind me 20 qershuer 1927, në Prizren. Baba kishte Ahmet Ahmetin. Babai i Sefedinit ishte njeri me autoritet në qytetin e Prizrenit me rrethin. Ai ishte me profesion Hafëz dhe arsimin në gjuhën shqipe e kishte prioritet mbi prioritetete. Nëna e Sefedinit quhej Hyrmuzë, një grua dhe një nën e devotshme e cila i edukoi fëmijët në frymën patriotike. Sefedini kishte edhe dy vëllezër dhe një motër, për të cilët u kujdes më vonë, pasi se babai i tij ishte vrarë në kushte të panjohura. Kur i vdiç babai Sefedini kishte vetëm 16 vjet, po në këtë kohë nga babai kishte mësua dhe kishte kry shkollën fillore në Pritren për të vazhdua gjimnazin po ashtu në këtë qytet. Po shpejt ai vet hjeki dorë ngase nuk e duronte dot mësimin në gjuhën serbe. Në kohën kur u arrestua nga OZN-a, Sefedini kryente punën e saraçit. U arrestua në moshën 18 vjeçare. Jetonte me gjyshen, nënën, me  dy vëllezërit dhe motrën. Të gjithë fëmijët ishin më të vegjël se ai, andaj ai ishte i cili duhej të kujdeset për ta. I pamartuar. I padënuar. Fliste turqisht, shqip dhe serbisht. Gjatë kohës së okupimit kishte punuar në punëtorinë e vetë për tri vite. Pas ardhjes së UNÇ-së, ai ishte mobilizuar si saraç. Në organizatën e NDSH-es, ishte anëtarësua me ndihmën e Ali Rizës, Nijazi Alishanit, Sali Zhurit, Xhafer Ismailit, Rasim Imerit etj. Në veprimtarin ilegale pseudonimin e kishte “Plumbi”.

Në takimin e parë që është mbajtur tek përroi i Leonit, ishin caktuar detyrat për punët në organizatë. Po, në këtë ditë ishte formuar Komitetit i ONDSH-së në Prizren. Anëtarët e Komitetit ishin zgjedhur: 1. Xhemil Fluku, kryetar dhe mbajtës i lidhjeve. Sefedin Ahmeti, ishte zgjedhur sekretar, Ija Shehu ishte caktuar për propagandë, Abdullah Hamza për të siguruar drithin. Sylejman Mallta ,instruktor për të gjitha punët. Me angazhimin e Sefedin Ahmetit dhe Sylejman Malltës, për një muaj ishin siguruar 2 000 kg drithë, rreth 40-50 kg kripë, rreth 20-30 palë opinga, rreth 12 kg duhan. Ndihma kishin dhënë edhe Hysen Shandaqi, 50 napolona, Kadri Topalli i kishte dhënë një lëkur dhe 5 kg kripë, Naxhi Ali Hoxha,  kishte dorëzuar Sylejman Malltës 2 000 dinarë.  Sylejman Telaku i kishte dhënë 50 napolona., Hasan Hamza, kishte dhënë 2 000 dinarë dhe 80 napolona, Gjuliana Mateja kishte dhënë disa kilogram kripë korrierit Kamberit. Pas konferencës në Leon, pas dy dite kishte ardhur Ali Riza me korrierin Kamberin në Prizren, në shtëpinë e Sefedin Ahmetit, aty Sefedini kishte takua: Ali Rizën, Abdullah Hajrullahun, Kamberin nga Bruti, Sylejman Malltën dhe të tjerët që nuk i njohte. Në këtë mbledhje kishte folur Ali Riza, duke vu theksin në kërkesat e tyre si: sigurimi i gjërave të cilat atyre iu mungonin dhe kishin nevojë si ushqim, veshmbathje dhe për organizimin e njerëzve për lëvizjen. Këtë detyrë e kishte marrë mbi veti Sylejman Mallta.

Në këtë mbledhje, Ali Riza kishte thënë se ne duhet të mundohemi që t’i ndihmojmë ata, që të vejë kontakte me Muharrem Bajraktarin, dhe nëpërmes tij do të marrim ndihma nga anglezët. Dhe së bashku me njerëzit e Muharrem Bajraktarit dhe me anglezët dhe me njerëzit që do i organizojmë ne, shumë më lehtë do të udhëhiqet lufta kundër partizanëve. Kjo punë kishte zgjatur dy-tri javë. Pas kësaj ishte mbajtur konferenca në shtëpinë e Abdullah Hamzës, aty ishin njerëzit më të mençur dhe më të shkolluarit me qëllim që të formohet një komitet i ri dhe më i mirë.  Pas kësaj Sefedini e kishte hetuar se po e përcjellin dhe kishte ikur për në mal me intendent Bajramin nga Kukësi. Si sekretar i Komitetit të Rrethit të Prizrenit ai kishte qenë shumë aktiv në kryerjen e detyrave në organizatë. Kishte shkuar shumë shpesh në mal dhe nga atje kishte sjellë direktivat dhe kishte siguruar radio. Kishte blerë drithë me të hollat të cilat i kishte marrë nga Ali Riza, dhe i kishte dërgua nëpërmes korrierëve për njerëzit në mal.

Në të shumtën e herëve Sefedini me shokë për njerëzit në male kishte bartur armatim të ndryshëm. Dy revole i kishte dërgua  Luqije Bashota. Përveç grumbullimit të ndihmave, ishte dashur të bënte edhe propagandën në popull dhe të agjitonte për ilegalen, dhe të propagandonin se si në mal ka shumë njerëz, që janë të pakënaqur  dhe po luftonin për lirinë e popullit shqiptar dhe se duhet i tërë populli të përkrahet dhe të organizohet. Ndërsa mbledhja e dytë ishte mbajtur gjithashtu te Përroi i Leonit me 16 qershor 1945. Të pranishëm ishin: Xhemil Fluku, Abdullah Hamza, Sylejman Mallta, Ija Sheh  Hasani, një mustaqokë nga Gjakova, Zeçir Ahmeti dhe Sefedini kishin ardhur me Abdullah Hajrullahun. Në mbledhje kishte diskutuar  Nijazi Alishani duke thënë se ata i kishin ndarë detyrat në mes veti. Njaziu ka qenë bajraktar, Riza Alija ka komandua, Sali Zhuri ka qenë sekretar i Shtabit. Sefedin Ahmeti kishte marrë pjesë aktive me grupin e Ali Rizës,për të përgadit projektimin e planit për atentate kundra personave që ndodheshin në pushtet.

Antarët e OZN-së i kishin rënë në gjurmë aktivitetit të grupeve të NDSH-së në Prizren e rrethin. Ata përcilleshin në çdo kohë dhe në çdo hap. Andaj, nuk ishte e rastësishme edhe zbulimi i tyre. Veprimtaria e organizatës u zbulua dhe një grup i madhë prej 34 anëtarëve, u zbuluan dhe u arrestuan.

Atdhetari, Sefedin Ahmeti pasi se ishte arrestua, hetuesit e marrin në pyetje  më 27 korrik 1945; kishte një ballafaqim me Abdullah Hajrullahun; një ballafaqim me Kadri Ramadan Topallin. Hetuesin e dytë e pati me 24 gusht 1945, dhe hetuesin e tretë e pati më 27 gusht 1945. Hetuesin e kishte udhëhequr Gjuro Jakovleviqi. Sefedinin e ri  edhe pse e rrahën, e fyenë, e malltretuan, ai nuk foli, qëndroi ashtu siç i kishte hije djaloshit trim të Prizrenit.

Sipas Gjyqit Popullor Krahinor për Kosovë e Metohi, që kishte organizua procesin gjyqësor nga 20 -27 shtator 1945, me aktgjykimin Gj.nr. 17/45, iu shqiptua dënimi me vdekje- pushkatim: Halim Spahiut, Tahir Dedës, Rifat Krasniqit, Sefedin Ahmetit, Rexhep Avdullah Kabashit dhe Kajtaz Ramadanit, dhe dënimin e humbjes së përhershme të të gjitha të drejtave  politike e qytetare dhe me konfiskimin e tërë  pasurisë së tyre. Por, për ti ekzekutuar, i ekzekutoi vetëm pesë të dënuarit, me 5 shkurtit 1946, në Prishtinë.  Pushkatimi u bë në orën 06:00 (gjashtë) të mëngjesit, pa praninë e publikut në vendin e quajtur “Kiseli bunar”, ngase Sefedini ndodhej në arrati.

Sefedin Ahmeti veç që ishte trim, ishte edhe shumë i menqur dhe i zhdërvjelltë para hetuesve dhe në jetë. Sipas një shkrimi të studiuesit Prof. Dr. Parim Kosovës thuhej se “Sefedin Ahmetin dhe Xhemil Flukun një ditë i dërgojnë në ndërtesën tjetër (të OZN-es Qendrore për Kosovë në Prizren), në hetuesi, por në dhoma të veçanta. Sefedin Ahmeti duke e shfrytëzuar pakujdesin e rojës kishte kërcyer prej dritares dhe arrin të ikë nga lokalet e OZN-es.” Në kohën kur kishte ikur ai, ishte 9 gusht 1945. Pas ikjes Sefedini fillon një jetë prej ilegali duke u strehuar në vende të ndryshme, si tek shokët e shumtë edhe tek miqtë e idealit. Pushteti ishte në ethe. Tek popullata e Prizrenit shtoi dhunën vetëm e vetëm që të tregonin se ku fshihej patrioti Sefedin Ahmeti. Qëndrimi në shtëpitë e shokëve për Sefedinin ishte me plotë rreziqe, andaj ai deshi që të strehohej në shtëpinë e vet. Me ndihmën e shokëve ndërtuan një bunker me hyrje nën banjë. Veç nënës e familjarëve të ngushtë dhe disa shokëve të pakt, askush nuk dinte për vendndodhjen e tij.  OZN-a kishte informata se Sefedini duhet të jetë në shtëpinë e vet dhe me 9 shkurt 1946, forca të mëdha policore rrethuan shtëpinë, kontrolluan çdo skutë të saj, më kot. Oznashët fillojnë të gjuajnë me rafalë në shtëpi dhe në një moment bie për tokë nëna e Sefedinit, e plagosur nga plumbat e policëve. Duke e parë këtë katrahurë se çfarë po ndodhë në shtëpi dhe duke i parë vëllezërit e motrën të tmerruar, ai vendos të dal nga bunkeri. Posa del në oborrin e shtëpisë hedhë tri bomba, dhe me automatikun në dorë pasi vranë dy pjesëtar të policisë, ai vret edhe veten, kështu me këtë mënyrë ai ruajti edhe lagjen që të mos digjet e tëra. Po atë ditë, forcat jugosllave e marrin dhe në fshehtësi të madhe a varrosin. Por fal veprimtarëve të çështjes kombëtare, duke e kërcënuar varrmihësin e zbulojnë se ku është varrosur Sefedin Ahmeti.

Ndërsa nëna, zonja Hyrmuze pas katër dite ndërroi jetë nga plagët e marra nga okupuesit e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok