25/12/2024

Rrallë ka komb në botë, me tolerancë fetare, si i yni

0
u6_Reshat-Nexhipi

Vazhdimi i trembëdhjetë i artikullit  ,,15 veçorit e kombit tonë,, publikuar në këtë portal, më 05. 06. 2020.

Nga Reshat Nexhipi

Rreth tolerancës fetare në Shqipëri

Përveç bektashizmit, të cilin, siç thamë në artikullin  e fundit,, e adhuronin dhe e pranuan përveç figurave më të ndritura të kombit tonë, myslimanë dhe ortodoksë, por edhe mjaf personalitete  të nacionaliteteve të tjera, tolerancës fetare, i kontribuan edhe faktorët në vijim.

1.Deklarimi i heroit tonë dhe babait të tij, herë për katolikë, herë për myslimanë, nvarësisht nga interesat kombëtare, siç preferonin edhe  Ali pashë Tepelenës, për t’u  bërë ortodoks, Faik Konicës, katolik etj.

2.Laramania fetare e pjesëmarrësve në Kuvendin e Lezhës, të v.1444, të Lidhjes së Prizrenit, 1878, të Kongresit të Alfabetit, në Manastir, 1908, në atë të Vlorës, 1912, si dhe në tëra kuvendet,  qeveritë dhe parlamentet etj., të Shqipërisë, gjer më sot.

3.Martesat e përzjera të figurave tona të shquara, siç ishin Gjoni, babaj i Skenderbeut, me  Voisavën, ortodokse, por, kuptohet: me origjinë shqiptare, Ali pashë Tepelena, me Vasilikinë, greke, poashtu  ortodokse me origjinë shqiptare,  Ahmet Zogu, me Geraldinën,  Ismail Qemali Sali Berisha, Ismail Kadare etj.

  1. Origjina shqiptaree disa personaliteteve botrore,  katolikë, ortodoksë  etj., siç ishin  Gariballdi, i njohur si ,,Baba,, i Italisë, Napoleoni i Francës, Qemal Ataturku i Turqisë, Vashingtoni i Amerikës, dy mbretëreshat e Anglisë-Elizabeta I dhe II, mos flasim për 16 princët e Rumunisë, dhjetra, për të mos thënë qindra   figura të shquara të Greqisë, kryeministra, arkitektë, shkencëtarë, politikanë etj.
  2. Shtatëpapët e Romës, me origjinë ilire ose shqiptare, ose figurat më të njohura politike, shkencore etj., të  Kroacisë, por,, kapaku,, i të gjithëve, është përkatësia katolike e  Gonxhe Bojaxhiut, e njohur si ,,Nënë e tërë botës,,.
  3. Përkatësiaortodokse ose katolikë e disa patriotëve  dhe dijetarëve tanë të shquar, si: Fanoli, Petro N. Luarasi, Mihail Grameno, Papa Kristo Negovani, Konstantin Kristoforishi, Luigj Gurakuqi, Migjeni, Aleksandër Mojsiu, por, siç thamë, mësëtepërmi Gonxhe Bojaxhiu.

Veprimet e disa  personaliteteve tona,, të cilat, i kontribuan tolerancës fetare

(Sipas rendit alfabetik)

Abdyl Frashëri.  Kur disa dibranë, u drejtuan kundër banesës së atentatorit, që desh të vrasë këtë patriot të rrallë,  ky, i pengoi dhe përfitoi rastin të apelojë për ndërprerjen e hasmërisë, duke   apostrofuar  sidomos tolerancën fetare.

Ahmet Zogu, gjatë  betimit për mbret, sipas Blendi Fejziut, njërën dorë e kishte vënë mbi  biblën, tjetrën, mbi  kuranin, veprim ky,  mjaft i qëlluar, lidhur me çështjen që është në fokus të këtij artikulli.

Ali pashë Tepelena  dhe Kozma Etoliani. Ky i dyti, ishte demokrat dhe mik i ngushtë i Ali Pashë Tepelenës. Me rastin e vrasjes së tij, Aliut ia shpunë kokën e prerë. Ky, në shenjë respekti, ia fërkoi tri herë mjekrën,

Ali pashë Tepelena…gjë që nuk u pëlqeu disa muslimanëvefanatikë, që ishin të pranishëm aty. Aliu, i vuri re, dhe,  u tha: “Sillmëni një mysliman, si ky  krishter, dhe do t’i puth jo vetëm mjekrën,por edhe këmbët”. Se  sa  mesazh i qëlluar ishte ky, lidhur me tolerancën fetare, nuk është rëndë për ta kuptuar.

Ali pashë Tepelena, siç thashë më sipër, preferonte botërisht të ndrojë fenë, të bëhej ortodoks dhe të quhej Aleksandër, duke aluduar te Leka i Madh, të cilin e konsideronte për stërgjysh të shqiptarëve. Se çfarë efekti ka patur kjo lidhur me çështjen që kemi në fokus, nuk ka nevojë për sqarim tjetër.

Andrea Gropa. Fisnik shqiptar i shek. XIV,  në Ohër, veç tjerash, ngriti kishën e Shën Klementit. Dr. Mixhait Pollozhani shkruan se anëtarët e kësaj familje, kanë mbajtur gjallë jetën kishtare të këti qyteti.

Andrea Gropa…Sesa, këto kontribute,  për atë kohë, tepër të rëndësishme,  i ka kontribuar tolerancës fetare, fare lehtë mund  të kuptohet, edhepse, albanofobët  sllavë, gjegjësisht, maqedonas, nuk përmendin fare emrat e autorëve të kishave, me të cilat mburen dhe i bjenë gjoksit.

Atanas Anesti. Shqiptar ortodoks, profesor i shkrimtarit të njohur Kuzman Shapkarevit nga Ohri dhe bashkëshortes të tij. Në një rast, Kuzmani, për shkak të gjendjes të rëndë ekonomike, duhej të ndërpresë shkollimin, por, falë profesorit shqiptar, nuk i ndodhi kjo, sepse,

Atanas Anesti…ndërmjetsoi te Mitropoliti i Pellagonisë i cili   e punësoi dhe i dha mundësi të vazhsojë shkollimin. Se sa kjo ndihmë, reflektonte në  marrëdhëniet ndëretnike dhe fetare, të asaj kohe, nuk ka nevojë për elaborim të posaçëm.

Atanas Anesti. Them ,,të asaj kohe,, sepse, kjo, që sapo tregova, nuk evidentohet fare në librat maqedonase, për fat të keq, as edhe në tonat. Nuk është modeste, por, rasti e kërkon të them, se, mund të jem i vetmi që, e nxjerr në dritë këtë rast?.

Bajo dhe Çerçiz Topulli. Për të dytin, në literaturën historike thuhet se  ishte bërë myhyp bektashi dhe si i tillë, bashkë me të vëllanë, ka lojtur rol të madh në drejtim të tolelerancës fetare, sepse, patriotizmi i tyre çmohej nga të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh përkatësinë fetare të tyre.

Borjarët e Krushevës, dy vëllezër puro shqiptarë, krijuan fabrikën e parë për armë në Maqedoni, si dhe topet legjendare prej qershie, unike në botë, të cilat mbajtën gjallë emrin e Republikës së Krushevës, si dhe të Kryengritjes së Ilindenit, të v.1903, nëpërgjithësi.

Borjarët…Se çfarë kontributi ishte veprimi i tyre në drejtim të bashkëjetesës dhe, kuptohet, tolerancës fetare, nuk duhet sqarim tjetër. Por, edhe  për këtë rast, do tregoj jomodesti,si te puna e Atanas Anestit,

Borjarët…sepse, pothuajse, jam i vetmi, që theksoj faktin se  fabrika e parë e armëve në Maqedoni, është vepër shqiptare, gjë të cilën jo vetëm historia sllave, maqedonase, por, këtë, Borjarët… nuk e shkruajnë  as shqipfolësit tanë, me përjashtim ndoshta të dr. Ilmi Veliut, të cilin, me të drejtë, disa e konsiderrojnë për ekspert të Republikës së Krushevës. Nëse gaboj, kërkoj ndjesë, por, nuk besoj.

Çajupi, te ,,Baba Tomorri,, (mali i  shenjtë i perëndive): ,,O shqipëtarë të gjorë, ndëgjoni Baba Tomorrë: Kombi Juaj nuk vete mbarë, se besët, (fetë-R.N.) u kanë ndarë. Besa e bashkon njerinë, Ju pse e ndani Perëndinë?

Çajupi…Të Krishterë e Myslimanë, të gjithë një Perëndi kanë,. Ini një  gjak o të mjerë, se ndë një vend kini lerë. Ini gjithë Shqipëtarë, nuk ini Grekë as Tartarë. Mblidhuni të bëni benë, të kujtoni Skenderbenë,, i cili, siç thamë, i çmonte njësoj tëra fetë.

De Moro Xhaferi, ishte i vetmi që pati guxim të jetë mbrojtës i Gjorgji Dimitrovit  gjyqin e Lajpcigut, i akuzuar nga regjimi nazist-hitlerian.

Se sa ndikim ka patur kjo në drejtim të tolerancës fetare, lehtë mund të kuptohet.

Dervish Cari. Kryengritja e tij, 1843-1844,  lojti rol mjaft të rëndësishëm në  drejtim të  çështjes në fjalë, Ja pse. Në literaturën historike, thuhet: ,,Bektashinjtë, me ideologjinë e tyre për barazi të plotë midis myslimanëve dhe të krishterëve, ishin

Dervish Cari nxitësit kryesorë të kryengritjes në  fjalë dhe se  ,,Duke iu falenderuar edhe përkrahjes së popullsisë së shtresave të ulta krishtere, të cilat dinin ta çmonin qëndrimin e drejtë  të bektashinjve, sepse, veç tjerash,   edhe Dervish Cara ka preardhje bektashiane, gjë të cilën e dëshmon  edhe emri i tij,,.

Dervish Hima, Manastir, 1910, në Kongresin II: ,,Prej sot e tutje mos për mendim më fjalët toskë, gegë, bektashi, synit shihit, ortodoks, katolik, krishter, mysliman etj. por vetëm shqiptar, se të gjithë shqiptarë jemi, një origjinë, një gjuhë dhe qëllim kemi,,- ka porositur ky atdhetar i Ohrit.

Emin Be Shkupi, shpëtoi Urrën e Gurit, që ishte përgatitur për t’u minuar nga gjermanët. Me vetë financimin e tij, rinovoi disa objekte në çarshinë e vjetër, si Kapanami Surjani, etj.,

Emin Be Shkupi…të cilat u shërbejnë tërë popullatës së qytetit, pa marrë parasysh cilës konfesion fetar i takojnë. Se sa veprimi i tij afroi shkupjanët e feve të ndryshme, nuk është vështirë  për ta kuptuar.

Faik Konica, nga musliman në katolik. Kjo ndodhi në vitin 1895, kur mori emrin Faik Domenik Konica. Qëllimi i tij ishte të bindë edhe intelektualët e tjerë të bëjnë të njëjtën gjë, gjegjësisht t’i kthehen fesë së parë, katolicizmit, që kishte, siç thashë,  edhe babaj i Skenderbeut.

Faik Konica…Këtë e  arësyetonte  me faktin se, vetëm në këtë mënyrë, Shqipëria dhe shqiptarët nëpërgjithësi, do të fitonin përkrahjen e Europës ose Perëndimit dhe nuk do mbeteshin prapa botës, etj.etj. (Dr.Thanas L. ,Sikur të kishin dëgjuar Faiki Konicën ,,Koha,, 27 maj 2010)

Faik Konica. ,,Pa marrë parasysh, sa kishte të drejtë, një është e sigurtë: Iniciativa e tij ishte në favor të tolerancës fetare,, thuhet në një tekst të internetit, por, me autor anonim dhe, pa e elaboruar mendimin e tij, sepse, çdo lexues i rëndomtë, mund ta kuptojë, gjë që vlen edhe për veprimin në vijim.

Fanoli, 1908, bëhet prif. Rreth një vit më parë,  në vendin Hadson, Massaçusets, të SHBA-ve,  kish vdekur një i ri shqiptar ortodoks. Prifti grek, refuzoi të kryente shërbesën fetare, sepse, djaloshi, njihej si “nacionalist,,.

Fanoli…Kështu, varrimi i tij u bë pa ceremoni fetare. Shqiptarët ortodoks të Masaçusetit, të indinjuar nga kjo ngjarje, vendosën të kenë prift shqiptar,

Fanoli…gjë që më 1908, u realizua, e ky ishte Fan Noli. Se sa kjo shkonte në favor të tolerancës fetare  në Shqipëri dhe jo vetëm, nuk ka nevojë për sqarim tjetër.

Gjerasim Qiriazi. Në një rast, ka thënë: “Përçarësve të kombit  në baza fetare, u takon litari”.

Gjergj Qiriazi. Patriot dhe internacionalist i shquar nga Manastiri. Bashkëpunëtor i mjaft personaliteteve të dalluara në këtë qytet, të të gjitha feve dhe etniteteve, kontribuoi tepër në drejtim të çështjes në fjalë.

Gjergj Qiriazi…Punonte edhe si përkthyes ose zyrtar në Konsulletë e Austrisë, me seli në Manastir, duke u shërbyer tërë popullatës së qytetit, pa marrë parasysh fenë ose kombësinë e tyre.

Haxhi Shaza (Shazivari), nga Sellca e Tetovës kishës, që gjindet në dalje të këtij qyteti, i ka falur këmbanën, të blerë në Sham të Damaskut, në vitet e Luftës I Botërore…gjatë qëndrimit të tij në haxhillëk thuhet në një tekst të internetit dhe shtohet se për atë kohë një dhuratë e tillë nuk krahasohej me asgjë për popullatën e atëhershme krishtere.

Hristo Qiriazi, shtypshkronja. Ishte iniciatori kryesor për ngritjen e saj, më 1909, në oborin e shtëpisë së tij, nga e cila sot nuk ka as nam as nishan, edhepse ajo lonte rolin e çerdhes të bashkëjetesës, për shkak se në të,

Hristo Qiriazi…ishin të punësuar nga tëra fetë dhe  kombësitë, gjë që, kuptohet, ka lojtur rol të rëndësishëm në drejtim të tolerancës fetare jo vetëm në Manastir, por në tëra trojet shqiptare, ku  disperzoheshin 300.000 tekstet në 13 gjuhë të botës.

Hristo Qiriazi… 20% të fitimeve nga libraria e tij, ia jepte një gazete të Manastirit, kurse më 1926 bëri një kartpostale për teatrin e qytetit, i cili ishte në renovim e sipër. Sponzoroi edhe shoqatën e artistëve të teatrit të Manastirit.

Ismail Medala, nga Pribilca e Krushevës, e kishte nxitur vajzën e vet, të qendiste flamurin e Kryengritjes të Ilindenit, shkruar Shaban Prevalla në një  tekst historik të para disa dekadave. Por, për fat të keq, përveç Prevallës, këtë shënim, tepër i rëndësisshëm që ka të bëjë me tolerancën fetare, përveç aurorit të këtij shkrimi,  sa kam dijeni, nuk e ka shkruar njeri?

Josif Bageri dhe Naim Frashëri. Edhepse, njëri ortodoks, tjetri mysliman, i pari, aqë tepër e adhuronte të dytin, sa që kur recitonte vjershat e tij, vishej si bari dhe përmes zileve ose komborave, imitonte atë që thuhej në vjershë, në lidhje me bagëtinë dhe jetën në fshat në për gjithësi.

Josif Bageri, viziton Naimin para vdekjes. Kjo ndodhi aty nga fundi i vitit  1899, kur Naimi ishte i sëmurë nga se edhe vdiq  më 1900-tën. Në gazetën ,,Shqypeja e Shypenis,, 23.1.1910, Josif Bageri shkruan se edhe pse ishte para vdekjes, na fliste për çështjen kombëtare,

Josif Bageri…duke apostrofuar sidomos tolerancën fetare, të cilën, siç kam shkruar disa herë, më qartë, e ka theksuar në mesazhin e tij, të cilin e kam evidentuar më poshtë, te emri i tij. Pëprndryshe, , ka shkruar Josifi, ka shkruar edhe një poezi  plot me dhimbje  me rastin e vdekjes së Naimit, në tetor të v. 1900.

Kukuzeli, muzikolog, nga Durrësi, i shekullit XI-XII, si kompozitor,  u shqua aq tepër, sa që, e quajtën “Xhevahir të krishterizmit”, kurse kleri ortodoks e shpalli të shenjtë.

Kukuzeli…Sistemin e ri muzikor të tij, Europa, e përdori 5 shekuj me rradhë. Se sa ky shqiptar me këto vepra, kushtuar krishterizmit, kontribuoi në drejtim të tolerancës fetare, nuk ka nevojë për koment të veçantë.

Kumbarajt e Shkupit, veç tjerash,  financuan rinovimin e disa  monumenteve kulturo-historike në çarhinë e vjetër të qytetit, etj., të cilat tërheqin mjaft vemendjen e turistëve të huaj, me çka emri i Shkupit, afirmohet kudo.

Mitat Frashëri, në një rast, ka thënë: “Bektashinjtë janë mushkëri të Krishtit”. Se çfarë kuptimi dhe qëllimi ka patur ky patriot i madh  dhe tepër i rrallë shqiptar, me këtë thënie, dhe çdo të thotë  kjo për tolerancën fetare, po ua lë lexuesëve ta sqarojnë.

Naim Frashëri. Nuk po e tepëroj që disa herë nëpër tekstet e mia të këtij dhe të portaleve të tjera, kam cituar mesazhin më të qëlluar dhe më të dobishëm të tij, lidhur me tolerancën fetare: ,,Gjithë njerëzit që janë, vëllezër janë të tërë, një mëmë një at kanë, nga një baltë janë bërë,,.

Nijazibe Resnja, me shpalljen e Hyrjetit, 1908-tën në Manastir,  liroi tërë popujt e Perandorisë osmane, nga zgjedha e rëndë e sulltanëve, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre fetare,  gjë që i ka kontribuar tepër tolerancës fetare në trojet shqiptare. Ky konstatim vlen edhe për piktorin në vijim.

Onufri, Prilep, Zërzë. ,,Në këtë fshat malor, në veriperëndim të qytetit në fjalë, gjinden dy objekte të vogla kishtare të fshatit, në të cilat janë ruajtur afreska dhe ikona të këtij piktorit shqiptar,, shkruan dr.Mustafa Ibrahimi në “Zërin e Pellagonisë”, nr.7,nëntor 2001,

Onufri…kurse në në një tekst tjetër, shtohet se ,,Onufri, ka bërë ambientimin vizual të brendësisë së qindra kishave e manastireve që aktualisht ndodhen në Maqedoni,, dhe se disa nga freskat e tij gjinden në fondin e mitropolisë të Manastirit.

Pitu Gurri, nga Krusheva, shqiptar nga i Ati, vlleh nga e ëma, flijoi veten, në betejën  ,,Meçkin kamen,, vetëm e vetëm për të lënë gjallë emrin e Republikës së Krushevës dhe të Kryengritjes së Ilindenit, nëpërgjithësi. Se sa kjo martesë e përzjerë dhe ky veprim i rrallë,

Pitu Gurri…kanë  ndikuar në atë kohë në tolerancën fetare, mund të merret fare lehtë me mend. Them,,Në atë kohë,, sepse, për fat të keq, rrallë kush, për të mos thën asnjë historian maqedonas i kësaj kohe, nuk përmend origjinën shqiptare të tij.

Ramizi dhe Boroja. Për të mos e thyer besën e dhënë se do luftojnë bashkë të pandarë edhe në vdekje, Ramizi, edhe pse mund të shpëtonte jetën, nuk pranoi kushtet e xhelatëve dhe u vra bashkë me shokun e vet të nacionalitetit dhe  konfesionit tjetër fetar-thuhet në literaturën historike, kushtuar besës shqiptare dhe tolerancës fetare.

Skënderbeu,me betejat e tij legjendare, që i zhvilloi edhe në disa vende të Maqedonisë së sotme, ringjalli emrin  Maqedoni, i cili, pas vdekjes të Lekës së Madh, filloi të harohet dhe të zavendësohet  me emra të ndryshme, nvarësisht nga emri i  zaptuesëve.

Skënderbeu…Ky kontribut, siç duket, është vlerësuar tepër nga sllavët maqedonas të mëparshëm, të cilët, i kanë kushtuar mjaft këngë dhe legjenda në gjuhën sllave, siç është edhe kënga “Skenderbeu dhe vajza e Manastirit Skënderbeu…kurse Grigor Përliçevi edhe vepër të posaçme për të.Se sa e tërë kjo, i ka kontribuar tolerancës fetare, fare lehtë mun ntë kuptohet nga ana e lexuesëve të këtij portali mbarëkombëtar.

Sulejman Karmini, Sofja,1921. Në këtë qytet, gjatë këtij viti, sipas Ivan Katarxhievit, është mbajtur Kongresi i parë federativ maqedonas, në të cilin merrte pjesë edhe shqiptari në fjalë, si përfaqësues i oragnizatës shqiptaro-maqedonase dhe ishte zgjedhur kryetar i dytë i atij kongresi. Sulejman Karmini…Kongresin e hapi Hristo Dallkaçiev,i cili, përveç të tjerave theksoi se Maqedonia duhej t’iu siguronte të drejta të barabarta të gjithë banorëve që jetonin në të, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre kombëtare, fetare etj.

Sheh Fejza. Ky bektashi, nga f. Bulqizë, përmes rezistencës të tij, lojti rol të madh në drejtim të tolerancës fetare, sepse atij iu bashkangjitën, përveç myslimanë edhe plot të krishterë.

Sheh Fejza…Në  Historinë e popullit shqiptar thuhet se midis dibranëve kishin shpërthyer grindje të yshqyera nga një pjesë e klerit reaksionar, mysliman, synit, i cili luftonte  kundër bektashinjëve të Dibrës dhe udhëheqësit të tyre- Sheh Fejza nga Bulqiza.

Themistokli Gërmenjidhe Goce Dellçevi me, u pajtuan që shqiptarët të përkrahin kryengritjen e Ilindenit, kurse maqedonët të pajtohen me vendimet e Lidhjes së Prizrenit: Për bashkimin e trojeve shqiptare. Këtë e shkruan shkrimtari maqedonas Sterio Spase.

Xheladinbe Ohri, veç tjerash, i dha fund korupcionit, vjedhjeve etj.,kështu që një ortodoks, falsifikator të parave, e kish  dënuar me vdekje:ngulje në hu kurse  myslimani që kishte dhunuar një të krishtere, qe varrur në litar.

Zef Lush Marku. Me shpresë se përmes PKJ, shqiptarët do çlirohen nga prangat serbe,  më 1919, u bë një nga aktivistët më të shquar të kësaj partie,, prandaj dhe në dhjetorë,1920, ishte gjetur i therrur natën në gjumë nga ana e pushtetit serb. Sesa emri i këtij shqiptari me fe krishtere, ka ndikuar dhe ndikon në tolerancën fetare, nuk ka nevojë për elaborim të posaçëm.

Veprimet e disa personaliteteve të huaja,  të cilat i kanë kontribuar tolerancës fetare në Maqedoni dhe në trojet e tjera etnike shqiptare në ish Jugosllavi

(Sipas rendit alfabetik)

Aleksandar Protogerovi e çmonte  tepër Bajram Currin, të cilit në një rast i shkruante: “Zotni kolonel, do të jesh si kurdoherë, Princ dhe Këshilltar i parë në luftën që do ta bëjmë për çlirimin e Kosovës dhe Maqedonisë…”.

Aleksandar Protogerov, gjatë v.1920, kishte kërkua nga Italia, të organizojnë akcione të përbashkëta midis shqiptarëve dhe italianëve në Maqedoni, kundër okupatorëve serbë, gjë që nuk mbeti pa efekt.

Aleksandar Protogerov…Në Sofje, me atë rast kishte shkuar përfqësuesi shqiptar Viktor Pëllumbi, për t’u takuar me Protogerovin” dhe për të realizuar qëllimet e përbashkëta në Maqedoni.

Aleksandar Protogerov… Se sa kjo shkonte në favor të marrëdhënieve të mira ndëretnike dhe tolerancës fetare, fare lehtë, kuptohet. Në këtë drejtim, shkojnë  edhe qendrimet  proshqiptare të figurave në vijim:

Antonio Milloshevski, si Ministër i Jashtëm i Maqedonisë,  gjatë një vizite në Amerikë, ka thënë: ,,Maqedonia preferon Kosovën e pavarur se sa staus-kuanë,, (Iliria, 13-16 korrik, Njujork 2007,

Atanas Llozançev, luftëtar maqedonas i periudhës së Ilindenit, në kujtimet e tij shkruan se gjatë një rasti ishin zbuluar 6 barrë me armë dhe se, edhepse ishin terorizuar në maksimum asnjëri nga furnizuesit shqiptare nuk tradhëtoi.

Atanas Llozançev: “Isha prezent në një moment kur furnizuesit shqiptarë dorëzonin armët dhe habitesha se si ajo bëhej, duke i bërë pyetje vehtes a jam në Turqi apo në Hënë,,!.

Bozho Janjiq, socilog serb: „Me aneksimin e Kosovës gjatë luftrave ballkanike, Serbia i ngarkoi vetes një gur rreth qafës“ ( Koha, 27 gusht, 2008)

Branisllav Nushiqi, komediograf me famë, nga gjyshi shqiptar,  në një rast, ka thënë:,,Mburem që në në venat e trupit im, ka rrjedhur edhe gjak shqiptari,,

Branisllav Nushiqi.. gjë që vlen edhe për heroin legjendar Pitu Gulin e Krushevës, nga babai shqiptar, por, për dallim nga Nushiqi, nuk ka pranuar një gjë të tillë.

Branko Panov, ka shkruar ,,Sllavët kishin kaluar lumin Danub dhe kishin sulmuar Ilirët dhe Thrakët, dhe këto janë të gjitha ato zona nga Deti Adriatike deri në Carigrad,, (Stamboll-R.N)-gazeta  24 Orë, 22, tetor, 2009. Pra, ky maqedonas, ortodoks, pranon se stërgjyshët e tija janë ardhacake, kurse tanët, atohtonë.

  1. Jovanoviq,konstaon :Shqiptarët, çështjen  e lirisë e vënë mbi fenë, që do të thotë   janë tolerantë ndaj çdo feje të huaj. Se sa kjo flet për tolerancën fetare, nuk do sqarim tjetër.

Dame Gruevi, revolucioner i shquar  i periudhës së ilindenit, i cili, vetëm te shqiptarët kishte besim të plotë. Në burgun e përbashkët në Manastir,

Dame Gruevi…ku kishte  nga  të dy konfesionet fetare, ua tregonte planet e Organizatës revolucionare të v.1903,  kundër osmanëve-shkruan, bashkëfshatari i tij dr.Dushko Konstantinov në veprën kushtuar Gruevit.

“Dame Gruev” . Kjo aradhë partizane që mbante emrin e tij, e formuar në Maqedoninë Perëndimore, lojti rol të dukshëm  edhe në drejtim të tolerancës fetare, sepse, edhe për shkak të emrit,  në të ka patur 10 shqiptarë, myslimanë dhe të krishterë…

“Dame Gruev”… thuhet në literaturën historike dhe shtohet se rol të njëjtë lojtën edhe  Batalioni i rinisë Shqiptare në Dibër, Kompania luftarake në Strugë, aradha e tretë shqiptare tetovare, dibrane-kërçovare etj. të përbëra nga njerës me fe të ndryshme, siç ishte edhe  Brigada e Katërt ,,Shqiptare,,

“Dame Gruev…edhepse qëllimi i themeluesit, Svetozar Vukmanoviq-Tempo ishte  përçarrja midis shqiptarëve, gjë të cilën vetëm ballistët ishin në gjendje ta kuptonin. Pa marrë parasysh këtë, meqenëse Brigada, siç thamë, ishte multifetare, lojti rol  në favor të tolerancës fetare.

Dane Cekov, pjesëmarrës aktiv në LNÇ, ka pranuar: “Tetovën e çliruan antifashistët shqiptarë,, gjë që nuk mund të mbetej pa efekt në drejtim të tolerancës fetare.

Denko Maleski. Si ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare në Shkup, ka deklaruar: “Realitetet e reja e bëjnë Kosovën shtet sovran”

Dimçe Buzhva.Në korrik të vitit 1922, bashkë me Pavle (Pavel) Hristovin, Angjel Vasilevin dhe Stefan Haxhën, nga ana e Manastirit, gjindeshin në Shqipëri, për të krijuar teren  kundër pushtetit serb ose,për të shpëtuar nga   ndjekjet  e pushtetit serb. Përndryshe,

Dimçe Buzhva, një kohë kishte hapur në Tiranë një rojtore e cila shërbente si vend takimi për shqiptarët dhe maqedonasit, vllehët bullgarët, etj., kundërshtar të pushtetit serb.

Dimitar Milladinov. Ky shkrimtar i njohur nga Struga, një kohë, ka jetuar në Shqipëri dhe gjuhën shqipe e ka njohur aq mirë sa që nxënësve të vet, të  feve të ndryshme, fjalët e panjohura greke ua ka sqaruar përmes gjuhës shqipe.

Dimitar Vllahov, ka shkruar: ,,Shqiptarët ishin ata që e detyruan sulltanin të shpallte Hyrjetin e vitit 1908 si dhe të marrë fund sundimi i tij në Kosovë e Maqedoni në vitin 1912,, dhe se  shqiptarët, në një rast, e kanë shpëtuar nga burgu Petar Çaulevin e Ohrit i cili,

Dimitar Vllahov…ka lojtur rol të rëndësishëm në Kryengritjen antiserbe në Maqedoni më 1913, ecilësuar nga qarqetsi Luftë e Tretë Ballkanike, për shkak të intezitetit të saj, gjegjësish pjesëmajes masovike të popullatës shqiptare dhe pjesërisht të asaj maqedonase.

Dimitrie Tucoviqi. Ky socialist serb, ka shkruar “Gjysma e popullit shqiptar ka mbetur brenda kufijve të Serbisë dhe Malit të Zi dhe se

aneksimi i Dibrës ndau bujkun prej arës, bagëtinë prej kullotës, tufën prej lugjeve, fshatin prej mullirit…,,.

Dushan Protiq, shkruante: 10 fshatrat shqiptare, nga rrethi i Dibrës dhe Gostivarit, gjatë vitit 1912, deklaronin se do të kalojnë në katolikë, nëse Porta, nuk lejon hapjen e shkollave shqipe me alfabetin e Manastirit.

Dushan Protiq. Pra, kërkesa e tillë e popullatës në fjalë, flet qartë se  sa shqiptarët ishin indiferent ndaj fesë, në krahasim me kombin, gjë që shkonte në favor të tolerancës fetare në Maqedoni dhe jo vetëm.

Gjorgji Radullov-Radule.Profesor universiteti, pranon se “Në v. 548, sllavët e shkatëruan Ilirinë” dhe se  sipas  Prokopiut “i therrë tërrë njerëzit që u ranë në dorë… pa dallim moshe të re ose të vjetër”dhe se “Iliria e tërë…u mbush me kufoma, shumica të pavarosur”.

Vijon në numrin e ardhshëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok