15/10/2024

Fjalimi i Presidentit të Republikës së Çamërisë, z. Ali Alit me rastin e 4 vjetorit të Republikës së Çamërisë

0

Republika e Çamërisë e shpallur me 30 Tetor, 2016, nga Kuvendi Gjithëpërfshirës çam dhe arvanitë mbetet ngjarja më e madhe e këtij shekulli dhe e shekujve në vazhdim. Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, lidhë historikisht Rilindjen tonë Kombëtare me kohën tonë.

Ne e Shpallëm Pavarësinë e Çamërisë, që të kemi një adresë, që të kemi një udhë, që Çamëria të jetë e lirë e sovrane me të drejtë të Bashkimit me Shqipërinë. Presidenca dhe Qeveria e Republikës së Çamërisë që unë drejtoj, – ka një kthesë, një udhë të ndritshme përpara, Lëvizjen Kombëtare, Shqiptarët për Çamërinë. E kaluara jonë nuk ndryshohet pa heqjen e “Ligjit të Luftës” midis Greqisë dhe Shqipërisë të shpllur nga shtetit grek.. Vetëm një Çamëria e lirë dhe sovrane dhe në bashkështet me Shqipërinë, është paqa e mirëfilltë në Ballkan.

Republika e Çamërisë në një çast të caktuar historik do të jetë e lirë dhe pavarur, pavarësisht kryeneqësisë së udhëheqjes së Greqisë, dhe pazareve që po bën Qeveria Shqiptare rreth një Marrëveshje me Greqinë. Shqipëria aktualisht në Greqi ka një teritor sa një Shqipëri e tërë. Teritori i Republikës së Çamërisë në Greqi përfshinë një sipërfaqe prej 23 mijë kilometra katrorë tokë dhe det, dhe me një popullsi mbi 4 milion banorë çamë dhe arvanitë.

Ky teritor kaq i çmuar i atdheut tonë nën Greqi, krijon dhimbje të paparë në të gjitha pjesët e atdheut tonë. Republika e Çamërisë e shpallur më 30 tetor 2016-të nga patriotë të dëshmuar, si ish Presidenti ynë, z. Festim Lato, dhe kryeari i Akademisë Kulturore dhe Morale të Shqiptarëve në Evropë, z. Atdhe Geci janë pasuri kombëtare në historinë tnë më të re. Vetëm me punë të palodhshme dhe veprimtari për zemra – zemrës, mund ta shpjejmë para amanetin e shenjtë të Rilindjes sonë Kombëtare.

Vëllëzër dhe motra! Shqipëria në Greqi ende ka më shumë varre se sa emra malesh, gryka kodrash, fusha e rrugë qytetesh. Çamëria, e bukura e Shqipërisë dhe e atdheut tonë, është vendi ynë, gjuha jonë, arti i saj i çmuar, vallet, dhe e famëshmja jonë mijëvjeçare, fustanella çame.

Unë kujtoj se programi i punës dhe i veprimtarisë të Qeverisë së Re, Kryeministri dhe Ministrat para vetes kanë mision historik, shkëputjen e Çamërisë nga Greqia. Këputja e Çamërisë nga shteti grek është detyrë parësore e Republikës së Çamërisë. Bashkimi i Çamërisë me Shqipërinë është edhe në të mirë të Greqisë. Shqiptarët në Greqi, çamët dhe arvanitët aktualisht përbëjnë 67 përqind të popullsisë në Greqi. Këtë e them se edhe çamët edhe arvanitët janë shqiptar të një gjaku, janë gjaku ynë, prej 15 mijë vjetë e më shumë.

Vëllëzër dhe motra, delegatë e delegate të Kongresit!

Që Çamëria është tokë shqiptare, kjo nuk diskutohet. Çamëria s´ është vetëm e vërtetë, por edhe vërtetësi historike, etno-gjuhësore dhe gjeopolitike. Historia 15 mijë vjeçare e Epirit shqiptar – Çamërisë, në të gjitha epokat e saj, që nga paleoliti i hershëm e deri më sot, është shqiptare.

Deshëm apo s´deshëm, Çamëria është ekzistenca e kombit tonë. Qytetërimi pellazgo shqiptar, në tërë Epirin pellazgo- Ilir, ka realizuar vepra vërtet të mirëfillta kombëtare dhe, vepra botërore për njerëzimin. Prandaj, kam lexuar diku, se ekziston vetëm një forcë më e fuqishme se të gjithë armiqtë e kësaj bote të mbledhur së bashku, dhe kjo është Idea, koha e së cilës ka ardhur. Shqipëria deri në Prevezë ka një shtrirje prej 23 mijë e 5 qind kilometra katrorë sipërfaqe tokë dhe det me mbi 4 milion çamë dhe arvanitë.

Heshtja e Shqipërisë dhe e Kosovës Dardane për çështjen çame nuk i bën nder çështjes as zhvillimit të paqes në Ballkan. Festim Lato, Heroi i Çamërisë, I vrarë dhe i masakruar si të gjithë heronjtë tanë kombëtar, është çami që diti dhe që pati guxim që çështjen e fshehur çame nga një “Ligj i Luftës” ta nxjerr nga arkivoli I harresës për ta freskuar me gjakun e trupit të tij.

Me këtë rast dua t´u them se Republika e Çamërisë sot kontakton me mbi 110 shtete të OKB- së, të BE-së, dhe në kuadër të Organizatës së Popujve të Papërfaqësuar. Republika e Çamërisë sot kontakton drejtpërdrejtë me BE-në dhe SHBA-në. Në fund, Republika e Çamërisë e shpallur me 30 tetor 2016 në Egzil, është e angazhuar për zgjidhjen e Çështjes së Çamërisë në rrugë diplomatike dhe juridike si rrugë që e lejon demokracia euro–atlantike.

1 . Njohja e gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë

2 . Rikthimi i çamëve në tokën e tyre stërgjyshore

3 . dhe dëmshpërblimi për pronat

4 . Heqja e „Ligjit të luftës“ me Shqipërinë, që mban në burg Çamërinë,

5 . Legalizimi i gjuhës shqipe në tërë Greqinë si gjuhë zyrtare,

6 . Hapja e shkollave dhe kthimi i çamëve në pronat e tyre,

7 . Lejimi i flamurit kombëtar të Çamërisë në tërë teritorin e saj,

8 . Lejimi i festave kombëtare dhe i flamurit

9 . Marrëdhëniet kulturore të Çamërisë me pjesët e tjera të atdheut, janë çelësi i zgjidhjes në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

Presidenti i Republikës së Çamërisë

  1. Ali Aliu

Dortmund, 30. 10 . 2020

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok