24/04/2024

Rama është një ish qenie njerëzore që ka kaluar në shpërbërje totale

0

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike

Ky është servil ndaj atyre barbarëve që kanë kryer gjenocide të shumta kundër Kombit tonë, dhe që po përpiqen të na shkatërrojnë dhe të na heqin nga faqja e dheut. Një dëmtues i gjithanshëm. Njeriu ndjen turp që është shqiptar, kur Atdheun e kapi ky tradhtar. Dhe, për fat të keq, kjo ish qenie njerëzore, ka shumë mbështetës nga mbarë vendi ynë i copëtuar dhe sakatuar.

***

Ju vërtet nuk keni kuptuar asgjë akoma. Ky nuk është kryeministri i Kombit tim, por avokati shqipfolës i „popullit të zgjedhur“ për të mbajtur ligjet në Ballkan, serbëve pra, prandaj pa u lodhur, kudo që flet, kudo që shkon, përkrah gjenocidin e kryer nga serbët ndaj shqiptarëve në Kosovë (1998-99).

Djalli i morri shakatë. Disa kalemxhinj që kanë shitur prapanicën, në “opinionet-analizat” e tyre në gazeta/portale, me vetëdije apo pa të, mashtrojnë lexuesit kinse luftojnë një kauzë të rëndësishme (për Kombin dhe Vendin), por në praktikë duket se më shumë janë të shqetësuar për klikimet, pëlqimet, ndjekësit dhe vetëpohimet.

Shumë shqiptarëve u është shpëlarë truri duke dëgjuar llomotitjet në TV, apo shfletuar shkarravina e këtyre “analistëve” analfabetë – dhe vuajnë nga Sindroma e Stokholmit, të paaftë për të menduar vetë.

Ne kemi parë se si manipuluesit e aftë mund të përdorin platforma mafioze të korruptuara antikombëtare për të vendosur agjendën në media, për të bindur votuesit të votojnë dhe për të kontrolluar turmat e mëdha të “deleve”.

***

PS: Përshëndetje të nderuar lexues. Kjo është një letër e shkurtër, me fragmente (pjesë e shkëputur), nga biseda ime private me një zyrtar të të vetmit narkoshtet evropian, Shqipërisë – i cili fatkeqësisht më befasoi me pikëpamjet e tij antikombëtare. Ndjeke më poshtë. Nuk ia përmendi emrin.

***

Ai: Zelensky kishte mundësinë të parandalonte një luftë në vendin e tij, por ai nuk mund ta përdorte atë.  Zelenskit iu desh të thoshte vetëm pesë fjalë për atë që dinte shumë mirë: “Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO”. Rusia ka paralajmëruar për shumë vite se Ukraina nuk duhet bërë kundër Rusisë, se NATO nuk duhet të futet atje dhe të krijojë kërcënime të drejtpërdrejta ushtarake për sigurinë ruse.

Unë: Ukraina nuk ishte kundër Rusisë deri në vitin 2014 kur Rusia aneksoi Krimenë dhe dërgoi ushtarë në Donbas. Nëse Ukraina zgjedh NATO-n në vend të Rusisë, varet nga autoritetet ukrainase, jo nga Kremlini. Sot, Rusia vë bast për një perandori të re ruse (siç thonë ata vetë). Prandaj Ukraina bëri diçka të zgjuar kur u tërhoq drejt NATO-s.

Ai: NATO në territorin ukrainas po përpiqet të ndërtojë një konfrontim themelor midis shoqërisë perëndimore dhe Rusisë me ndihmën e ukrainasve.

Unë: Jo, NATO në territorin ukrainas do të shkatërrojë planet e Rusisë për një perandori të re ruse në kurriz të shteteve të tjera.

Ai: Sigurisht, NATO-ja do të donte të luftonte, siç nuk hezitojnë ta thonë vetë, kundër Rusisë deri në ukrainasin e fundit, në fund të fundit nuk është mëkat.

Unë: Përsëri gabim. Vendet e NATO-s u përpoqën për kohën më të gjatë që ta bënin Rusinë të ndalonte sulmet. Diçka e premtoi edhe Putini. “Vetëm manovra ushtarake”- llomotiste ai. Kur Rusia kundër të gjitha premtimeve sulmoi gjithsesi, vendet e NATO-s vendosën të ndihmojnë ukrainasit me mbrojtjen e tyre. Rusia mund të ndalojë menjëherë ndihmën e NATO-s nëse dëshiron. E vetmja gjë është tërheqja e forcave ruse në Rusi.

Ai: Udhëheqja e Ukrainës e dha vendin e tyre, territorin e tyre dhe, më e keqja, popullin e tyre për t’u përdorur.

Unë: A mendon se është një fenomen i panjohur që një vend të mbrohet kur sulmohet? Dhe ti mendon se Putini do të ndalet me Ukrainën, nëse ia del mbanë? Pse kaq shumë shqipfolës janë plot admirim për psikopatët si Putini? Çfarë është ajo që ju tërheq kaq shumë në lidhje me Putinin dhe të gjithë plehrat rreth tij? Po. Ukraina nuk është pjesë e BE-së, Ukraina nuk është pjesë e NATO-s. Por ne jemi ende në luftë me Rusinë. Dikush po gënjen fort këtu, dhe për fat të keq, mund të jemi “ne”. Unë nuk jam në asnjërën anë në luftën propagandistike apo diçka të tillë. Unë ulem në gardh dhe kërkoj të vërtetën. Dhe gjithçka që na shërbehet nga mediat shqipfolëse serbo-file të paguara nga armiqtë kundërmojnë si plehrat. Lufta dëshmon se anëtarësimi në NATO është i nevojshëm, ti çmendarak. Kemi dëgjuar për këtë po, por në Ukrainë ne japim vetëm ndihmë që ukrainasit të mund të mbrojnë atdheun e tyre. Të sulmojnë askënd tjetër. NATO angazhohet për mbrojtje të përbashkët. Kjo nuk do të thotë se ne nuk mund të ndihmojmë vendet e tjera nëse duam. Kur Ukraina evropiane sulmohet padrejtësisht, është e natyrshme që vendet e tjera të lira evropiane (dhe jo vetëm) të ndihmojnë. Jo, duhet të jesh një besimtar mjaft i mirë për ta besuar këtë. Rusia e kishte planifikuar luftën për disa vite dhe kishte lënë mënjanë para (rubla, euro, dollar) për sanksionet që ata besonin se do të vinin. Rusia, siç thonë ata, ka planifikuar një perandori të re ruse. Dhe Ukraina ishte pjesë e saj. Ukraina, nga ana tjetër, u bashkua me NATO-n dhe rusët e panë se lufta mund të kushtonte më shumë sesa kishin planifikuar. Dhe kjo është pikërisht tani. Ukraina nuk u shtri me shpinë që Putini të merrte perandorinë e tij. Ajo që bëri Presidenti i Ukrainës ishte e shkëlqyer. Ai i mundësoi Ukrainës për të mbrojtur vendin e saj. Jo nëse sulmoheshin, por kur sulmoheshin. Tani mundësitë e Rusisë për të krijuar një perandori të re ruse me ndihmën e forcave të armatosura po shkatërrohen dita ditës në Ukrainë. A është anëtarësimi në NATO që është arsyeja e pushtimit tani? A vlen e njëjta gjë për Suedinë dhe Finlandën? Në të kaluarën, ju keni shpallur arsye krejtësisht të ndryshme: “Ushtria ruse anashkalon qytetet dhe deri më tani është e angazhuar në çmilitarizimin e vendit, denazifikimin e pjesshëm dhe shkatërrimin e batalioneve kombëtare dhe formacioneve të tjera nacionaliste”. Nuk mund të mendoj që Rusia të bëjë ndonjë gjë pozitive për dikë (përveç Serbisë…), por ju mund të dini diçka? Rusia nuk i konsideron shtetet fqinje si vende sovrane, por pjesë e Rusisë së Madhe. Kjo është arsyeja pse ata mendojnë se është krejtësisht mirë të diktohen fatet e tyre, si në Gjeorgji, Çeçeni dhe Bjellorusi. Është plotësisht e kuptueshme që vende si Letonia, Lituania dhe Polonia kërkuan anëtarësimin në NATO sa më shpejt që të mundeshin. Ukrainasit i thonë gjithashtu një jo të qartë këtij kontrolli rus. Ata nuk duan të bëhen përsëri një shtet vasal nën Rusinë. Evropa nuk ka qenë kurrë më paqësore në historinë e saj sesa pas formimit të NATO-s. A nuk ka rëndësi kjo sipas jush?

Ai: Sidomos gjatë bombardimeve të Serbisë më 1999.

Unë: A është Serbia anëtare e NATO-s?

Ai: Jo, por u bombardua nga NATO gjatë kësaj “periudhe paqësore”.

Unë: Ndoshta nuk e ndryshon paqen që Evropa ka pasur falë NATO-s. Argumenti juaj është se që nga ndalimi i NATO-s, që Serbia të kryej gjenocid ndaj shqiptarëve të Dardanisë (Kosovës), nuk ka qenë paqësore? Ju të “rilindjes” a keni pirë shumë çaj rusi apo jeni të droguar nga kanabisi? Në letër, Rusia ka shumë gjëra të çuditshme. Por në realitet, NATO ka armë të vërteta. Dhe askush nuk fiton një luftë bërthamore, kështu që Rusia nuk do ta përdorë atë. Problemi i vetëm është se edhe nëse Putini arrin të shkatërrojë gjithçka ose pjesën më të madhe të saj, Rusia gjithsesi është kthyer në Epokën e Gurit. Ironike që një “realist” si ti argumenton bazuar në “besoj”, “dua të them”, në vend që të argumentojë nga faktet. Putin tashmë ka pushtuar Bjellorusinë. Putin ka aneksuar Krimenë. Putin u përpoq, por dështoi, në një grusht shteti në Kiev. Putin ka ‘njohur’ dy thuajse shtete në Donbas. Ushtarët e Putinit po luftojnë për jetën e tyre për të pushtuar më shumë Ukrainë. Nëse helikopterët dhe avionët luftarak rusë fitojnë epërsi ajrore, kjo do të ndryshojë situatën (rezultatin) e luftës në terren. Kur Ukraina të marrë nga aleatët një sasi të mjaftueshme të sistemeve moderne dhe efektive të mbrojtjes ajrore, atëherë forma kryesore e terrorit e Rusisë, sulmet me raketa, do të pushojë së funksionuari. Rusia ka pësuar humbje të mëdha në ushtarë dhe pajisje dhe është rrahur në disa fronte gjatë muajit të fundit. Kryekrimineli Putin ka shpallur aneksimin e territoreve të Ukrainës vetëm pjesërisht nën kontrollin rus, dhe kërcënoi se do t’i mbrojë ato me armë bërthamore. Çdo përdorim i armëve bërthamore nga Moska do të kishte “pasoja të paprecedentë” për Rusinë “tënde” naziste terroriste. Njeriu i vogël i çmendur Vladolf  Putler, me fytyrën e Botox-it, po bëhet gjithnjë e më shumë si nazistët e tjerë të mëdhenj, por fatkeqësisht ka plot nazistë të tjerë në rrethin e tij të ngushtë, por edhe shumë trushpëlarë si ti. NATO dërgon armë anti-drone në Ukrainë. Shpresoj se do zgjohesh dhe përmirësohesh . Gëzuar shoku…!

***

Shqipëria dhe Kosova (së bashku) duhet të rrisin dhe forcojnë aftësinë dhe gatishmërinë e tyre mbrojtëse!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

error

Nese e pelqyet ket artikull? Ju lutemi përhapni fjalën :)

Follow by Email
YouTube
YouTube
Tiktok