24/12/2024

Ramiz Brada – 95 vjeçari nga Peja rrëfen për Masakrën e Tivarit

0
u6_Ramiz-Brada

Ekskluzive nga Halil Gashi

Ramiz Brada- Baca Ramë, siç e quajnë  Pejanët ketë 95 vjeçar, është  deshmitari i fundit i gjallë i Brigadës plotësuese  të nisur nga Peja në  janar të vitit vitin 1945 për në Tivar, që pau më sytë e vetë golgotën e Tivarit. Ai, me rekrutët e tjerë  të mobilizuar dhunshëm nga autoritetet ushtarake  Jugosllave më  mbi 50  veta te tjerë  vetëm nga Peja arritën në Tivar vetëm  një ditë pas masakrës, ku supozohet  se u vranë në mënyrën më barbare afro tre mijë shqiptarë. Ai, edhe sot pas afro 75 vitesh  e kujton atë se çfarë pau  të nesermën e masakrës. Në ajër ndihej era e gjakut – kujton Baca Ramë, kurse në tokë në atë rrugë si lendinë ishin plloja gjaku, opinga të shpërndara, plisa të larë në gjak, herrka (si  setra  zhguni me kapulaqë) të ulura në gjak, shoka, tirqi, mintona  që të gjitha në gjak. Ishte një arenë  ku kishte ndodhë një tmerr,  një masakër e tmerrshme, por kufoma nuk kemi parë, kurse nga bregu kemi parë edhe plisa në detë. Pëshpëritej se aty ishin vrarë mbi tre mijë shqiptarë kujton edhe sot pas afro 75 vitësh  Baca Ramë në një rrëfim të tij ekskluziv për 75 vjetor.

Rrëfimi i Ramiz Bradës apo siç e quajnë Pejanët Baca Ramë  keto ditë në një rrëfim ekskluziv për 75 vjetor  flet për golgotën e Tivarit të cillën  e përjetoi një ditë më vonë se ajo ndodhi. Edhe pas  pothuaj 75 vitesh rrefimi i tijë të rrenqeth mishin, të bën  të ndihesh shumë keq për fatin e atyre shqiptarëve të pa fat, shqiptarëve të  mjerë të cilët autoritet ushtarake  Jugosllave  antishqiptare i morën si tufë kopeje dhe i dërguan  drejtë vdekjës, për të shfryer dufin e nacionalizmave serbosllave të të gjitha ngjyrave, ndaj atyre djemve të rinjë shqiptarë kinse të rekrutuar për ushtarë të Asaj armate mjerake Jugosllave.

Më 18 dhjetor 1944 në emër të mobilizimit për ushtri na tubuan neve shumë të rinjëve Pejanë, mbi 50 veta vetëm nga qyteti dhe shumë të tjerë nga rrethi i Pejës, na grumbulluan në objektin e Gjimnazit të Pejës dhe aty qëndruam  më shumë se një muaj deri sa erdhi nje brigadë ushtarake e quajtur  ‘’Bokelska Brigada’’  të cilët pas disa ditëve na rreshtuan për katër dhe u nisëm në këmbë ‘’në  rrugëtimin tonë  drejtë ferrit’’ kujton në fillim të rrëfimit të tij Baca Ramë.. Ndalesa e parë ishte Gjakova ku kemi berë natën në një shkollë, nga aty te nesërmen kemi nisë rrugën për në Prizren, aty jemi vendosur në një kazermë ushtarake  ku kemi kaluar disa ditë, nga ushqimi na kanë dhenë mish pa bukë e pa kripë nga i cili shumë nga ne jemi sëmurur. Nga  papastërtia, rrobat e pa lara dhe morrat disa nga ne u sëmurëm edhe nga Tifoja kujton baca Ramë. Ai, më pas kujton se nën përcjelljen e një Brigade Maqedone  ‘’ Makedonska Brigada’’ na kanë nisur më këmbë drejtë Shkodrës. Kemi udhëtuar tre ditë e tre netë, ajo  ishte  ‘’rruga e ferrit’’ ngase gjatë këtij udhëtimi nga ana e ushtarëve  të asaj Brigade maqedonase janë vrarë shumë shqiptarë, kushdo që lodhej e që nuk mund të ecte, ngase kishte shumë të sëmurë, ata i ndanin në një anë dhe i pushkatonin  thotë  Ramiz Brada. Ne ishim të paarmatosur ngase me parë na i kishin marrë çdo gjë që kishim, as brisk nuk na kanë lënë të mbajmë. Ne afro 50 sa ishim nga Peja për ta mbrojtë njëri tjetrin nga pushkatimi  morëm vendim që të mos e lejojmë që askush te ngeli në rrugë, por t’i bartim më rradhë në shpindë, që të mos lejomë vrasjen e tyre. I kemi bartë në shpindë Alush Kaliqanin e Haxhi Botushën deri në Shkodër thotë ai. Askush nuk e di numërin e saktë të të vrarëve gjatë këtij rrugëtimi tre ditor, por ai numër duhet të jetë i  shumë i madh kujton edhe sot  95 vjeçari nga Peja Ramiz Brada.

Në Shkodër kemi qëndruar tre ditë dhe nuk jemi mirëpritë nga popullata vendore, dy nga ne patën ikur nga ajo Brigadë e jona  siç e quanin ‘’Brigada plotësuese’’ dhe brenda një ore i kanë kapë autoritetet shqiptare dhe i kanë rrasë në burg ku i kanë torturuar rendë, ndërsa një epror ushtarak shqiptar në Shkoder mbi  një kalë të bardhë kahdo që sillej na quante trathtarë kujton edhe sot Baca Ramë.

Pas tre ditësh në një vezhgim të rreptë na ka përcjellë nga Shkodra  për në Tivar serish Brigada Maqedone dhe në këtë rrugëtim sërish kanë vrarë disa nga ne. Pas një ditë  rrugëtimi nga Shkodra kemi mbërritur në Tivar. Në ajër ndihej era e gjakut, në një rrugë të gjerë si një lëndinë  me një krua në nje anë,  kemi parë plloja gjaku, opinga të shpërndara anë e kënd, plisa të larë në gjak, mintona, herrka (lloj setrash zhguni me kapulota) shoka, tirqi, këmisha të lyera me gjakë, shumë plisa të bardhë edhe një ditë pas asaj masakre notonin në portin e Tivarit, ishte një llahtar i madh, ishim të frikësuar deri në palcë se edhe neve do të pësonim të njejtin fat. Askush nuk dinte saktë se çfarë kishte ndodhë, pëshpëritej si në ajër se paska ndodhë një tmerr, një masakër ku siç mësova më vonë në një qytet  „ Sushak“ ku pas disa javëve na u bashku njëri i cili kishte përjetuar atë masaker. Sipa atij deshmitari okular, një ditë pa mbërritur ne  aty, në Tivar  kishin mbërritur afro tre mijë djem  të rinjë shqiptarë  të rekrutuar për armatë  dhe njeri nga ta ka dalë nga rradha për te pirë ujë, të cilin e kishin vrarë ushtarët, aty kishte pelcit sherri dhe sipas një skenari të para përgatitur  kishin filluar të shtënat në masë nga të katër anët,  sipas atij dëshmitari okular, në turmë kishte shtënë edhe popullata vëndore duke ditur se ata ishin shqiptarë.

Unë kam vetëm katër vite shkollë, por për mua është e pa kuptueshme pse atë ditë e sot, nga terë ky alamet shkollarësh që kemi kendej e andej kufirit, nuk u zbarrdhë në tërësi  Masakra e Tivarit, kurse sot formojmë gjykata të ndryshme për të gjyku ketë apo atë se kinse paska vrarë apo keqtrajtu aty ketu gjatë luftës ndonjë armik thotë  Ramiz Brada dhe shton se atë  që unë e pash e kanë parë edhe shumë bashkëqytetarë të mijë që ishim bashkë siç janë: Ramë Kondiqi, Ragip Shoshi,Ragip Muhaxheri,, Lami i Muratagës, Tefik Karagjyzi, Bajram Shalani, Shaban Jevriqi, Shaip  Muhaxheri, Ahmet Smajli i Mullamusve, Rexhep Zenuni, Tafë Rrustemi,Smajl Bushati e Shaban Sadiku nga Lybeniqi, Bilall Rrustemi nga Strellci, Zymer Binaku i Morines e të tjerë që nuk po e kujtohen  thotë ai.

Nga Tivari kemi shku në Dubrovnik, ku na ka marrë nën mbikqyrje një Brigadë Dalmatine, ‘’Dalmatinska Brigada’’ nga ai moment ndaj nesh ka pushur dhuna . Në pushimoren ‘’Divule’’ të Dubrovnikut na i  kanë  dhënë uniformat ushtarake, uniforma angleze dhe prej Dubrovnikut kemi udhëtuar në kembë deri në Rijekë, prej nga më kanë dërguar në Postojne si ushtar prej nga kam shkuar në Lublanë Maribir etj. kujton rrugëtimin e tij për tre vjet e dy muaj e 15 ditë. Afro një vit familjarët e mij nuk kanë dijtë a jam gjallë a kam vdekë kujton  Ramiz Brada.

Masakra e Tivarit me ka përcjellë edhe pasi jam kthyer në shtëpi, njerëz të sigurimit të armatës  më kanë thirrë në biseda  për të kuptuar  tërthorazi nga unë se çfarë dijë nga ato ditë të ferrit që i përjetova. Këtë e kanë berë edhe hetues të shërbimit policor  të cilët pesë herë më kanë marrë në biseda informative. Por asnjëherë nuk ju dhash të kuptojnë se vërtetë çfarë pash në Tivar, kurse për vrasjet e bëra nga Brigada Maqedone ju kam folë haptas thotë Baca Ramë i cili tani në moshën 95 vjeçare evokon keto kujtime. Si në mahi me thotë nuk dua ta marr me vehte pa e thënë  ketë rrëfim timin edhe permes mediave, të cilat i falenderon për mundësinë e dhenë që ta publikojë këtë rrëfim për këta breza të sotit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok